Butoni Wi-Fi, kur përdoret me aplikacionin LG ThinQ, mundëson lidhjen e pajisjes me një rrjet Wi-Fi shtëpie. Treguesi i Wi-Fi tregon statusin e lidhjes së pajisjes me rrjetin. Treguesi Wi-Fi ndizet kur pajisja lidhet me rrjetin Wi-Fi.
Regjistrimi i pajisjes fillestare
Vini në përdorim aplikacionin LG ThinQ dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion për të regjistruar pajisjen.
Ri-regjistrimi i pajisjes apo regjistrimi i një përdoruesi tjetër
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3 sekonda për ta fikur atë përkohësisht. Vini në përdorim aplikacionin LG ThinQ dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion për të regjistruar pajisjen.
Për të çaktivizuar funksionin Wi-Fi, shtypni dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3 sekonda. Drita e treguesit Wi-Fi do të fiket.