Lart > PËRDORIMI > Enë gatimi > Zgjedhja e enëve të duhura të gatimit

Zgjedhja e enëve të duhura të gatimit

SHËNIM
  • Kur blini enë gatimi për përdorim në pianurën me induksion, kërkoni për enë gatimi të identifikuara nga prodhuesi si “induction ready (të gatshme për gatim me induksion)” ose “induction capable (mund të përdoren për gatim me induksion)”, ose të markuara nga prodhuesi si të projektuara për gatim me induksion.

  • Materiali i bazës së enës së gatimit duhet të jetë magnetik në mënyrë që elementet e gatimit të aktivizohen. Përdorni magnet për të kontrolluar nëse materiali i bazës së enës së gatimit është i përshtatshëm. Nëse magneti ngjitet me pjesën fundore të enës së gatimit, ena e gatimit mund të përdoret për gatim me induksion.

  • Enët e gatimit të përbëra prej materialeve të mëposhtme nuk janë të përshtatshme: inoks i pastër, alumin ose bakër pa bazë magnetike, qelq, dru, porcelan, qeramikë dhe baltë.

Identifikimi i artikujve me përmasa të vogla

Kur një enë gatimi me përmasa të papërshtatshme ose jomagnetike (p.sh. prej alumini), ose ndonjë artikull tjetër i vogël (p.sh. thikë, pirun, çelës) është lënë mbi pianurë, kjo e fundit kalon automatikisht në modalitetin në pritje pas 1 minute.