Për të përdorur maus USB me kabllo/me valë
Lidheni mausin në folenë USB . Përdoreni mausin për të lëvizur treguesin në ekranin e televizorit dhe zgjidhni menynë që dëshironi.
| Mausi | Telekomanda magjike |
| Butoni majtas | Butoni në telekomandën magjike |
| Butoni Rrota | Butoni Rrota në telekomandën magjike |
Butoni i djathtë dhe ata të veçantë në maus nuk funksionojnë.
Përdorimi i mausit dhe tastierës USB me valë mund të ndikohet nga mjedisi i radiofrekuencave dhe nga distanca.
Për të përdorur tastierë USB me kabllo/me valë
Lidheni tastierën në folenë USB . Mund të fusni tekstin me anë të tastierës kur përdorni funksionin e kërkimit dhe internetin.
Teksti nuk mund të futet në disa ekrane.
Rekomandohet përdorimi i produkteve të testuara për përputhshmëri me televizor LG.
LOGITECH K200 , LOGITECH K400 , MICROSOFT Comfort Curve 2000 , MICROSOFT MS800 dhe LG Electronics ST-800
Gjuhën e shkrimit mund ta ndryshoni duke shtypur tastin e ndërrimit të gjuhës (ose tastin Alt në të djathtë) në tastierë.
Për të përdorur bllokun e lojërave
Lidhni bllokun e lojërave me folenë USB në televizor nëse nevojitet bllok lojërash për lojën.
Rekomandohet përdorimi i bllokut të lojërave të testuar për përputhshmëri me televizor LG.
Logitech F310, Logitech F510, Logitech F710, Logitech Rumblepad 2, Logitech Cordless Rumblepad 2, Logitech Dual Action Gamepad, Microsoft Xbox 360 Controller (me valë) dhe SONY PLAYSTATION®3 Controller
Logitech F310, Logitech F510, Logitech F710, Logitech Rumblepad 2, Logitech Cordless Rumblepad 2, Logitech Dual Action Gamepad, Microsoft Xbox 360 Controller (me valë) dhe SONY PLAYSTATION®3 Controller