Për të lidhur DLNA
DLNA qëndron për Aleanca e Rrjetit të Jetesës Dixhitale, e cila mundëson shikimin e skedarëve video/ muzike/fotosh të ruajtur në kompjuter ose në server në televizor nëpërmjet rrjetit të shtëpisë.
Për të lidhur celular inteligjent të autentikuar nga DLNA
Televizori dhe celulari inteligjent duhet të jenë në të njëjtin rrjet.
  1. Sigurohuni që Wi-Fi është aktivizuar në celularin inteligjent.
  2. Instaloni/ekzekutoni aplikacionin për të ndarë materiale në celularin inteligjent.
  3. Ekzekutoni "Ndaj materialet në celularin tim".
  4. Zgjidhni llojin e materialit (video/muzikë/foto) që dëshironi të luani.
  5. Zgjidhni skedar video, muzike ose fotosh për ta luajtur në televizor.
  6. Zgjidhni Shto për të luajtur listën.
  7. Zgjidhni emrin e modelit të televizorit në pajisjen nga do të luhet materiali.
    (Emri i modelit të televizorit gjendet në etiketën e pajisjes.)
  8. Luaj (Play button) Shfaq skedarin e zgjedhur në televizor.
Për të lidhur DMR-në (Ofruesi i medias dixhitale) e DLNA
Nëse sistemi i operimit i kompjuterit është Windows 7 ose Windows 8 ose nëse pajisja e certifikuar nga DLNA (p.sh. celular) është e lidhur nëpërmjet rrjetit, mund të luani muzikë/video/foto në televizor pa instaluar program të veçantë.
  1. Konfiguroni televizorin dhe kompjuterin në të njëjtin rrjet. Konfiguroni në rrjet kompjuterin që ka të instaluar Windows 7 ose Windows 8.
  2. Klikoni me të djathtën skedarin e muzikës/videos/fotove që dëshironi të luani dhe përdorni funksionin "Luajtja në distancë", i cili vjen me Windows 7 ose me Windows 8.
    Për të luajtur materiale nga pajisje të tilla si celulari, drejtojuni udhëzuesit të përdorimit të pajisjes.
  3. Materiali luhet vetëm në një pajisje, edhe nëse është lidhur më shumë se një televizor ose pajisje. Shpejtësia e luajtjes mund të ndryshojë në varësi të shpejtësisë së rrjetit.
Për të lidhur DPM-në (Luajtësi i medias dixhitale) e DLNA
Në kompjuter që ka softuerin kompjuterik SmartShareTM skedarët e muzikës/videove/fotove mund të luhen në televizor duke i lidhur nëpërmjet rrjetit të shtëpisë.
  1. Konfiguroni televizorin dhe kompjuterin në të njëjtin rrjet. Për të aktivizuar shërbimin DLNA televizori dhe çdo pajisje duhen të lidhen nëpërmjet një pikë të vetme hyrjeje.
  2. Nga faqja e internetit, instalojeni softuerin kompjuterik SmartShareTM në kompjuter. Përpara instalimit, mbyllni të gjithë programet e hapura, duke përfshirë programin e murit mbrojtës dhe atë të antivirusit.
  3. Serveri duhet të jetë në punë për të parë skedarin e përbashkët në televizor.
Për informacion në faqen e internetit, shkoni te This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat NDIHMA Informacion mbi produktin/shërbimin.
Për mënyrën e përdorimit të softuerit kompjuterik SmartShareTM, drejtojuni ndihmës së softuerit.
Në rast keqfunksionimi të DLNA
Nëse funksioni DLNA nuk punon siç duhet, kontrolloni parametrat e rrjetit.
Nevojitet pikë hyrjeje 5 GHz për të parë video 1080p nëpërmjet DLNA. Pika e hyrjes 2,4 GHz mund të shkaktojë ngarkim të shpeshtë ose probleme të tjera.
DLNA mund të mos funksionojë siç duhet në rrjetin me valë. Rekomandohet lidhja në rrjet me kabllo.
Gjatë luajtjes së audios në modalitet DLNA, audio e shumëfishtë dhe titrat e brendshme nuk mbështeten.
Nëse ka më shumë se një televizor të lidhur në një server të vetëm në modalitet DLNA, materiali mund të mos luhet, në varësi të performancës së serverit.
Titrat mund të mos mbështeten në varësi të pajisjes DLNA.
Funksioni DLNA mund të mos punojë siç duhet në varësi të mjedisit të rrjetit.
Funksioni DLNA nuk mund të përdoret me disa pika hyrjeje që nuk mbështesin multitransmetimin. Për më tepër informacion, drejtojuni manualit të pikës së hyrjes ose konsultohuni me prodhuesin.
Llojet e mbështetura të skedarëve mund të ndryshojnë në varësi të mjedisit të serverit të DLNA, edhe për lloje skedarësh të mbështetur nga televizori.
Nënskedarët dhe skedarët e shumtë në një dosje mund të shkaktojnë keqfunksionim.
Informacioni mbi skedarin nga serveri DLNA mund të mos shfaqet saktë.
Kur shikoni titrat e videos në një server DLNA, rekomandojmë të përdorni softuer kompjuterik SmartShareTM.
Nëse skedari i titrave shtohet më vonë, çaktivizoni dosjen e përbashkët dhe rivendoseni.
Skedari DRM që gjendet në softuer kompjuterik SmartShareTM nuk mund të luhet.
Skedari video ULTRA HD (3840 X 2160) nuk punon.