Skanoni kodin QR që ndodhet në produkt duke përdorur kamerën ose një aplikacion lexues të kodit QR në telefonin tuaj inteligjent.
Kërkoni dhe instaloni aplikacionin LG ThinQ nga Google Play Store ose Apple App Store në një telefon inteligjent.
Aktivizoni aplikacionin LG ThinQ dhe identifikohuni me llogarinë tuaj ekzistuese ose krijoni një llogari LG për t’u identifikuar.
Shtypni butonin shto (~) në aplikacionin LG ThinQ për të lidhur pajisjen LG. Ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin.
Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që treguesi i Wi-Fi në panelin e kontrollit të jetë ndezur.
Pajisja mbështet vetëm rrjete valësh 2,4 GHz. Për të kontrolluar frekuencën e rrjetit tuaj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit, ose referojuni manualit të ruterit pa valë.
LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në lidhje me të, mosfunksionimi ose gabimi të shkaktuar nga lidhja me rrjetin.
Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit me valë të punojë ngadalë.
Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit me valë është tepër e madhe, fuqia e sinjalit bëhet e dobët. Mund të duhet një kohë të gjatë për të bërë lidhjen ose instalimi mund të dështojë.
Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin Wi-Fi, mund të ndodhet shumë larg ruterit. Blini një përforcues Wi-Fi (zgjatues i valës) për të përmirësuar fuqinë e sinjalit.
Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.
Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund të ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit në shtëpi.
Pajisja nuk mund të lidhet për shkak të problemeve me transmetimin e sinjalit me valë. Shkëputni prizën e pajisjes dhe pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.
Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht. (Mos përdorni karaktere speciale.)
Ndërfaqja e përdoruesit të telefonave inteligjent (UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit celular të funksionimit (OS) dhe prodhuesit.
Nëse protokolli i sigurisë së ruterit është vendosur në WEP, mund të mos arrini të konfiguroni rrjetin. Ndryshojeni në protokolle të tjera sigurie (rekomandohet WPA2) dhe lidhni përsëri produktin.
Për të çaktivizuar funksionin Wi-Fi, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lidhjes Wi-Fi për 3 sekonda. Treguesi i Wi-Fi do të fiket.
Për ta lidhur pajisjen sërish ose për të shtuar një përdorues tjetër, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lidhjes Wi-Fi për 3 sekonda për ta fikur atë përkohësisht. Hapni aplikacionin LG ThinQ dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion për të lidhur pajisjen.