Lart > PËRDORIMI > Përdorimi i elementeve të pianurës > Përdorimi i panelit të kontrollit

Përdorimi i panelit të kontrollit

Paneli i kontrollit

CBIZ2437B
CBIZ2435B
  1. Butoni ON/OFF (NDEZJA/FIKJA)

  2. Butoni Sipërfaqja fleksibël

  3. Kontrolli i energjisë

  4. Butoni Kohëmatësi

  5. Butoni Ndalo

  6. Butoni Keylock (Bllokimi i butonave)

  7. Butoni i lidhjes së aspiratorit

  8. Butoni i lidhjes Wi-Fi

  9. Ekrani i cilësimit të energjisë

  10. Butonat +/-

  11. Treguesi i Kohëmatësit

  12. Ekrani i Kohëmatësit

Përdorimi i sipërfaqeve të gatimit

  • Shtypni butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA) për një sekondë. Pasi të ndizet, zhurmuesi bën “bip” një herë, të gjithë ekranet shfaqin O ose OO, duke treguar se pllaka e gatimit me induksion ka hyrë në modalitetin në pritje.

  • Vendosni enë gatimit të përshtatshme në sipërfaqen e gatimit që dëshironi të përdorni.

    • Sigurohuni që pjesa e poshtme e enës së gatimit dhe sipërfaqja e sipërfaqes së gatimit të jenë të pastra dhe të thata.

  • Shtypni dhe rrëshqitni mbi panelin e kontrollit, ekrani i cilësimit të energjisë që korrespondon me butonin do të ndizet.

    Zgjidhni një cilësim energjie duke shtypur butonin e kontrollit të energjisë.

    • Nëse nuk zgjidhni një cilësim energjie brenda 1 minute, pianura me induksion do të fiket automatikisht. Do t’ju duhet t’ja nisni sërish nga hapi 1.

    • Mund ta modifikoni cilësimin e energjisë në çdo kohë gjatë gatimit, duke përsëritur këtë hap.

SHËNIM
  • Nëse ekrani ndizet duke treguar v me cilësimin e energjisë, kjo do të thotë se:

    • ju nuk e keni vendosur enën e gatimit siç duhet në sipërfaqen e gatimit ose,

    • ena e gatimit që po përdorni nuk është e përshtatshme për gatim me induksion ose,

    • ena e gatimit është shumë e vogël ose nuk është qendërzuar siç duhet në sipërfaqen e gatimit.

  • Ngrohja nuk aktivizohet nëse në sipërfaqen e gatimit nuk është vendosur ena e përshtatshme e gatimit.

  • Nëse në sipërfaqen e gatimit nuk është vendosur ena e përshtatshme e gatimit, ekrani do të fiket automatikisht pas 1 minute.

  • Është normale që pianura të bëjë një tingull të lehtë dridhjeje kur është në modalitetin e gatimit.

  • Gjithashtu, është normale të dëgjohet edhe një zhurmë ventilatori kur pjesët elektronike të pianurës nxehen gjatë gatimit.

Cilësimet e energjisë

Cilësimet e mëposhtme janë vetëm udhëzuese. Cilësimi i duhur do të jetë në varësi të disa faktorëve, përfshirë enën e gatimit dhe sasinë e gatimit. Eksperimentoni me pianurën me induksion për të zbuluar cilësimet që ju përshtaten më mirë.

Cilësimi i energjisë

Përshtatshmëria

1 - 2

  • Ngrohje delikate për sasi të vogla ushqimi

  • Për shkrirje të çokollatës, gjalpit dhe për ushqime që digjen shpejt

  • Zierje e ngadaltë

  • Ngrohje e ngadaltë

3 - 5

  • Ringrohja

  • Zierje e shpejtë

  • Gatimi i orizit

6 - 11

  • Pancakes (petulla me qumësht)

12 - 14

  • Skuqje me pak vaj

  • Gatimi i makaronave

15

  • Skuqje në temperaturë të lartë

  • Searing (skuqje duke djegur sipërfaqen e ushqimit)

  • Vlimi i supës

  • Vlimi i ujit

B

  • Vlimi i shpejtë i supës

  • Vlimi i shpejtë i ujit

Përfundimi i gatimit

  • Shtypni butonin e kontrollit të energjisë që dëshironi të fikni. Fikni sipërfaqen e gatimit duke shtypur ose rrëshqitur rrëshqitësin në “0”. Sigurohuni që në ekran të shfaqet O.

