Për të parë ekranin e kompjuterit në televizor
Lidhja me valë
  1. Shtyp HOME button on the remote control dhe më pas Input button në anën djathtas lart të ekranit.
  2. Tani mund të nisësh Screen Share.
  3. Aktivizo Intel® WiDi në pajisjen që dëshiron të lidhësh.
  4. Televizori do të shfaqet në listën e pajisjeve të disponueshme.
  5. Zgjidh televizorin për të kërkuar lidhjen dhe në ekranin e televizorit shfaqet mesazhi që kërkon dhënien e PIN-it 8-shifror.
  6. Jep PIN-in dhe zgjidh Lidhu.
  7. Pas vendosjes së lidhjes, televizori shfaq ekranin e pajisjes së lidhur.
Për lidhje të qëndrueshme, rekomandohet ta përditësoni gjithnjë në versionin më të fundit të sistemit operativ pajisjen që lidhet me televizorin.
Gjatë lidhjes nëpërmjet Intel® WiDi, rekomandohet ta vendosësh pajisjen pranë televizorit.
Intel® WiDi mundëson lidhje pa rrugëzues me valë. Për rezultatin më të mirë të mundshëm, lidh pajisjen me një rrugëzues 5 GHz.
Ky funksion disponohet vetëm në kompjuterë që mbështesin Intel® WiDi.
Ai mbështet lidhjen me versionin Intel® WiDi 3.5.
Shpejtësia e reagimit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të përdorimit.
Ai është i ndryshëm nga versioni Windows. Për më shumë mbi pajisjen me të cilën dëshiron të lidhesh, drejtoju manualit të saj të përdorimit.
Kaloje Modaliteti i dëgjimit në "Aktiv" pas hapjes së HOME button on the remote controlInput buttonScreen Share. Mund të lidhesh pa nisur Screen Share.
Nëse aktivizohet Modaliteti i dëgjimit, mund të ndikohet performanca e lidhjes me valë gjatë lidhjes me pikëhyrje. Nëse ka probleme me performancën e lidhjes me valë, rekomandohet që Modaliteti i dëgjimit të çaktivizohet.
Lidhja me tela
Lidhe kompjuterin me televizorin me anë të kabllos HDMI.
Drejtoju manualit të përdorimit (Lidhja e kompjuterit), i cili dërgohet me televizorin.