Përdoreni këtë opsion për të çaktivizuar kontrollet. Ky funksion mund të parandalojë që fëmijët të mos ndryshojnë ciklet ose punën e pajisjes.
Pasi të vendoset ky funksion, të gjithë butonat kyçen me përjashtim të butonit Energjia.
Kur kontrollet të jenë të bllokuara, [L dhe koha e mbetur do të shfaqet në ekran gjatë larjes, ndërkohë që ky funksion është aktiv.
Çaktivizimi i energjisë nuk e rivendos këtë funksion. Duhet ta çaktivizoni këtë funksion që të keni mundësi të përdorni ndonjë funksion tjetër.
Ndizni energjinë.
Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonat Delay End (Shty fundin) dhe Add Item (Shto rroba) për 3 sekonda për të aktivizuar këtë funksion.
Do të bjerë një sinjal dhe në ekran do të shfaqet logoja CL.
Ndizni energjinë.
Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonat Delay End (Shty fundin) dhe Add Item (Shto rroba) për 3 sekonda për të çaktivizuar këtë funksion.
Kjo pajisje nxjerr një sinjal kur fillon dhe ndalet.
Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonat Turbo Wash (Larje Turbo) dhe Dry (Tharje) për 3 sekonda për të çaktivizuar/aktivizuar këtë funksion.