Lart > FUNKSIONET INTELIGJENTE > Aplikacioni LG ThinQ > Përpara se të përdorni aplikacionin LG ThinQ

Përpara se të përdorni aplikacionin LG ThinQ

  • Kontrolloni distancën mes pajisjes dhe ruterit pa lidhje kabllore (rrjeti Wi-Fi).

    • Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit me valë (në wireless) është tepër e madhe, fuqia e sinjalit bëhet e dobët. Mund të duhet një kohë të gjatë për të bërë regjistrimin ose instalimi mund të dështojë.

  • Fikni Internetin e Lëvizshëm ose Internetin Celular në telefonin tuaj inteligjent.

  • Lidhni telefonin tuaj inteligjent me Wi-Fi e ruterit (në wireless).

SHËNIM
  • Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që treguesi i Wi-Fi në panelin e kontrollit të jetë ndezur.

  • Pajisja mbështet vetëm rrjete valësh 2.4 GHz. Për të kontrolluar frekuencën e rrjetit tuaj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit, ose shikoni manualin e ruterit me valë.

  • LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në lidhje me të, mosfunksionimi ose gabimi të shkaktuar nga lidhja me rrjetin.

  • Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit. Blini një përsëritës Wi-Fi(zgjatues i valës) për të përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.

  • Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund të ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të shtëpisë.

  • Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.

  • Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit pa fije të punojë ngadalë.

  • Pajisja nuk mund të regjistrohet për shkak të problemeve me transmetimin e sinjalit me valë (në wireless). Shkëputni prizën e pajisjes dhe pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.

  • Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një përjashtim për këtë rast.

  • Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht. (Mos përdorni karaktere speciale)

  • Ndërfaqja e përdoruesit të Telefonit Inteligjent (UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit operativ të celularit (OS) dhe prodhuesit.

  • Nëse protokolli i sigurisë së ruterit është vendosur në WEP, mund të mos arrini të konfiguroni rrjetin. Ndryshojeni në protokolle të tjera sigurie (rekomandohet WPA2) dhe regjistroni sërish produktin.