Zgjedhja e enëve të duhura të gatimit
Kur blini enë gatimi për përdorim në pianurën me induksion, kërkoni për enë gatimi të identifikuara nga prodhuesi si “induction ready (të gatshme për gatim me induksion)” ose “induction capable (mund të përdoren për gatim me induksion)”, ose të markuara nga prodhuesi si të projektuara për gatim me induksion.Materiali i bazës së enës së gatimit duhet të jetë magnetik në mënyrë që elementet e gatimit të aktivizohen. Përdorni magnet për të kontrolluar nëse materiali i bazës së enës së gatimit është i përshtatshëm. Nëse magneti ngjitet me pjesën fundore të enës së gatimit, ena e gatimit mund të përdoret për gatim me induksion.Enët e gatimit të përbëra prej materialeve të mëposhtme nuk janë të përshtatshme: inoks i pastër, alumin ose bakër pa bazë magnetike, qelq, dru, porcelan, qeramikë dhe baltë.Mos përdorni enë gatimi me skaje të dhëmbëzuara ose me bazë të lakuar.Sigurohuni që baza e enës së gatimit të jetë e lëmuar, të puthitet me xhamin e pianurës dhe të jetë në të njëjtën madhësi sa sipërfaqja e gatimit. Përdorni enë gatimi me diametër jo më të vogël se ai i sipërfaqes së zgjedhur të gatimit. Përdorimi i një tenxhereje pak më të madhe do të sigurojë që energjia të përdoret me efikasitet maksimal. Nëse përdorni një tenxhere më të vogël se sipërfaqja e gatimit, efikasiteti mund të jetë më i ulët nga sa pritet. Tenxheret më të vogla se 120 mm mund të jenë të paidentifikueshme nga pianura. Gjithmonë qendërzojeni enën e gatimit mbi sipërfaqen e gatimit.Gjithmonë largojeni enën e gatimit nga pianura me induksion duke e ngritur direkt lart.Kur një enë gatimi me përmasa të papërshtatshme ose jomagnetike (p.sh. prej alumini), ose ndonjë artikull tjetër i vogël (p.sh. thikë, pirun, çelës) është lënë mbi pianurë, kjo e fundit kalon automatikisht në modalitetin në pritje pas 1 minute.