  • Fikni pianurën duke shtypur butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA).

KUJDES
  • Kini kujdes nga sipërfaqet e nxehtë

    H dhe h do të tregojnë se cila sipërfaqe e gatimit është shumë e nxehtë për t’u prekur, në 2 hapa. Simboli do të zhduket kur sipërfaqja të jetë ftohur në një temperaturë të sigurt. Gjithashtu, mund të përdoret edhe si një funksion për kursimin e energjisë, nëse dëshironi të ngrohni enë të tjera gatimit, përdorni sipërfaqen ende të nxehtë.

    • H: Nxehtësi e mbetur shumë e lartë (ruajtje e nxehtësisë)

    • h: nxehtësi e vazhdueshme

Përdorimi i funksionit përforcues

Aktivizimi i funksionit përforcues

Me funksionin përforcues, mund të ngrohen sasi më të mëdha të ujit, se sa me cilësimin e energjisë korresponduese në nivelin 15.

PARALAJMËRIM
  • Asnjëherë mos përdorni funksionin përforcues për të ngrohur paraprakisht enë gatimi bosh ose për të ngrohur vaj, gjalpë ose dhjam. Ena e gatimit mund të dëmtohet dhe yndyra ose vaji mund të marrin flakë nëse mbinxehen.

SHËNIM
  • Funksioni mund të punojë në çdo sipërfaqe gatimi.

  • Nëse cilësimi i zgjedhur më parë ishte niveli 0, pas fikjes automatike të funksionit përforcues, do të vendoset cilësimi i energjisë në nivelin 15.

  • Në kushte të caktuara, funksioni përforcues mund të fiket automatikisht për të mbrojtur komponentët elektronikë brenda pianurës. Cilësimi i energjisë kthehet në cilësimin e zgjedhur më parë.

  • Sipërfaqet e gatimit kanë një maksimum energjie që u mundësohet. Nëse ky diapazon energjie tejkalohet duke kaluar në funksionin përforcues, cilësimi i energjisë i sipërfaqes së gatimit ulet automatikisht.

  • Shtypni butonin e kontrollit të energjisë.

  • Shtypni ose rrëshqitni mbi butonin “B”. Sigurohuni që në ekran të shfaqet b.

Anulimi i funksionit përforcues
  • Shtypni butonin e kontrollit të energjisë për të cilin doni të anuloni funksionin përforcues dhe caktoni një cilësim që dëshironi.

    • Funksioni mund të punojë në çdo sipërfaqe gatimi.

    • Nëse cilësimi i zgjedhur më parë ishte niveli 0, pas fikjes automatike të funksionit përforcues, do të vendoset cilësimi i energjisë në nivelin 15.

Përdorimi i sipërfaqeve fleksibël

SHËNIM
  • Nëse është ndezur një nga dy sipërfaqet e gatimit në sipërfaqen fleksibël, anuloni veprimtarinë e sipërfaqes së gatimit dhe përdorni funksionin fleksibël.

  • Kjo sipërfaqe mund të përdoret si një sipërfaqe e madhe e vetme ose si dy sipërfaqe të pavarura.

  • Sipërfaqja fleksibël përbëhet nga dy induktorë të pavarur që mund të kontrollohen veçmas. Kur përdoret si një sipërfaqe e vetme e madhe, pjesa e sipërfaqes së gatimit që nuk mbulohet nga ena fiket automatikisht pas një minute.

  • Për të siguruar identifikimin e duhur të enës së gatimit dhe një shpërndarje të barabartë të nxehtësisë, ena e gatimit duhet të vendoset siç duhet:

    • Në zonën e përparme ose të pasme të sipërfaqes fleksibël kur ena e gatimit është më e vogël se 22 cm

    • Kudo me enë gatimi të mëdha

Sipërfaqe e madhe e vetme

Për të aktivizuar sipërfaqen fleksibël si një sipërfaqe të madhe të vetme, thjesht shtypni butonin "Flexible Zone".

