Ky është vendi ku akulli prodhohet dhe ruhet manualisht
Nxirrni mbajtësen e akullit nga prodhuesi i akullit.
Mbusheni mbajtësen e akullit me ujë deri në vijën e shënuar të ujit.
Mbajeni dhe shtyjeni mbajtësen e akullit në pozicionin fillestar.
Mbajeni levën e mbajtëses së akullit dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për të liruar kubat e akullit.
Kapeni dorezën e koshit të akullit dhe nxirreni atë jashtë.
Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm.
Bëni kujdes të mos derdhni ujë kur të shtyni mbajtësen e akullit.
Bëni kujdes të mos e rrotulloni me forcë mbajtën e akullit pasi mund të thyhet.
Nëse hapni dhe mbyllni shpesh derën e frigoriferit, mund të duhet më shumë kohë për ngrirjen e ujit.
Mos e mbushni koshin e akullit me ujë.
Prodhuesin e akullit mund ta hiqni për të liruar më shumë hapësirë brenda ndarjes së ngrirësit, nëse nuk e përdorni atë.
Nëse mbajtësja e akullit është mbushur plot, kubat e akullit mund të ngjiten me njëri tjetrin dhe do të hiqen me vështirësi.
Akulli mund të nxirret më lehtë nëse derdhni ujë në mbajtësen e akullit.