Përdorimi i panelit të kontrollit
Butoni ON/OFF (NDEZJA/FIKJA)Butoni Sipërfaqja fleksibëlKontrolli i energjisëButoni KohëmatësiButoni NdaloButoni Keylock (Bllokimi i butonave)Butoni i lidhjes së aspiratoritButoni i lidhjes Wi-FiEkrani i cilësimit të energjisëButonat +/-Treguesi i KohëmatësitEkrani i KohëmatësitPër të vënë në funksion butonat, shtypni butonin që dëshironi me mollëzën e gishtit.Do të dëgjoni një tingull “bip” sa herë që ta shtypni.Sigurohuni që butonat të jenë gjithmonë të pastër, të thatë dhe të mos ketë objekte (p.sh. një enë ose një leckë) që t’i mbulojnë. Edhe një shtresë e hollë uji mund të vështirësojë funksionimin e butonave.Shtypni butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA) për një sekondë. Pasi të ndizet, zhurmuesi bën “bip” një herë, të gjithë ekranet shfaqin O ose OO, duke treguar se pllaka e gatimit me induksion ka hyrë në modalitetin në pritje.Vendosni enë gatimit të përshtatshme në sipërfaqen e gatimit që dëshironi të përdorni.Sigurohuni që pjesa e poshtme e enës së gatimit dhe sipërfaqja e sipërfaqes së gatimit të jenë të pastra dhe të thata.Shtypni dhe rrëshqitni mbi panelin e kontrollit, ekrani i cilësimit të energjisë që korrespondon me butonin do të ndizet.Zgjidhni një cilësim energjie duke shtypur butonin e kontrollit të energjisë.Nëse nuk zgjidhni një cilësim energjie brenda 1 minute, pianura me induksion do të fiket automatikisht. Do t’ju duhet t’ja nisni sërish nga hapi 1.Mund ta modifikoni cilësimin e energjisë në çdo kohë gjatë gatimit, duke përsëritur këtë hap.Nëse ekrani ndizet duke treguar v me cilësimin e energjisë, kjo do të thotë se:ju nuk e keni vendosur enën e gatimit siç duhet në sipërfaqen e gatimit ose,ena e gatimit që po përdorni nuk është e përshtatshme për gatim me induksion ose,ena e gatimit është shumë e vogël ose nuk është qendërzuar siç duhet në sipërfaqen e gatimit.Ngrohja nuk aktivizohet nëse në sipërfaqen e gatimit nuk është vendosur ena e përshtatshme e gatimit.Nëse në sipërfaqen e gatimit nuk është vendosur ena e përshtatshme e gatimit, ekrani do të fiket automatikisht pas 1 minute.Është normale që pianura të bëjë një tingull të lehtë dridhjeje kur është në modalitetin e gatimit.Gjithashtu, është normale të dëgjohet edhe një zhurmë ventilatori kur pjesët elektronike të pianurës nxehen gjatë gatimit.Cilësimet e mëposhtme janë vetëm udhëzuese. Cilësimi i duhur do të jetë në varësi të disa faktorëve, përfshirë enën e gatimit dhe sasinë e gatimit. Eksperimentoni me pianurën me induksion për të zbuluar cilësimet që ju përshtaten më mirë.Cilësimi i energjisëPërshtatshmëria1 - 2Ngrohje delikate për sasi të vogla ushqimiPër shkrirje të çokollatës, gjalpit dhe për ushqime që digjen shpejtZierje e ngadaltëNgrohje e ngadaltë3 - 5RingrohjaZierje e shpejtëGatimi i orizit6 - 11Pancakes (petulla me qumësht)12 - 14Skuqje me pak vajGatimi i makaronave15Skuqje në temperaturë të lartëSearing (skuqje duke djegur sipërfaqen e ushqimit)Vlimi i supësVlimi i ujitBVlimi i shpejtë i supësVlimi i shpejtë i ujitShtypni butonin e kontrollit të energjisë që dëshironi të fikni. Fikni sipërfaqen e gatimit duke shtypur ose rrëshqitur rrëshqitësin në “0”. Sigurohuni që në ekran të shfaqet O.Fikni pianurën duke shtypur butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA).Kini kujdes nga sipërfaqet e nxehtëH dhe h do të tregojnë se cila sipërfaqe e gatimit është shumë e nxehtë për t’u prekur, në 2 hapa. Simboli do të zhduket kur sipërfaqja të jetë ftohur në një temperaturë të sigurt. Gjithashtu, mund të përdoret edhe si një funksion për kursimin e energjisë, nëse dëshironi të ngrohni enë të tjera gatimit, përdorni sipërfaqen ende të nxehtë.H: Nxehtësi e mbetur shumë e lartë (ruajtje e nxehtësisë)h: nxehtësi e vazhdueshmeMe