Cilësimi i energjisë funksionon si çdo sipërfaqe tjetër normale.

Nëse ena e gatimit nga pjesa e përparme në atë të pasme të sipërfaqes (ose anasjelltas), sipërfaqja fleksibël identifikon automatikisht pozicionin e ri dhe ruan të njëjtën energji.

Për të shtuar enë të tjera gatimi, shtypni sërish butonat e dedikuar, në mënyrë që ena e gatimit të identifikohet.

Dy sipërfaqe të pavarura

Për të përdorur sipërfaqen fleksibël si dy sipërfaqe të pavarura me cilësime të ndryshme të energjisë, shtypni butonin "Flexible Zone" për ta çaktivizuar.

Përdorimi i kohëmatësit

  • Mund ta caktoni për fikur një ose më shumë sipërfaqe gatimi pas përfundimit të kohës së përcaktuar. Caktimi maksimal i kohës është 99 minuta.

Caktimi i kohëmatësit për të ndezur automatikisht një ose më shumë sipërfaqe gatimi
  • Nëse po përdoret sipërfaqja e gatimit, shtypni vazhdimisht butonin Kohëmatësit derisa treguesi i një sipërfaqeje të nevojshme të gatimit të ndizet. Treguesi i kohëmatësit do të ndizet dhe në ekranin e kohëmatësit do të shfaqet OO.

  • Caktoni kohën duke shtypur butonat +/-.

    • Ndihmë: Shtypni një herë butonat +/- për të ulur ose ngritur kohën me 1 minutë.

    • Shtypni dhe mbani shtypur butonat +/- për të ulur ose ngritur kohën me 10 minuta.

  • Kur kohëmatësi të jetë caktuar, do të fillojë menjëherë numërimin mbrapsht.

  • Kur të përfundojë koha e gatimit, sipërfaqja korresponduese e gatimit do të fiket automatikisht.

    SHËNIM
    • Sipërfaqet e tjera të gatimit do të vazhdojnë të funksionojnë nëse ishin ndezur më përpara.

Për të parë kohën e mbetur
  • Shtypni vazhdimisht butonin Kohëmatësit derisa treguesi i sipërfaqes së nevojshme të gatimit të ndizet.

Modifikimi i kohëmatësit

  • Shtypni vazhdimisht butonin Kohëmatësit derisa treguesi i sipërfaqes së nevojshme të gatimit të ndizet.

  • Caktoni kohën duke shtypur butonat +/-.

Anulimi i kohëmatësit

  • Shtypni vazhdimisht butonin Kohëmatësit derisa treguesi i një sipërfaqeje të nevojshme të gatimit të ndizet.

  • Shtypni dhe mbani shtypur butonin “-” te Kohëmatësit, koha ulet në OO dhe kohëmatësi anulohet.

Kyçja e butonave

  • Mund t’i kyçni butonat për të parandaluar përdorimin e paqëllimshëm (p.sh. për fëmijët që mund të ndezin sipërfaqet e gatimit aksidentalisht).

  • Kur butonat të jenë të kyçur, çaktivizohen të gjithë butonat.

Për të kyçur butonat
  • Shtypni për 3 sekonda butonin Keylock (Bllokimi i butonave).

  • Në ekranin e kohëmatësit shfaqet Lo dhe koha e kohëmatësit ndizet në mënyrë të alternuar

Për të shkyçur butonat
  • Shtypni për 3 sekonda butonin Keylock (Bllokimi i butonave).

SHËNIM
  • Kur pianura është në modalitetin e kyçur, të gjithë butonat çaktivizohen, përveç butonit ON/OFF (NDEZJA/FIKJA). Në rast të një urgjence, gjithmonë mund ta fikni pianurën me induksion me butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA), por do t’ju duhet të shkyçni pianurën përpara veprimit të mëtejshëm.

