Lart > ZGJIDHJA E PROBLEMEVE > Para se të telefononi për servis > Akulli & Uji

Akulli & Uji

Prodhuesi automatik i akullit nuk prodhon akull ose prodhon vetëm pak akull.

Shkaku

A e keni instaluar pajisjen kohët e fundit?

Zgjidhja
  • Prodhuesi i akullit prodhon akull normalisht pasi kanë kaluar 48 orë që kur është instaluar pajisja.

  • Nëse temperatura në ndarjen e frigoriferit është tepër e ftohtë, filtri i ujit mund të ngrijë dhe të bllokojë qarkullimin e ujit në prodhuesin e akullit.

Shkaku

A e keni lidhur tubin e furnizimit me ujë në pajisje dhe e keni hapur rubinetin?

Zgjidhja
  • Lidheni tubin e furnizimit me ujë në pajisje dhe hapeni rubinetin komplet.

Shkaku

A është i përthyer tubi i furnizimit me ujë?

Zgjidhja
  • Nëse tubi i furnizimit me ujë është i përthyer, qarkullimi i ujit mund të pengohet.

Shkaku

A keni nxjerrë sasi të mëdha akulli kohët e fundit?

Zgjidhja
  • Duhen rreth 24 orë për të prodhuar më shumë akull në prodhuesin automatik të akullit. Ju lutem prisni.

Shkaku

A e vendosët çelësin e prodhuesit të akullit ose butonin e prodhuesit automatik të akullit në panelin e kontrollit në pozicionin ON?

Zgjidhja
  • Shtypni I në prodhuesin automatik të akullit ose vendosni ON për butonin e prodhuesit automatik të akullit në panelin e kontrollit. (Për më shumë hollësi se si ta përdorni, vizitoni faqen e internetit të LG Electronics ose përdorni pajisjen tuaj inteligjente.)

Shkaku

A është vendosur shumë lart temperatura e ngrirjes?

Zgjidhja
  • Nëse temperatura e vendosur është shumë e ngrohtë, akulli do të prodhohet ngadalë ose nuk do të prodhohet fare. Vendoseni temperaturën e ngrirjes në -18 °C për punim normal të prodhuesit automatik të akullit.

Shkaku

A e keni hapur shpesh derën e pajisjes?

Zgjidhja
  • Nëse e hapni derën e pajisjes shpesh, del ajri i ftohtë duke ulur shpejtësinë e prodhimit të akullit. Mos e hapni dhe mbyllni shpesh derën e pajisjes.

Shkaku

A është mbyllur plotësisht dera e pajisjes?

Zgjidhja
  • Nëse dera e pajisjes nuk është mbyllur komplet, temperatura e ngrirjes do të rritet duke ngadalësuar shpejtësinë e prodhimit të akullit. Mbylleni komplet derën e pajisjes.

Nuk del akull.

Shkaku

Nuk dëgjohet zhurmë se po del akull?

Zgjidhja
  • Në panelin e kontrolli, zgjidhni me radhë metodat për akullin në kuba dhe akull të thërrmuar për të nxjerrë akullin.

Shkaku

A është bllokuar rruga e daljes së akullit? (Mund të kaloni rrugën e kalimit të akullit duke e hequr shportën e akullit.)

Zgjidhja
  • Akulli mund të mos dalë si duhet nëse është bllokuar rruga e kalimit të akullit. Kontrolloni akullin dhe pastrojeni rrugën e kalimit të akullit rregullisht.

Nuk del ujë.

Shkaku

Rubineti i ujit mund të jetë mbyllur. (Vetëm për modelet me tubacion)

Zgjidhja
  • Hapeni rubinetin e ujit.

  • Kontrolloni nëse temperatura në ndarjen e frigoriferit është tepër e ftohtë, pasi filtri i ujit mund të ngrijë dhe të bllokojë qarkullimin e ujit në dispenser.

Shkaku

Rezervuari i dispenserit të ujit mund të jetë bosh? (Vetëm për modelet pa tubacion)

Zgjidhja
  • Mbusheni depozitën e dispenserit të ujit.

Shkaku

A është mbyllur valvola i ujit? (Vetëm për modelet e instaluara në rrjetin e ujit)

Zgjidhja
  • Hapeni rubinetin e ujit.

Shkaku

Po përdorni ujë të pafiltruar?

Zgjidhja
  • Uji i pafiltruar mund të ketë sasi të mëdha metalesh të ndryshme të rënda ose substanca të huaja, prandaj filtri mund të bllokohet shpejt pavarësisht nga jetëgjatësia e filtrit.

Uji ka shije të çuditshme.

Shkaku

A është shija e ujit e ndryshme kur e krahasoni me shijen e ujit nga pastruesi i mëparshëm i ujit?

Zgjidhja
  • A ka qëndruar pa u përdorur uji i pastruar ose uji i ftohtë për periudhë të gjatë?

Shkaku

A ka kaluar kohë e gjatë që kur instaluat dhe ndërruat filtrin?

Zgjidhja
  • Nëse është përdorur filtër i skaduar, performanca e pastrimit mund të bjerë. Rekomandohet që ta ndërroni filtrin sipas periudhës të ndërrimit të filtrit.

Shkaku

A e keni shpëlarë filtrin mirë në fazën fillestare pasi e keni montuar?

Zgjidhja
  • Kur montoni ose ndërroni filtrin për herë të parë, duhet të hiqni ajrin dhe mbetjet e karbonit të aktivizuar nga brenda filtrit. Përdoreni pajisjen pasi të keni nxjerrë dhe derdhur rreth 5 litra ujë të pastruar nga dispenseri duke shtypur levën e nxjerrjes të ujit. (Karboni i aktivizuar është i dëmshëm për njerëzit.)

Shkaku

A ka qëndruar pa u përdorur uji i pastruar ose uji i ftohtë për periudhë të gjatë?

Zgjidhja
  • Shija e ujit të ndenjur mund të ndryshojë për shkak të rritjes së baktereve. Përdoreni produktin pasi të keni nxjerrë dhe derdhur rreth 5 litra ujë (rreh tre minuta) nga dispenseri i ujit.