Për të zgjedhur regjimin e pamjes
Parametrat FIGURA Regjimi i pamjes
Zgjedh regjimin e pamjes të optimizuar për mjedisin e shikimit ose për programin.
| I gjallë | Rrit kontrastin, ndriçimin dhe qartësinë për të shfaqur figura të ndezura. |
| Standard | Shfaq figurat në nivele standarde kontrasti, ndriçimi dhe qartësie. |
| Eco / APS | [Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.] Modaliteti ECO / APS (Kursim automatik i energjisë) redukton konsumin e energjisë nëpërmjet kontrollit të errësimit. |
Kinema / Kinema |
[ Kinema : Në varësi të modelit]Shfaq figurë optimale për filma. |
| Sport / Futboll | [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.] Regjim pamjeje i optimizuar për sport. Fusha dhe uniformat paraqiten në ngjyra të gjalla, me figura të pastra si kristal, edhe në lëvizje të shpejta. |
| Lojë | Shfaq figurë optimale për lojëra. |
| Foto | [Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.] Shfaq figurë optimale për foto (figura statike). |
Ekspert |
Meny për rregullimin e cilësisë së figurës që i mundëson ekspertëve dhe amatorëve të kenë pamjen më të mirë në televizor. Kjo meny është e certifikuar nga ISF dhe ofrohet për ekspertë të kalibrimit të figurës. (Logoja ISF mund të përdoret vetëm në televizorët e certifikuar nga ISF-ja.) ISFccc : Kontrolli i kalibrimit i certifikuar nga Imaging Science Foundation (Fondacioni i Shkencës së Imazherisë) |
Në varësi të sinjalit hyrës, gama e disponueshme e regjimeve të pamjes mund të ndryshojë.
Modaliteti Ekspert
është për profesionistët e sintonizimit të figurës që të kontrollojnë dhe të sintonizojnë duke përdorur një figurë të caktuar. Për figura normale, efektet mund të mos jenë shumë të ndjeshme.
është për profesionistët e sintonizimit të figurës që të kontrollojnë dhe të sintonizojnë duke përdorur një figurë të caktuar. Për figura normale, efektet mund të mos jenë shumë të ndjeshme.
Certifikimi është standardi i vetëm i performancës që njihet nga profesionistët dhe konsumatorët. Televizorët me certifikim THX kalojnë mbi 400 teste për të garantuar cilësinë më të mirë të figurës në kategorinë e tyre dhe shikim të filmave me të njëjtën qartësi dhe detaj mahnitës që punohet në studion e regjisorit. Për sintonizuar regjimin e pamjes
Parametrat FIGURA Drita OLED ose Drita e pasme ose Drita e panelit / Kontrasti / Ndriçimi / Qartësia / Nuanca / Ngjyrimi / Temperatura e ngjyrës
Fillimisht zgjidhni Regjimin e pamjes sipas dëshirës.
| DRITA OLED | ![]() Rregullon ndriçimin e ekranit duke ndryshuar ndriçimin e panelit OLED. |
| Drita e pasme | ![]() Rregullon ndriçimin e ekranit duke rregulluar ndriçimin e dritës së sfondit. Vlerat më pranë 100 do të thonë ekran më i shndritshëm. |
| Drita e panelit | ![]() Rregullon ndriçimin e ekranit duke ndryshuar ndriçimin e panelit PDP. |
| Kontrasti | Rregullon nivelin e kontrastit për të kontrolluar dallimin midis pjesëve të shndritshme dhe të errëta të një fotoje. Vlerat më pranë 100 do të thonë dallim më i madh. |
| Ndriçimi | Rregullon ndriçimin e përgjithshëm të ekranit. Vlerat më pranë 100 do të thonë ekran më i shndritshëm. |
| Qartësia | Rregullon qartësinë për t'i bërë konturet të duken më të pastra dhe të drejta. Vlerat më pranë 50 do të thonë konture më të pastra. |
| Ngjyra | Rregullon tonalitetin e përgjithshëm të ngjyrave të ekranit për t'i bërë më të çelëta ose më të errëta. Vlerat më pranë 100 do të thonë ngjyra më të errëta. |
| Nuanca | Rregullon balancën midis ngjyrave të kuqe dhe të gjelbra të shfaqura në ekran. Vlerat më pranë E kuqe 50 do të thonë ngjyrë më të fortë të kuqe. Vlerat më pranë E gjelbër 50 do të thonë ngjyrë më të fortë të gjelbër. |
| Temperatura e ngjyrës | Rregullon tonalitetin e përgjithshëm të ngjyrave në të ngrohta ose të freskëta. |
Në varësi të sinjalit hyrës ose parametrave të tjera të figurës, gama e elementeve të detajuara për rregullim mund të ndryshojë.
