Lart > INSTALIMI > Lidhja e linjës së ujit > Lidhja me rubinetin e ujit

Lidhja me rubinetin e ujit

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

  • Shtyjeni tubin e ujit në vrimën e bashkuesit të rubinetit të dhënë me aksesorët. Tubi duhet të mbahet fort ndërsa bashkuesi shtyhet në tub.

  • Sigurohuni që gomina të jetë montuar brenda bashkuesit të rubinetit para se ta vidhosni te rubineti.

    • Mund të duhet të blini një bashkues ose përshtatës të veçantë nëse lidhjet e rubinetit nuk përputhen me përmasat e filetës së bashkuesit të dhënë.

SHËNIM

Vetëm për Gjermaninë

  • Lidheni pajisjen tuaj vetëm me një rubinet uji me pajisje sigurie (sipas EN 1717) për të shmangur ndotjen e ujit të pijshëm nga qarkullimi mbrapsht i ujit.

  • Për siguri, ju lutemi pyesni instaluesin tuaj. Në rast se rubineti i ujit nuk ka valvul për parandalimin e qarkullimit mbrapsht (sipas EN 1717), duhet të përdorni një valvul shtesë për parandalimin e qarkullimit mbrapsht të vendosur mes rubinetit të ujit dhe tubit të hyrjes së ujit, në përputhje me urdhrin për ujin e pijshëm në Gjermani.