Përdorimi i aplikacionit LG TV Remote
Mund të komandosh kanalet televizive, volumin etj. në distancë me anë të aplikacionit të instaluar në pajisjen kompjuterike.
- Shkarko aplikacionin "LG TV Plus" nga "Apple App Store" ose "Google Play Store", në varësi të sistemit operativ të pajisjes inteligjente.
Mund ta shkarkosh lehtësisht aplikacionin duke skanuar kodin QR.Android
iOS
- Shtyp butonin
në telekomandë dhe zgjidh
në këndin e sipërm djathtas të ekranit. - Shko te
Rrjeti dhe cakto LG Connect Apps në Aktiv. - Lidh televizorin dhe pajisjen Smart në të njëjtin rrjet Wi-Fi.
- Hap aplikacionin LG TV Plus në pajisjen Smart.
- Prek butonin Start për të kërkuar për televizorë që mund të lidhen me pajisjen Smart.
- Zgjidh televizorin që dëshiron nga lista e rezultateve të kërkimit. Në ekranin e televizorit shfaqet kodi PIN.
- Jep kodin PIN në aplikacionin LG TV Plus për ta çiftuar pajisjen Smart me televizorin.
- Mund t'i prekësh butonat në ekranin e pajisjes Smart për të komanduar televizorin.
Pamja dhe funksionaliteti i aplikacionit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
Funksionet kanë nevojë për lidhje me rrjetin.
Funksionet e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi nga shteti.