Asnjëherë mos u mundoni ta vini pajisjen në punë nëse është e dëmtuar, ka defekt, është çmontuar pjesërisht ose ka pjesë që mungojnë apo janë të prishura, si për shembull kordon ose spinë të dëmtuar.
Kjo pajisje duhet të transportohet vetëm nga dy ose më shumë njerëz duke e mbajtur pajisjen mirë.
Mos e instaloni pajisjen në një vend të lagur ose me pluhur. Mos e instaloni ose mbani pajisjen jashtë, ose në një vend që është subjekt i kushteve të motit si drita direkte e diellit, era, shiu ose temperaturat nën ngrirje.
Sigurohuni që spina të jetë futur plotësisht në prizën e energjisë.
Mos e lidhni pajisjen në priza me shumë dalje, me qarqe elektronike korrenti ose me kabllo zgjatues.
Mos e modifikoni spinën e dorëzuar me pajisjen. Nëse nuk i përshtatet prizës së energjisë, kërkojini një elektricisti të kualifikuar t'ju instalojë një prizë të përshtatshme.
Kjo pajisje është e pajisur me një kordon energjie që ka një konduktor tokëzimi / lidhje (kunja tokëzimi) dhe një spinë energjie tokëzimi. Spina e energjisë duhet të lidhet me një prizë të përshtatshme që është instaluar dhe tokëzuar / lidhur sipas të gjitha kodeve dhe rregullave vendëse.
Lidhja e gabuar e konduktorit të tokëzimit mund të rezultojë në rrezik goditjesh elektrike. Kontrolloni me një elektricist të kualifikuar ose personel shërbimi nëse jeni në dyshim nëse pajisja është tokëzuar mirë.
Kjo pajisje nuk duhet të montohet mbrapa një dere me çelës, dere me shinë ose dere me menteshë në anën e kundërt me atë të pajisjes, në një mënyrë të tillë që pengohet hapja e plotë e derës së pajisjes.