Përdorimi i funksionit "Kreu" të LG webOS TV
Shtyp butonin HOME në telekomandë për të kaluar te ekrani kryesor.
Mund të shohësh aplikacionet e përdorura më shpesh në një ekran të vetëm dhe të kryesh funksionet që dëshiron në çdo kohë.

  1. Setting icon Cilësimet: Mund të konfigurosh Figura/Zëri/Raporti i pamjes/Kohëmatësi i fikjes/Bllokimi prindëror/Cilësimet e përparuara.
    Zgjidh Cilësimet e përparuara për informacion më të detajuar mbi konfigurimin.
  2. Hyrjet: Mund të kalosh në hyrje të tjera.
  3. Shfaq listën e funksioneve të fundit.
  4. Mund të kryesh funksionin e përdorur të fundit.
  5. Mund të menaxhosh të gjitha aplikacionet e instaluara në televizor.
Përdorimi i listës së funksioneve të fundit
Mund të kryesh funksionet e televizorit që ke përdorur së fundi.
Shtyp Recent button në fund majtas ekranit.
Recent
Menaxhimi i aplikacionit
Mund të shfaqësh një listë të plotë të aplikacioneve të instaluara në televizor dhe t'i hapësh.
Mund dhe të ndryshosh vendndodhjen e një aplikacioni ose ta fshish.
My Apps
  1. Shtyp My App button në fund djathtas ekranit.
  2. Lëviz aplikacionin që dëshiron të modifikosh, pastaj shtyp butonin Up në telekomandë.
    Kjo do të mundësojë modalitetin e modifikimit të aplikacionit.
  3. Përdor butonat Left / Right në telekomandë për ta lëvizur aplikacionin në pozicionin e dëshiruar.
    Aplikacionin në modifikim e sipër mund ta fshish duke zgjedhur ikonën Close që shfaqet mbi të.
  4. Pas përfundimit të modifikimit, shtyp butonin Down ose OK në telekomandë për të dalë nga modaliteti i modifikimit të aplikacionit.
Mund ta modifikosh aplikacionin edhe duke e tërhequr atë me treguesin e telekomandës magjike.
Telekomandën magjike mund ta blesh veçmas nëse nuk ofrohet.
Ka dhe aplikacione që nuk mund të modifikohen.
Ndalimi i funksionit aktual
  1. Shtyp butonin HOME në telekomandë.
  2. Përdor butonat Up / Down / Left / Right në telekomandë për të shkuar tek emri i aplikacionit që shfaqet lart majtas në ekran.
  3. Zgjidh ikonën e mbylljes që shfaqet në krah të emrit të aplikacionit për të mbyllur funksionin që po ekzekutohet.
Close app