Për të përdorur modalitetin inteligjent të zërit
Parametrat TINGULLI Modaliteti inteligjent i zërit
Ofron zë të përmirësuar rregulluar për secilin lloj materiali.
Nëse është aktivizuar funksioni Modaliteti inteligjent i zërit, Regjimi i tingullit, Shumëkanalësh virtual plus dhe Zë i pastër ll rregullohen automatikisht.
Për të përdorur zërin shumëkanalësh virtual
Parametrat TINGULLI Shumëkanalësh virtual plus
Teknologjia e patentuar e LG-së për përpunimin e tingullit mundëson tingull të ngjashëm me 5.1-kanalësh nga dy altoparlantë.
Nëse Zë i pastër ll është caktuar në AKTIV, Shumëkanalësh virtual plus nuk zgjidhet.
Për të përdorur funksionin Zë i pastër II
Parametrat TINGULLI Zë i pastër ll
Rrit qartësinë e zërit.
Për të caktuar regjimin e volumit
Parametrat TINGULLI Regjimi i volumit
Cakton regjimet e ndryshme për kontrollin e volumit.
| Volum automatik | Cakton funksionin Volum automatik në Aktiv. Dalje të ndryshme volumi nga njëri program në tjetrin. Ato rregullohen automatikisht për shikim më praktik të televizorit kur kaloni nëpër programe të ndryshme. |
| Kontrolli i volumit | Përdorimi i një kurbe të vetme volumi mund të rezultojë në tingull të padëgjueshëm ose të lartë, në varësi të ambientit. Rregullon nivelet e volumit në varësi të kohës (ditë / natë). |
Për të sinkronizuar audion dhe videon
Parametrat TINGULLI Rregullimi i sinkr. AV
Sinkronizon drejtpërdrejt videon dhe audion kur nuk përputhen.
Nëse e caktoni funksionin Rregullimi i sinkr. AV në AKTIV, mund ta rregulloni daljen e zërit (Altoparlanti i televizorit ose Altoparlanti i jashtëm) me figurën në ekran.
| Altoparlanti i televizorit | [Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.] Rregullon sinkronizimin e zërit nga altoparlantët e brendshëm të televizorit. Butoni "-" shpejton daljen e zërit dhe butoni "+" e ngadalëson në krahasim me vlerën e parazgjedhur. |
| Altoparlanti i jashtëm | Rregullon mënyrën e sinkronizimit të zërit nga altoparlantët e jashtëm, siç është altoparlanti i jashtëm i lidhur në folenë e daljes së audios dixhitale, pajisja audio LG dhe kufjet. Butoni "-" shpejton daljen e zërit dhe butoni "+" e ngadalëson në krahasim me vlerën e parazgjedhur.
|
| Bypass | Nxjerr sinjale transmetimi ose audion e pajisjes së jashtme pa vonesë audio. Audio mund të dalë përpara videos, pasi duhet kohë për përpunimin e hyrjes së videos në televizor. |
Për të përdorur cilësimin e opsioneve të zërit
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.]
Parametrat TINGULLI Cilësimi i opsioneve të zërit
Dalja analoge
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.]
I mundëson përdoruesit të zgjedhë menynë Kufjet ose Altoparlanti i jashtëm (Dalja audio) në varësi të pajisjes së lidhur.
Ekuilibrimi
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.]
Rregullon ekuilibrimin majtas/djathtas të audios.
Optimizuesi i tingullit
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.]
Mundëson tingull të optimizuar për instalim të përshtatur të televizorit.
| Fikur | Regjimi i përgjithshëm i tingullit. |
| Lloji me montim në mur | Optimizon tingullin për televizorë të montuar në mur. |
| Lloji me bazament | Optimizon tingullin për televizorë të montuar në mbështetëse. |