Lart > MIRËMBAJTJA > Kujdesi dhe pastrimi > Pastrimi i pajisjes

Pastrimi i pajisjes

KUJDES
  • Nuk duhet të përdoret pastrues me avull.

Papastërti të përditshme në xham (gjurmë gishtash, shenja, njolla të krijuara nga ushqimi ose derdhje të produkteve pa sheqer në xham)

  • Fikni energjinë e pianurës.

  • Aplikoni një pastrues pianure kur xhami është ende i ngrohtë (por jo i nxehtë!).

  • Shpëlajeni dhe thajeni me një leckë të pastër ose me një letër kuzhine.

SHËNIM
  • Kur energjia e pianurës të jetë fikur, nuk do të ketë njoftim për “sipërfaqe të nxehtë” por sipërfaqja e gatimit mund të jetë ende e nxehtë! Kini shumë kujdes.

  • Teli i enëve për punë të vështira, disa tela enësh najloni dhe agjentët e fortë/gërryes të pastrimit mund ta gërvishtin xhamin. Gjithnjë lexoni etiketën për të kontrolluar nëse pastruesi apo kruajtësi janë të përshtatshëm.

  • Asnjëherë mos lini mbetje të pastrimit në pianurë: xhami mund të njolloset.

Derdhjet nga vlimi, shkrirja dhe derdhjet e sheqerit të nxehtë në xham

Pastrojini këto menjëherë me një thikë peshku, spatul ose kruajtës me brisk të përshtatshëm për pianura, por kini kujdes sipërfaqet e nxehta të gatimit:

  • Fikni energjinë e pianurës te siguresa mekanike.

  • Mbani briskun ose enën në një kënd 30° dhe kruani me ngadalë papastërtitë ose mbetjen e derdhur në një zonë të ftohtë të pianurës. Përdorimi i gabuar ose i papërshtatshëm i briskut mund të gërvishtë sipërfaqen e pianurës.

  • Pastroni papastërtitë ose mbetjen e dredhur me një leckë enësh ose me një letër kuzhine.

  • Ndiqni hapat 2 dhe 3 për seksionin e mësipërm “Papastërti të përditshme në xham”.

SHËNIM
  • Hiqni njollat e krijuara nga ushqimet e shkrira ose me sheqer, ose mbetjet e derdhura sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse lihen të ftohen mbi xham, mund të jetë e vështirë për t’i hequr dhe madje, mund të dëmtojnë përgjithmonë sipërfaqen e xhamit.

PARALAJMËRIM
  • Rreziku i prerjes: kur të hiqet kapaku mbrojtës i briskut të pastrimit, ai ka teh të mprehtë. Përdoreni me shumë kujdes dhe gjithnjë ruajeni në mënyrë të sigurt dhe larg fëmijëve.

Mbetje derdhjesh në panelin e kontrollit

  • Fikni energjinë e pianurës.

  • Pastroni mbetjen e derdhur.

  • Pastroni zonën e panelit të kontrollit me një sfungjer ose leckë të njomë dhe të pastër.

  • Thani zonën tërësisht me një letër kuzhine.

SHËNIM
  • Pianura mund të bëjë një tingull “bip” dhe të fiket vetë, dhe paneli i kontrollit mund të mos funksionojë kur ka lëngje në të. Sigurohuni ta thani panelin e kontrollit përpara se të ndizni pianurën sërish.