Çfarë është Tag On?
[Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele.]
Tag On është teknologji e transmetimit të të dhënave, e cila mund të përdoret në celularët inteligjentë me NFC (Komunikim në fushë të afërt). Thjesht duke prekur celularin inteligjent te etiketa Tag On, mund të ndani materiale midis celularit dhe televizorit.
Për të lidhur celularin inteligjent me televizorin me anë të Tag On, ata duhet të jenë të lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi ose MiracastTM / Intel WiDi i Smart TV të jetë caktuar në Aktiv.
Mos e ngjisni etiketën në pjesët metalike të televizorit. Përndryshe, celulari inteligjent nuk mund ta njohë etiketën Tag On.
Mos e zhubrosni dhe mos e palosni etiketën Tag On. Përndryshe, Tag On nuk njihet.
Për të blerë ngjitësin Tag On, kontaktoni me qendrën e shërbimit të LG Electronics.
Ky funksion mbështetet vetëm në celularë inteligjentë me Android 4.0 (ICS) ose më të rinj.
Për të aktivizuar Tag On për herë të parë
Për ta lidhur celularin inteligjent me televizorin me anë të NFC-së, instaloni aplikacionin Tag On në celularin inteligjent dhe përfundoni procesin e autentikimit.
  1. Sigurohuni që Smart TV është në të njëjtin rrjet me celularin inteligjent.
    Nëse Wi-Fi nuk mund të aktivizohet, shkoni te This is the Home button on the Magic remote control. Parametrat Rrjeti MiracastTM / Intel WiDi dhe caktojeni në Aktiv.
  2. Aktivizoni funksionin NFC të celularit inteligjent dhe caktojeni në Lexo / Shkruaj dhe modalitet P2P.
    Për më shumë informacion mbi aktivizimin e NFC-së dhe caktimin e modalitetit, drejtojuni manualit të përdorimit të celularit inteligjent.
  3. Prekni celularin inteligjent në etiketën Tag On.
    Sigurohuni që të ndiqni udhëzimet në ekranin e celularit inteligjent dhe të instaloni aplikacionin Tag On dhe aplikacionin LG TV Remote
  4. Prekni celularin inteligjent sërish në etiketën Tag On.
  5. Shkruani në celularin inteligjent kodin e çiftimit që shfaqet në Smart TV.
    Kur diktohen dy ose më shumë televizorë, kodi i çiftimit shfaqet vetëm pasi televizori me të cilin dëshironi të lidheni të zgjidhet në listën e pajisjeve.
  6. Mund ta përdorni Tag On pasi lidhja të jetë kryer siç duhet.
Informacioni i televizorit të lidhur ruhet në etiketën Tag On. Mund ta rivendosni informacionin në menynë Parametrat të aplikacionit Tag On në celularin inteligjent.
Për të përdorur Tag On
Ndiqni hapat e mëposhtëm për të ndarë materiale në celularin inteligjent me NFC.
  1. Prekni celularin inteligjent me NFC te etiketa Tag On.
  2. Aplikacioni Tag On fillon të ekzekutohet në celularin inteligjent për t'u lidhur me Smart TV.
    • Për të përdorur rrjet Wi-Fi, sigurohuni që Smart TV të jetë në të njëjtin rrjet me celularin inteligjent.
    • Nëse Smart TV dhe celulari inteligjent nuk janë në të njëjtin rrjet, përdorni Wi-Fi Direct.
Nëse aplikacioni Tag On nuk është instaluar, faqja e instalimit shfaqet automatikisht.
Për më shumë informacion rreth mënyrës së ndarjes së materialeve ndërmjet celularit inteligjent dhe televizorit, drejtojuni ndihmës së aplikacionit Tag On. Shtypni për të ekzekutuar aplikacionin Tag On në celularin inteligjent dhe zgjidhni menynë Parametrat për të shfaqur ndihmën.