Product

Përdorimi i Wireless Party Link

Mund të lidhni më shumë altoparlantë me Wireless Party Link të aplikacionit LG XBOOM. Ka dy mënyra për përdorimin e Wireless Party Link: Regjimi i dyfishtë dhe regjimi i shumëfishtë.

Regjimi i dyfishtë

Regjimi i dyfishtë i Wireless Party Link ju lejon të shijoni tingullin stereo me dy altoparlantë të të njëjtit model.

Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.

  • • Duhen dy altoparlantë të të njëjtit model. (P.sh. DXO2T dhe DXO2T)
  1. a Lidhni fillimisht altoparlantin me një smartfon. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 10.)
  2. b Prekni Wireless Party Link në aplikacionin LG XBOOM.
  3. c Prekni regjimin e dyfishtë dhe lidhni një altoparlant tjetër duke ndjekur udhëzimet.
  4. d Mund të shihni LED-in e regjimin e dyfishtë tek altoparlantët.
  • • Altoparlanti kryesor: Llamba LED e Bluetooth ndizet dhe nxjerr tingullin e kanalit të majtë.
  • • Altoparlanti tjetër: Llamba LED e Bluetooth fiket dhe nxjerr tingullin e kanalit të djathtë.

13897.png

(Altoparlanti kryesor)

13906.png

(Altoparlanti tjetër)

7106.png 

Lidhja me televizorin tuaj nëpërmjet modalitetit të dyfishtë

  1. a Ndiqni udhëzimet e lartpërmendura për të lidhur dy altoparlantë nëpërmjet modalitetit të dyfishtë. ([ Shihni pjesën “Regjimi i dyfishtë” në faqen 17.)
  2. b Shtypni dhe mbani shtypur për 2 sekonda butonin e Bluetooth 9652.png të altoparlantit. Më pas llamba LED e Bluetooth do të pulsojë për 60 sekonda.
  3. c Në cilësimet e televizorit, gjeni dhe zgjidhni altoparlantin kryesor brenda 60 sekondave. Ju mund ta dëgjoni tingullin e televizorit nëpërmjet dy altoparlantëve.

9567.png

9662.png Shënim

  • • Kur përdorni modalitetin e dyfishtë me një televizor, nuk mund t'i kontrolloni altoparlantët me aplikacionin LG XBOOM.

Regjimi i shumfishtë

Regjimi i shumfishtë i Wireless Party Link ju lejon të shijoni zë më të fuqishëm me altoparlantë të shumfishtë.

Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.

  • • Mund të lidhni shumë altoparlantë LG me Bluetooth. (DXO2T dhe DXG2T)
  1. a Lidhni fillimisht altoparlantin me një smartfon. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 10.)
  2. b Prekni Wireless Party Link në aplikacionin LG XBOOM.
  3. c Prekni modalitetin e shumëfishtë (Multi Mode) dhe aktivizoni funksionin.
  4. d Kërkoni për altoparlantët në afërsi dhe zgjidhni altoparlantët të cilët dëshironi të lidhni.
  5. e Mund të shihni LED-in e regjimit të shumëfishtë tek altoparlantët.
  • • Altoparlanti kryesor: Llamba LED e Bluetooth ndizet dhe altoparlanti nxjerr tingull.
  • • Altoparlantët e tjerë: Llamba LED e Bluetooth fiket dhe altoparlantët nxjerrin tingullin në sinkron me altoparlantin kryesor.

13918.png

(Altoparlanti kryesor)

13926.png

(Altoparlanti tjetër)

7060.png 

7053.png

7363.png Shënim

  • • Altoparlanti kryesor lidh vetëm një pajisje Bluetooth-i.
  • • Kur përdorni regjimin e dyfishtë/shumëfishtë për të lidhur altoparlantë të shumëfishtë, lidhja e çiftimit të shumë telefonave nuk mbështetet.
  • • Altoparlantët nuk rilidhen automatikisht kur i fikni dhe i ndizni sërish.
  • • Për të ndryshuar pajisjen Bluetooth të lidhur në regjimin e dyfishtë/shumëfishtë, shtypni dhe mbani butonin Bluetooth 13952.png për 2 sekonda. Kur dëgjoni një tingull zanor bip dhe llamba LED e Bluetooth pulson, lidhuni me pajisjen Bluetooth të dëshiruar.
  • • Ruani distancën midis altoparlantëve sa më afër njëri-tjetrit.
  • • Në varësi të mjedisit të rrjetit, ky funksion mund të mos funksionojë mirë.
  • • Ekrani i një pajisjeje të tillë si televizori dhe zëri nga altoparlanti mund të mos përputhen.
  • • Kur janë lidhur altoparlantë të shumëfishtë në regjimin e shumëfishtë, volumi dhe lidhja e EQ midis altoparlantit kryesor dhe altoparlantëve të tjerë nuk është e disponueshme.

Ndërveprimi i altoparlantëve të shumëfishtë

Ky altoparlant ndërvepron me altoparlantë të tjerë LG Bluetooth si DXO2T dhe DXG2T.

Regjimi i dyfishtë

I njëjti model

(p.sh. DXO2T/DXO2T)

Kryesor/Tjetër

Volumi i zërit

O

EQ

O

Lighting

O

Auto Power Off

O

Sleep Timer

O

Regjimi i shumfishtë

Seri të njëjta

(p.sh. DXO2T/DXO2T)

Kryesor/Tjetër

Lighting

O

Auto Power Off

O

Sleep Timer

O

Regjimi i shumfishtë

Seri të tjera

(p.sh. DXO2T/DXG2T)

Kryesor/Tjetër

Lighting

X

Auto Power Off

O

Sleep Timer

O