Asnjëherë mos e fshini një sipërfaqe prej porcelani të ngrohtë ose të nxehtë me një sfungjer të lagur; mund të shkaktojë gërvishtje ose të çara (të çara të vogla si qime).
Mos përdorni pastrues furre, pastrues me avull, pastrues kimik të ashpër, zbardhues, uthull, tel pastrimi prej çeliku ose copa gërryese për të pastruar furrën, pasi këto mund ta dëmtojnë përgjithmonë sipërfaqen e furrës.
Mos e pastroni gominën.
Mos e pastroni pjesën e brendshme me dritën e furrës të ndezur.
Që të mos digjeni, prisni derisa furra të ftohet përpara se të prekni ndonjë nga pjesët e saj.
Mos përdorni pastrues furre për të pastruar zgavrën e furrës. Përdorni funksionin EasyClean për të pastruar papastërtitë. Pëpapastërtië e forta, përdorni funksionin Piroliza ose pastrojeni manualisht duke përdorur këshilllat e mëposhtme.
Një spatul plastike mund të përdoret si kruajtëse për të kruar çdo copë ose mbetje para dhe pas pastrimit të furrës.
Përdorimi i anës së ashpër të një sfungjeri pastrues që nuk gërvisht mund të ndihmojë në heqjen e njollave të djegura më mirë sesa një sfungjer ose peshqir i butë.
Disa sfungjerë të butë për pastrim, të tillë si ato të bërë me shkumë melamine, të disponueshme në dyqanet vendase, mund të ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e pastrimit.
Mbetjet e ushqimit duhet të pastrohen kur furra të ftohet menjëherë pas përfundimit të gatimit. Lënia e mbetjeve ose spërkatjeve pa i pastruar mund të shkaktojë njollë ose çngjyrosje në sipërfaqe.
Në temperaturë të lartë, ushqimet reagojnë me porcelanin dhe mund të ngelet njollë. Kur pastroni një vend, përdorni vetëm pastrues jo gërryes ose sfungjer.
Kur pastroni një vend, përdorni vetëm pastrues jo gërryes ose sfungjer.