funksionin përforcues, mund të ngrohen sasi më të mëdha të ujit, se sa me cilësimin e energjisë korresponduese në nivelin 15.Asnjëherë mos përdorni funksionin përforcues për të ngrohur paraprakisht enë gatimi bosh ose për të ngrohur vaj, gjalpë ose dhjam. Ena e gatimit mund të dëmtohet dhe yndyra ose vaji mund të marrin flakë nëse mbinxehen.Funksioni mund të punojë në çdo sipërfaqe gatimi.Nëse cilësimi i zgjedhur më parë ishte niveli 0, pas fikjes automatike të funksionit përforcues, do të vendoset cilësimi i energjisë në nivelin 15.Në kushte të caktuara, funksioni përforcues mund të fiket automatikisht për të mbrojtur komponentët elektronikë brenda pianurës. Cilësimi i energjisë kthehet në cilësimin e zgjedhur më parë.Sipërfaqet e gatimit kanë një maksimum energjie që u mundësohet. Nëse ky diapazon energjie tejkalohet duke kaluar në funksionin përforcues, cilësimi i energjisë i sipërfaqes së gatimit ulet automatikisht.Shtypni butonin e kontrollit të energjisë.Shtypni ose rrëshqitni mbi butonin “B”. Sigurohuni që në ekran të shfaqet b.Shtypni butonin e kontrollit të energjisë për të cilin doni të anuloni funksionin përforcues dhe caktoni një cilësim që dëshironi.Funksioni mund të punojë në çdo sipërfaqe gatimi.Nëse cilësimi i zgjedhur më parë ishte niveli 0, pas fikjes automatike të funksionit përforcues, do të vendoset cilësimi i energjisë në nivelin 15.Nëse është ndezur një nga dy sipërfaqet e gatimit në sipërfaqen fleksibël, anuloni veprimtarinë e sipërfaqes së gatimit dhe përdorni funksionin fleksibël.Kjo sipërfaqe mund të përdoret si një sipërfaqe e madhe e vetme ose si dy sipërfaqe të pavarura.Sipërfaqja fleksibël përbëhet nga dy induktorë të pavarur që mund të kontrollohen veçmas. Kur përdoret si një sipërfaqe e vetme e madhe, pjesa e sipërfaqes së gatimit që nuk mbulohet nga ena fiket automatikisht pas një minute.Për të siguruar identifikimin e duhur të enës së gatimit dhe një shpërndarje të barabartë të nxehtësisë, ena e gatimit duhet të vendoset siç duhet:Në zonën e përparme ose të pasme të sipërfaqes fleksibël kur ena e gatimit është më e vogël se 22 cmKudo me enë gatimi të mëdhaPër të aktivizuar sipërfaqen fleksibël si një sipërfaqe të madhe të vetme, thjesht shtypni butonin "Flexible Zone".Cilësimi i energjisë funksionon si çdo sipërfaqe tjetër normale.Nëse ena e gatimit nga pjesa e përparme në atë të pasme të sipërfaqes (ose anasjelltas), sipërfaqja fleksibël identifikon automatikisht pozicionin e ri dhe ruan të njëjtën energji.Për të shtuar enë të tjera gatimi, shtypni sërish butonat e dedikuar, në mënyrë që ena e gatimit të identifikohet.Për të përdorur sipërfaqen fleksibël si dy sipërfaqe të pavarura me cilësime të ndryshme të energjisë, shtypni butonin "Flexible Zone" për ta çaktivizuar.Mund ta caktoni për fikur një ose më shumë sipërfaqe gatimi pas përfundimit të kohës së përcaktuar. Caktimi maksimal i kohës është 99 minuta.Nëse po përdoret sipërfaqja e gatimit, shtypni vazhdimisht butonin Kohëmatësit derisa treguesi i një sipërfaqeje të nevojshme të gatimit të ndizet. Treguesi i kohëmatësit do të ndizet dhe në ekranin e kohëmatësit do të shfaqet OO.Caktoni kohën duke shtypur butonat +/-.Ndihmë: Shtypni një herë butonat +/- për të ulur ose ngritur kohën me 1 minutë.Shtypni dhe mbani shtypur butonat +/- për të ulur ose ngritur kohën me 10 minuta.Kur kohëmatësi të jetë caktuar, do të fillojë menjëherë numërimin mbrapsht.Kur të përfundojë koha e gatimit, sipërfaqja korresponduese e gatimit do të fiket automatikisht.Sipërfaqet e tjera të gatimit do të vazhdojnë të funksionojnë nëse ishin ndezur më përpara.Shtypni vazhdimisht butonin Kohëmatësit derisa treguesi i sipërfaqes së nevojshme të gatimit të ndizet.Shtypni vazhdimisht butonin Kohëmatësit derisa