Funksioni InstaView ju lejon të shihni nëse artikujt më të përdorur si pijet dhe ushqimet e lehta po mbarojnë pa hapur derën e frigoriferit.
Trokisni dy herë mbi xham për të ndezur ose fikur dritën LED brenda InstaView.
Drita LED fiket automatikisht pas dhjetë sekondave.
Funksioni InstaView çaktivizohet për 2 sekonda pasi të keni mbyllur derën e majtë ose të djathtë të ngrirësit.
Trokisni afër pjesës qendrore të xhamit. Trokitja afër skajeve të xhamit mund të mos e aktivizojë siç duhet funksionin InstaView.
Trokisni aq fort sa të dëgjohet.
Funksioni InstaView mund të aktivizohet, nëse pranë frigoriferit ka zhurmë të madhe.
Pastroni derën e xhamit me një copë të thatë. Për të hequr njollat e vështira, lagni pak një copë të pastër me ujë të vakët ose me pastrues xhamash. Mos e spërkatni pastruesin e xhamit drejtpërdrejtë te dera e xhamit.