Pajisja nuk funksionon normalisht.
Nga pajisja vjen aromë djegieje dhe zhurma të çuditshme.
Fikni pajisjen, fikni ose shkëputni furnizimin me energji elektrike dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Uji rrjedh nga njësia e brendshme edhe kur niveli i lagështisë është i ulët.
Fikni pajisjen, fikni ose shkëputni furnizimin me energji elektrike dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Kabull i energjisë është i dëmtuar ose po gjeneron nxehtësi të tepërt.
Fikni pajisjen, fikni ose shkëputni furnizimin me energji elektrike dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Çelësi, çelësi i qarkut (siguria, tokëzimi) ose siguresa nuk funksionon siç duhet.
Fikni pajisjen, fikni ose shkëputni furnizimin me energji elektrike dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Pajisja tregon një kod gabimi nga funksioni i saj i vetë-diagnostikimit.
Fikni pajisjen, fikni ose shkëputni furnizimin me energji elektrike dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Shpejtësia e ventilatorit nuk mund të rregullohet.
Është përzgjedhur modalitet Jet ose Modaliteti Funksionim Automatik.
Në disa modalitete të funksionimit, nuk mund të rregulloni shpejtësinë e ventilatorit. Zgjidhni një modalitet funksionimi ku mund të rregulloni shpejtësinë e ventilatorit.
Temperatura nuk mund të rregullohet.
Është përzgjedhur modaliteti Ventilator ose Modaliteti Jet.
Në disa modalitete të funksionimit, nuk mund të rregulloni temperaturën. Zgjidhni një modalitet funksionimi ku mund të rregulloni temperaturën.
Pajisja ndalon gjatë funksionimit.
Pajisja fiket papritur.
Funksioni Kohëmatësi i fikjes mund të ketë përfunduar, prandaj dhe pajisja fiket. Kontrolloni cilësimet e kohëmatësit.
Ka ndodhur një problem me energjinë gjatë funksionimit.
Prisni deri sa të rikthehet energjia. Nëse funksioni Rindezje automatike është i aktivizuar, pajisja juaj do të rifillojë funksionimin e saj të fundit disa minuta pasi të jetë rikthyer energjia.
Pajisja nuk funksionon.
Pajisja është shkëputur.
Kontrolloni nëse kordoni i energjisë është vendosur në prizë ose nëse izoluesit e energjisë janë të ndezur.
Shpërtheu siguresa ose furnizimi me energji elektrike është bllokuar.
Zëvendësoni siguresën ose kontrolloni se mos ka rënë çelësi i qarkut.
Ka ndodhur një problem me energjinë.
Fikni pajisjen kur ndodh një problem me energjinë.
Pasi të rikthehet energjia, prisni 3 minuta dhe më pas ndizni pajisjen.
Tensioni është shumë i lartë ose shumë i ulët.
Kontrolloni se mos ka rënë çelësi i qarkut.
Pajisja është fikur automatikisht në një kohë të paracaktuar.
Ndizeni pajisjen.
Cilësimi i baterisë në telekomandën me valë është i pasaktë.
Sigurohuni që bateritë të jenë futur saktë në telekomandën tuaj me valë.
Nëse bateritë janë vendosur siç duhet, por pajisja ende nuk funksionon, ndërroni bateritë dhe provoni përsëri.
Pajisja nuk fryn ajër të ftohtë.
Ajri nuk qarkullon siç duhet.
Sigurohuni që të mos ketë perde, grila ose pjesë mobiliesh që bllokojnë pjesën e përparme të pajisjes.
Filtri i ajrit është ndotur.
Pastroni filtrin e ajrit një herë në 2 javë.
Shihni “Pastrimi i filtrit të ajrit” për më shumë informacion.
Temperatura e dhomës është shumë e lartë.
Në verë, ftohja e plotë e ajrit brenda mund të marrë pak kohë. Në këtë rast, zgjidhni modalitetin Jet për të ftohur shpejt ajrin brenda.
Ajri i ftohtë po del nga dhoma.
Sigurohuni që ajri i ftohtë të mos dalë nga pikat e ventilimit në dhomë.
Temperatura e synuar është më e lartë se temperatura aktuale.
Vendosni temperaturën e synuar në një nivel më të ulët se temperatura aktuale.
Aty pranë ka një burim ngrohjeje.
Shmangni përdorimin e gjeneratorëve të nxehtësisë si furrat elektrike ose pianurat me gaz kur kondicioneri është në punë.
Është përzgjedhur modaliteti Ventilator.
Gjatë modalitetit Ventilator, ajri fryn nga pajisja pa ftohur ose ngrohur ajin e brendshëm.
Kaloni modalitetin e funksionimit në funksionimin e ftohjes.
Temperatura e jashtme është shumë e lartë.
Efekti i ftohjes mund të mos jetë i mjaftueshëm.