treguesi i sipërfaqes së nevojshme të gatimit të ndizet.Caktoni kohën duke shtypur butonat +/-.Shtypni vazhdimisht butonin Kohëmatësit derisa treguesi i një sipërfaqeje të nevojshme të gatimit të ndizet.Shtypni dhe mbani shtypur butonin “-” te Kohëmatësit, koha ulet në OO dhe kohëmatësi anulohet.Mund t’i kyçni butonat për të parandaluar përdorimin e paqëllimshëm (p.sh. për fëmijët që mund të ndezin sipërfaqet e gatimit aksidentalisht).Kur butonat të jenë të kyçur, çaktivizohen të gjithë butonat.Shtypni për 3 sekonda butonin Keylock (Bllokimi i butonave).Në ekranin e kohëmatësit shfaqet Lo dhe koha e kohëmatësit ndizet në mënyrë të alternuarShtypni për 3 sekonda butonin Keylock (Bllokimi i butonave).Kur pianura është në modalitetin e kyçur, të gjithë butonat çaktivizohen, përveç butonit ON/OFF (NDEZJA/FIKJA). Në rast të një urgjence, gjithmonë mund ta fikni pianurën me induksion me butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA), por do t’ju duhet të shkyçni pianurën përpara veprimit të mëtejshëm.Funksioni i ndalimit ul cilësimin e energjisë së një sipërfaqeje gatimi në nivelin 1 dhe e ruan në atë nivel derisa të çaktivizohet. Ky funksion mund të përdoret për të ndërprerë për pak kohë dhe më pas për të vazhduar procesin e gatimit.Kur hyn në modalitetin e ndalimit, të gjithë butonat çaktivizohen, përveç butonit ON/OFF (NDEZJA/FIKJA).Shtypni butonin Ndalo.Në ekranin e kohëmatësit dhe ekranin e cilësimit të energjisë në funksion do të shfaqet "||".Shtypni butonin Ndalo për ta kthyer sipërfaqen e gatimit në cilësimin e mëparshëm të energjisë.Kur pianura është në modalitetin e ndalimit, të gjithë butonat çaktivizohen, përveç butonit ON/OFF (NDEZJA/FIKJA). Gjithmonë mund ta fikni pianurën me butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA).Fikja automatike është një funksion mbrojtës për siguri, për pianurën me induksion. Fiket automatikisht nëse ndonjëherë harroni ta fikni. Kohët e parazgjedhura të punës, për cilësime të ndryshme të energjisë, janë të shfaqura në tabelën e mëposhtme:Cilësimi i energjisëKohët e parazgjedhura të funksionimit (në orë)1 - 364 - 657 - 9410 - 151,5Kur hiqet ena e gatimit, pianura me induksion do të ndalojë menjëherë ngrohjen dhe pianura do të fiket automatikisht pas 1 minute.Shtypni për 3 sekonda butonin e lidhjes Wi-Fi, ekrani LED i Wi-Fi ndizet. Funksioni i Wi-Fi është aktiv. Për të përdorur funksionin Wi-Fi. ndiqni udhëzimet tek aplikacioni LG ThinQ në smartfonin tuaj.Ky produkt ka një pajisje Wi-Fi të cilën mund ta përdorni për të lidhur pianurën me aspiratorët LG. Me anë të lidhjes Wi-Fi, ju mund të përdorni lidhjen e aspiratorit tek aplikacioni LG ThinQ. Aktivizoni lidhjen Wi-Fi. Shtypni butonin e lidhjes së aspiratorit, ekrani LED i aspiratorit ndizet. Lidhja me aspiratorin është AKTIVE.Lidhja me aspiratorin nuk do të funksionojë në ka probleme me lidhjen Wi-Fi, probleme me lidhjen, ndonjë keqfunksionim ose gabime të shkaktuara nga lidhja me rrjetin.Bën të mundur që të kufizohet energjia e përgjithshme e pianurës, nëse është e nevojshme, sipas kushteve të instalimit tuaj elektrik.Shtypni për 3 sekonda butonin Keylock (Bllokimi i butonave) kur të jetë e fikur për të hyrë në modalitetin e kyçjes.Shtypni për 3 sekonda butonin Kohëmatësit dhe dëgjoni tingullin e dridhjes.Shtypni butonin e përforcimit në pjesën e poshtme majtas për të hyrë në modalitetin e kufizimit të energjisë.Shtypni vazhdimisht butonin Keylock (Bllokimi i butonave) për të zgjedhur ngarkesën maksimale të lidhur të energjisë.EkraniEnergjia maksimale252500 W353500 W454500 W606000 W747400 WShtypni butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA) për të konfirmuar energjinë e rrymës së pianurës dhe daljen nga modaliteti i kufizimit të energjisë.