Ky model është i pajisur me “Pastrimin Automatik të Kondensatorit”. Por, nëse doni ta pastroni, mund ta bëni. Ju lutemi ndiqni udhëzimet më poshtë.
Për të shmangur lëndimet fizike dhe djegiet, mos e prekni dhe as mos e pastroni kondensatorin me duar të zhveshura.
Kur pastroni kondensatorin, kini kujdes të mos dëmtoni fletët.
Nëse performanca e tharjes përkeqësohet, hapni kapakun e kondensatorit për të kontrolluar se mos kanë hyrë substanca të huaja.
Shtypni pjesën e sipërme të panelit të aksesit a për ta hapur atë.
Rrotulloni kyçin b për të liruar kapakun e kondensatorit dhe tërhiqni kapakun për ta hequr atë.
Pastroni pluhurin në kondensator duke përdorur një fshesë me korrent ose një furçë të butë.
Vendosni kapakun me vrimën poshtë.
Rivendosni dhe rimontoni plotësisht kapakun e kondensatorit.
Nëse kapaku i kondensatorit nuk rimontohet plotësisht, produkti nuk do të funksionojë siç duhet dhe mund të pësojë rrjedhje.
Mbyllni panelin e aksesit.