Përdorimi i teletekstit
Shtyp butonin TEXT në telekomandë.
[Ky funksion disponohet vetëm në disa shtete.]
Teleteksti është një shërbim falas që ofrohet nga stacioni televiziv që ofron informacion me tekst rreth programeve televizive, lajmeve dhe motit.
Dekoduesi i teletekstit të këtij televizori mund të mbështesë sistemet SIMPLE, TOP dhe FASTEXT.
Butoni me ngjyrë
Për të zgjedhur faqen e mëparshme ose vijuese.
Butoni me numër
Jep numrin e faqes për të kaluar atje.
Page
Për të zgjedhur faqen e mëparshme ose vijuese.
Funksioni i veçantë i teletekstit
Shtyp butonin T.OPT në telekomandë.
Zgjidh menynë TELETEKSTI.
Indeksi
Zgjidh çdo faqe të indeksit.
Ora
Kur shikon një program televiziv, zgjidh këtë meny për të shfaqur orën në anën e djathtë të ekranit lart.
Mbaj
Ndalon ndryshimin automatik të faqes, i cili ndodh nëse faqja e teletekstit përbëhet nga 2 ose më shumë nënfaqe.
Zbulo
Zgjidh këtë meny për të shfaqur informacione të fshehura, të tilla si zgjidhjet e gjëegjëzave ose të lojërave.
Përditësim
Shfaq në ekran figurën e televizorit gjatë pritjes për faqen e re të teletekstit.
Gjuha
[Vetëm në modalitet dixhital]
Vendos gjuhën e teletekstit.
Për të caktuar gjuhën e teletekstit
HOMESetting iconAdvanced Settings iconTë përgjithshmeGjuha (Language)Gjuha kryesore e teletekstit/Gjuha e dytë e teletekstit
[Vetëm në modalitet dixhital]
Përdor funksionin e gjuhës së teletekstit kur transmetohen dy a më tepër gjuhë teleteksti.
Nëse të dhënat e teletekstit në gjuhën e zgjedhur nuk transmetohen, shfaqet gjuha bazë e teletekstit.
Nëse zgjedh shtetin e gabuar, teleteksti mund të mos shfaqet saktë në ekran dhe mund të dalin probleme gjatë përdorimit të teletekstit.