Çfarë është njohja e lëvizjeve?
Mund ta kontrolloni televizorin thjesht duke bërë gjeste për kamerën.
Mund ta përdorni funksionin e njohjes së lëvizjes për të fikur televizorin, ndryshuar kanalin dhe kontrolluar volumin.
Njohja e lëvizjeve është funksion vetëm për shikimin e televizorit dhe nuk mbështetet gjatë përdorimit të menysë smart, si p.sh. kur lidhen pajisje me valë, duke përfshirë aplikacionet e televizorit ose foletë USB.
Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga televizori juaj.

A panel appears that enables you to control the signal input, volume, channel, etc., of the TV using motion recognition.

Për të përdorur funksionin Njohja e lëvizjeve
  1. Përgatisni kamerën e Smart TV për përdorim. (shitet veçmas) (Për më shumë informacion, drejtojuni manualit të instalimit ose manualit të përdorimit të kamerës.)
  2. Kamera aktivizohet 20 deri në 30 sekonda pas ndezjes së televizorit.
  3. Shkoni te This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat OPSION dhe kontrolloni nëse Njohja e lëvizjeve është caktuar në Aktive.
  4. Vështroni kamerën ndërkohë që televizori është ndezur dhe mbani dorën ngritur pranë fytyrës. Telekomanda për njohjen e lëvizjeve shfaqet në ekranin e televizorit. (Mund ta kontrolloni diapazonin e njohjes së lëvizjeve të kamerës te This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat OPSION Ndihma e konfigurimit të kamerës.)
  5. Lëvizeni dorën majtas, djathtas, lart ose poshtë për të zgjedhur një funksion. Mbyllni dhe hapni grushtin për ta nisur funksionin.
  6. Nëse e ulni dorën jashtë rrezes së njohjes së lëvizjeve, telekomanda zhduket nga ekrani.
Nëse e mblidhni grushtin për më shumë se një sekondë, funksioni i zgjedhur kryhet vazhdimisht derisa të hapni dorën.
Njohja e lëvizjeve mund të mos funksionojë siç duhet nëse:
Gjesti mund të mos njihet në rastet që vijojnë.
Nuk mund të kalohet te pajisjet e lidhura nëpërmjet folesë USB ose nëpërmjet lidhjes me valë me anë të funksionit Njohja e lëvizjeve.
Nëse kamera dikton më shumë se një dorë, ajo funksionon vetëm me dorën e parë që dikton. Për të përdorur një dorë tjetër për komandimin e telekomandës, uleni dorën për të hequr telekomandën nga ekrani dhe ngrijeni dorën sërish.
Nëse e mbani dorën lart të hapur ose të mbyllur me telekomandën në ekran, kamera mund të mos e diktojë dorën. Sigurohuni që ta ngrini dorën me të pestë gishtat të hapur qartë.
Bëni kujdes të mos e lëvizni dorën shumë shpejt dhe të mos bëni lëvizje shumë të mëdha. Lëvizeni dorën ngadalë pranë fytyrës.
Nëse Njohja e lëvizjeve nuk funksionon siç duhet, uleni dorën dhe pastaj ngrijeni sërish.
Nëse e hapni dorën në kënd, kamera mund ta ngatërrojë atë me grushtin dhe të kryejë funksionin e zgjedhur.