Normalisht, uji i kondensuar pompohet në depozitën e ujit ku grumbullohet uji derisa të zbrazet manualisht. Uji mund të shkarkohet gjithashtu drejtpërdrejtë përmes një shkarkimi, veçanërisht kur pajisja është vendosur në kolonë sipër një lavatriçeje. Me bërrylat lidhës ose pjesën në formë T të tubit të shkarkimit, thjesht ndryshoni rrugën e ujit dhe ridrejtoheni në vendin e shkarkimit si më poshtë:
Ndani më vete kapakun e kundër-refluksit a dhe zorrën e depozitës së ujit b nga bërryli lidhës ose pjesa në formë T.
Bashkoni kapakun e kundër-refluksit a me kokën e bërrylit lidhës ose pjesës në formë T dhe më pas lidhni tubin opsional të shkarkimit c me pjesën e kundërt të bërrylit lidhës pse pjesës në formë T.
Tubi i shkarkimit duhet të vendoset më lart se 150 cm mbi dysheme. Uji në pajisje mund të mos shkarkohet ose mund të shkarkohet ngadalë.
Sigurimi siç duhet i tubit të kullimit do ta mbrojë dyshemenë nga dëmtimet e shkaktuara nga rrjedhjet e ujit.
Nëse tubi i shkarkimit është shumë i gjatë, mos e futni me forcë në pajisje. Kjo do të shkaktojë zhurmë jonormale.
Kur instaloni tubin e kullimit në lavaman, sigurojeni atë fort me spango.
Nëse tubi opsional i shkarkimit instalohet në një mënyrë që mbetet i përkulur ose i rrudhur, procesi i shkarkimit mund të mos funksionojë mirë.