Për të caktuar kontrollin e avancuar
Parametrat FIGURA Kontrolli i avancuar ose Kontrolli ekspert
Kalibron ekranin për çdo regjim pamjeje ose rregullon parametrat e figurës për një ekran të veçantë.
Fillimisht zgjidhni Regjimin e pamjes sipas dëshirës.
| Kontrasti dinamik | Rregullon kontrastin në nivel optimal sipas ndriçimit të figurës. |
| Funksioni i përparuar për ngjyrat | ![]() Kompenson ngjyrat e figurës që të jenë më të përshtatshmet për karakteristikat vizuale të shikuesve. |
| Ngjyra dinamike | ![]() Rregullon ngjyrat për të arritur ngjyra më të natyrshme. |
| Ngjyra e preferuar | Ngjyra e veshjes: Spektri i ngjyrës së veshjes mund të caktohet veçmas për ta vendosur ngjyrën e veshjes sipas përcaktimit të përdoruesit. |
| Ngjyrë bari: Spektri i ngjyrave natyrale (lëndina, kodra etj.) mund të caktohet veçmas. | |
| Ngjyrë qielli: Ngjyra e qiellit caktohet veçmas. | |
| Rezolucioni super | Ofron figurë të qartë si kristal duke përmirësuar detajet në zonat ku figura është e turbullt ose e paqartë. |
| Gama | Cakton kurbën e gradimit sipas daljes së sinjalit të figurës në lidhje me sinjalin hyrës. |
| Spektri i ngjyrave | Zgjedh diapazonin e ngjyrave që mund të shfaqen. |
| Përforcuesi i kontureve | [Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.] Shfaq konture më të pastra dhe më të dallueshme, por gjithsesi natyrale të videos. |
| xvYCC | [Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.] Shfaq ngjyra më të pasura. |
| Filtri i ngjyrave | Filtron një spektër specifik ngjyrash në ngjyra RGB për të sintonizuar me saktësi ngopjen e ngjyrave dhe ngjyrimin. |
| Modeli ekspert | Modelet e përdorura për rregullim ekspert. |
| Ekuilibri i të bardhës | Rregullon ngjyrat e ekranit drejt një ndjesie të ngrohtë ose të ftohtë. |
| Sistemi i menaxhimit të ngjyrave | Ky sistem përdoret nga ekspertët kur rregullojnë ngjyrat nëpërmjet një modeli testi me gjashtë ngjyra (E kuqe / Jeshile / Blu / E kaltër në të gjelbër / E purpurt / E verdhë) pa ndikuar zonat e ngjyrave të tjera. Për figurat normale rregullimet mund të mos rezultojnë në ndryshime të ndjeshme të ngjyrës. |
Në varësi të sinjalit hyrës ose të parametrave të tjera të figurës, gama e elementeve të detajuara për rregullim mund të ndryshojë.
Për të caktuar opsione shtesë të figurës
Parametrat FIGURA Opsioni i figurës
Rregullon parametrat e detajuara për figurat.
| Reduktimi i zhurmës | Heq pikat e vogla që krijohen rastësisht për të shfaqur një figurë të qartë. |
| Reduktimi i zhurmës MPEG | Redukton zhurmën e shkaktuar nga ngjeshja e videos dixhitale. |
| Niveli i të zezës | Shfaq figurë njësoj si ato që shikohen në sallat e kinemave. |
| Kinema e vërtetë | Optimizon ekranin për shikim filmash. |
| Kujdesi për sytë | [Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.] Rregullon ndriçimin sipas ndryshimeve të lëvizjes në figurë për të evituar vezullimin dhe për të reduktuar konsumin e energjisë. |
| Kujdesi për sytë nga lëvizja | [Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.] Rregullon automatikisht ndriçimin dhe redukton turbullimin e figurës bazuar në të dhënat e figurës për të reduktuar lodhjen e syve.
|
Në varësi të sinjalit hyrës ose të parametrave të tjera të figurës, gama e elementeve të detajuara për rregullim mund të ndryshojë.
Për të rivendosur regjimin e pamjes
Parametrat FIGURA Rivendosja e pamjes
Rivendos vlerat e personalizuara nga përdoruesi.
Rivendoset secili regjim pamjeje. Zgjidhni regjimin e pamjes që dëshironi të rivendosni.


