Kontrolloni që rrobat të mos jenë bllokuar mes pajisjes dhe derës, përndryshe rrobat mund të dëmtohen gjatë tharjes.
Shihni kapacitetin maksimal të ngarkesës në tabelën e programeve për programin e tharjes që ju duhet për të përftuar rezultate optimale të tharjes. Tej mbushja shkakton rezultate të dobëta të tharjes dhe shkakton rrudha të panevojshme.
Mos fusni rroba shumë të njoma në pajisje. Kjo do të rrisë kohën e tharjes dhe konsumin e energjisë. Sigurohuni që rrobat të jeni shtrydhur mirë përpara se ti ngarkoni.
Një ngarkesë me copa të përziera mund të shkaktojë zgjatjen e kohës së tharjes dhe koha e shfaqur në ekran mund të ndalojë gjatë tharjes aktive. Koha e mbetur do të vazhdojë më pas duke treguar kohën aktuale të mbetur.
Sigurohuni që të zbrazni të gjithë xhepat. Gjëra të tilla si gozhdët, kapëset e flokëve, shkrepëset, stilolapsat, lapsat, monedhat dhe çelësat mund të dëmtojnë si pajisjen ashtu edhe rrobat tuaja.
Hiqni rripat e lirë dhe mbyllni zinxhirët, grepçat dhe litarët për tu siguruar që këto gjëra të mos ngecin te rrobat.