Përdorimi i modalitetit “Pause (Ndalo)”

  • Funksioni i ndalimit ul cilësimin e energjisë së një sipërfaqeje gatimi në nivelin 1 dhe e ruan në atë nivel derisa të çaktivizohet. Ky funksion mund të përdoret për të ndërprerë për pak kohë dhe më pas për të vazhduar procesin e gatimit.

  • Kur hyn në modalitetin e ndalimit, të gjithë butonat çaktivizohen, përveç butonit ON/OFF (NDEZJA/FIKJA).

Për të hyrë në modalitetin e ndalimit
  • Shtypni butonin Ndalo.

  • Në ekranin e kohëmatësit dhe ekranin e cilësimit të energjisë në funksion do të shfaqet "||".

Për të dalë nga modaliteti i ndalimit
  • Shtypni butonin Ndalo për ta kthyer sipërfaqen e gatimit në cilësimin e mëparshëm të energjisë.

SHËNIM
  • Kur pianura është në modalitetin e ndalimit, të gjithë butonat çaktivizohen, përveç butonit ON/OFF (NDEZJA/FIKJA). Gjithmonë mund ta fikni pianurën me butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA).

Kohët e parazgjedhura të punës

Fikja automatike është një funksion mbrojtës për siguri, për pianurën me induksion. Fiket automatikisht nëse ndonjëherë harroni ta fikni. Kohët e parazgjedhura të punës, për cilësime të ndryshme të energjisë, janë të shfaqura në tabelën e mëposhtme:

Cilësimi i energjisë

Kohët e parazgjedhura të funksionimit (në orë)

1 - 3

6

4 - 6

5

7 - 9

4

10 - 15

1,5

Kur hiqet ena e gatimit, pianura me induksion do të ndalojë menjëherë ngrohjen dhe pianura do të fiket automatikisht pas 1 minute.

Funksione të veçanta

Lidhja Wi-Fi
  • Shtypni për 3 sekonda butonin e lidhjes Wi-Fi, ekrani LED i Wi-Fi ndizet. Funksioni i Wi-Fi është aktiv. Për të përdorur funksionin Wi-Fi. ndiqni udhëzimet tek aplikacioni LG ThinQ në smartfonin tuaj.

Lidhja me aspiratorin
  • Ky produkt ka një pajisje Wi-Fi të cilën mund ta përdorni për të lidhur pianurën me aspiratorët LG. Me anë të lidhjes Wi-Fi, ju mund të përdorni lidhjen e aspiratorit tek aplikacioni LG ThinQ. Aktivizoni lidhjen Wi-Fi. Shtypni butonin e lidhjes së aspiratorit, ekrani LED i aspiratorit ndizet. Lidhja me aspiratorin është AKTIVE.

SHËNIM
  • Lidhja me aspiratorin nuk do të funksionojë në ka probleme me lidhjen Wi-Fi, probleme me lidhjen, ndonjë keqfunksionim ose gabime të shkaktuara nga lidhja me rrjetin.

Modaliteti i kufizimit të energjisë

Bën të mundur që të kufizohet energjia e përgjithshme e pianurës, nëse është e nevojshme, sipas kushteve të instalimit tuaj elektrik.

  • Shtypni për 3 sekonda butonin Keylock (Bllokimi i butonave) kur të jetë e fikur për të hyrë në modalitetin e kyçjes.

  • Shtypni për 3 sekonda butonin Kohëmatësit dhe dëgjoni tingullin e dridhjes.

  • Shtypni butonin e përforcimit në pjesën e poshtme majtas për të hyrë në modalitetin e kufizimit të energjisë.

  • Shtypni vazhdimisht butonin Keylock (Bllokimi i butonave) për të zgjedhur ngarkesën maksimale të lidhur të energjisë.

    Ekrani

    Energjia maksimale

    25

    2500 W

    35

    3500 W

    45

    4500 W

    60

    6000 W

    74

    7400 W

  • Shtypni butonin ON/OFF (NDEZJA/FIKJA) për të konfirmuar energjinë e rrymës së pianurës dhe daljen nga modaliteti i kufizimit të energjisë.