Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të personave kur përdorni produktin, duhet të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet.
Instalimi
Shkëputni pajisjen nga burimi i furnizimit me energji elektrike të rrjetit përpara se të kryeni ndonjë punë ose shërbim mirëmbajtjeje në të.Lidhja me një sistem instalimi të tokëzuar të mirë është e rëndësishme dhe e detyrueshme.Modifikimet e sistemit të instalimit në shtëpi duhet të kryhen vetëm nga një elektricist i kualifikuar.Për të shmangur rrezikun, kjo pajisje duhet të instalohet sipas këtyre udhëzimeve për instalimin.Kjo pajisje duhet të instalohet dhe tokëzohet siç duhet vetëm nga një person i kualifikuar i përshtatshëm.Kjo pajisje duhet të lidhet me një qark që ka të integruar një siguresë, e cila mundëson shkëputje të plotë nga furnizuesi i energjisë.Instalimi i gabuar i pajisjes mund të shfuqizojë çdo garanci ose pretendim përgjegjësie.Nëse kablloja e furnizimit me energji është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të tjerë të ngjashëm të kualifikuar, në mënyrë që të shmanget rreziku.Për të shmangur mbinxehjen, pajisja nuk duhet të instalohet pas një dere dekorative ose të mbulohet.Asnjëherë mos modifikoni apo ndryshoni ndërtimin e një pajisjeje, të tillë si heqja e paneleve, izoluesve të kabllos apo ndonjë pjesë tjetër të përhershme të produktit.
Përdorimi
Mos gatuani në një pianurë të thyer ose të plasaritur. Nëse sipërfaqja e pianurës thyhet ose plasaritet, fikeni menjëherë pajisjen te burimi i furnizimit me energji të rrjetit (çelësi në mur) dhe kontaktoni një teknik të kualifikuar.Kjo pajisje është në përputhje me standardet e sigurisë elektromagnetike. Megjithatë, personat me stimulues kardiak ose implante të tjera elektrike (si p.sh. pompat e insulinës), përpara përdorimit të kësaj pajisjeje, duhet të konsultohen me mjekun e tyre ose me prodhuesit e implantit, për t’u siguruar se implantet e tyre nuk do të ndikohen nga fusha elektromagnetike.Gjatë përdorimit, pjesët e aksesueshme të kësaj pajisjeje do të nxehen mjaftueshëm sa për të shkaktuar djegie.Përveç enëve të gatimit, mos e prekni, mos lini pëlhura ose ndonjë artikull tjetër të ketë kontakt me xhamin e pianurës derisa sipërfaqja të ftohet.Objektet metalike, si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, pasi mund të nxehen.Mbajeni larg fëmijëve.Dorezat e tiganëve mund të jetë e nxehtë për t’u prekur. Kujdesuni që dorezat e tiganëve të mos qëndrojnë mbi sipërfaqe të ndezura të gatimit. Mbajini dorezat e tiganëve larg fëmijëve.Asnjëherë mos e lini pajisjen të pambikëqyrur kur është në përdorim. Derdhjet nga vlimi shkaktojnë tym dhe derdhje yndyrore që mund të ndizen.Asnjëherë mos lini ndonjë objekt apo enë në pajisje.Duhet pasur kujdes dhe të shmanget prekja e elementeve të nxehjes.Asnjëherë mos e përdorni pajisjen për të ngrohur dhomën.Pas përdorimit, gjithnjë fikini sipërfaqet e gatimit dhe pianurën, siç përshkruhet në këtë manual (pra, duke përdorur panelin e kontrollit). Mos u mbështetni te veçoria e identifikimit të tiganit për të fikur sipërfaqet e gatimit kur largoni tiganët.Fëmijët duhet të mbikëqyren për t’u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.Fëmijët ose personat me aftësi të kufizuara që nuk mund të përdorin pajisjen, duhet të jenë nën praninë e një personi të përgjegjshëm dhe kompetent për t’i udhëzuar si ta përdorin. Instruktori duhet të jetë i sigurt që mund ta përdorë pajisjen pa rrezikuar veten apo ambientin përreth.Mos ruani artikuj për fëmijë në bufenë mbi pajisje. Fëmijët mund të lëndohen rëndë duke u ngjitur në pianurë.Mos i lini fëmijët vetëm ose të pambikëqyrur në zonën ku përdoret pajisja.Kjo pajisje nuk synohet të përdoret nga persona (përfshirë fëmijë) me aftësi të kufizuar fizike, ndijore ose mendore, ose pa përvojë dhe njohuri, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen mbi përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.Fëmijët më të vegjël se 8 vjeç duhet të mbahen larg pajisjes, përveç nëse mbikëqyren vazhdimisht.Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve më pak se 8 vjeç.Mbajini kafshët shtëpiake larg produktit, që të shmanget rreziku nga zjarri ose djegiet. Mos i lini kafshët shtëpiake të ngjiten mbi produkt edhe kur ai nuk po përdoret.Në këtë pajisje, në asnjë moment nuk duhet të vendosen materiale ose produkte të djegshme.Nëse sipërfaqja është plasaritur, fikni pajisjen që të shmangni mundësinë e shokut elektrik. Mos e ripërdorni pianurën derisa sipërfaqja e xhamit të jetë zëvendësuar nga një specialist teknik.Pajisja dhe pjesët e saj të aksesueshme nxehen gjatë përdorimit.Rrezik zjarri: Mos vendosni pajisje mbi sipërfaqet e gatimit.Asnjëherë mos mbani artikuj të djegshëm ose kanoçe me aerosol në sirtarin e ndodhur nën pianurë.Gatimi i pambikëqyrur në një pianurë me yndyrë ose vaj mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të rezultojë në zjarr. ASNJËHERË mos u përpiqni ta shuani zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe më pas mbuloni flakët, p.sh. me një kapak ose me një batanije kundër zjarrit.Përdorni vetëm mbrojtëse të pianurës të projektuar nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të udhëzuar si të përshtatshme nga prodhuesi i pajisjes në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëse të pianurës të integruar në pajisje, Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojnë aksidente.Asnjëherë mos përdorni funksionin përforcues për të ngrohur paraprakisht enë gatimi bosh ose për të ngrohur vaj, gjalpë ose dhjam. Ena e gatimit mund të dëmtohet dhe yndyra ose vaji mund të marrë flakë nëse mbinxehet.
Mirëmbajtja
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijët e pambikëqyrur.Mos riparoni ose zëvendësoni ndonjë pjesë të pajisjes, përveç nëse rekomandohet në mënyrë specifike në manual. Të gjitha shërbimet e tjera duhet të kryhen nga një teknik i kualifikuar.Nëse kablloja e furnizimit me energji është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të tjerë të ngjashëm të kualifikuar, në mënyrë që të shmanget rreziku.Mos spërkatni ujë mbi produkt ose mos e zhytni produktin në ujë në lavaman për ta pastruar.Përpara gatimit ose shërbimit të mirëmbajtjes, fikni çelësin në mur të pianurës.Mos riparoni apo zëvendësoni ndonjë pjesë të pajisjes. Të gjitha shërbimet duhet të kryhen vetëm nga teknik i kualifikuar, në mënyrë që të shmanget rreziku i lëndimit personal dhe dëmtimi i pajisjes.