Lart > PËRDORIMI > Përpara përdorimit > Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të efektshme

Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të efektshme

  • Ushqimi mund të ngrijë nëse e vendosni në temperaturën e gabuar. Vendoseni frigoriferin në temperaturën e duhur për ushqimet që do të ruani.

  • Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e ftohura brenda enëve të mbyllura.

  • Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën (udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni ushqimet në pajisje.

  • Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata kohe nëse prishen lehtë në temperaturë të ulët.

  • Mos i vendosni ushqimet e shkrira në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimet e ngrira. Mund të lindë nevoja të reduktoni sasinë që duhet të ngrini nëse parashikoni që të vendosni çdo ditë ushqime në ngrirje.

  • Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës menjëherë pasi t'i keni blerë.

  • Ruani mishin dhe peshkun e pa gatuar në enë të përshtatshme në frigorifer, në mënyrë që të mos ketë kontakt dhe as të mos pikojë mbi ushqimet e tjera.

  • Ushqimet e ngrira dhe artikujt e tjerë ushqimorë mund të ruhen në pjesën e sipërme të sirtarit të perimeve.

  • Mos i ngrini përsëri ushqimet që janë shkrirë më parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që janë shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat ushqyese.

  • Mos e mbushni pajisjen tepër. Ajri i ftohtë nuk mund të qarkullojë siç duhet nëse pajisja është e mbingarkuar.

  • Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t’i vendosni. Nëse vendoset tepër ushqim i ngrohtë brenda, temperatura e brendshme e pajisjes mund të rritet dhe të ndikojë negativisht në ushqimet e tjera të ruajtura në pajisje.

  • Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët për ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos vendosni temperaturë më të ulët se temperatura që duhet për t’i ruajtur ushqimet mirë.

  • Nëse në pajisje ka ndarje të ftohjes, mos i ruani perimet dhe frutat që kanë përmbajtje më të lartë lagështire në të (në ndarjen e ftohjes) pasi ato mund të ngrijnë për shkak të temperaturës më të ulët.

  • Në rast të një ndërprerjeje të energjisë, telefononi kompaninë e energjisë elektrike dhe kërkoni kohëzgjatjen e ndërprerjes.

    • Duhet të shmangni hapjet e derës kur nuk ka korrent.

    • Me kthimin e fuksionimit normal të furnizimit me energji, kontrolloni gjendjen e ushqimit.