Instalimi i aplikacioneve
Mund të përdorësh llogarinë LG për të instaluar aplikacione të ndryshme në televizor.

LG Content Store

  1. Shtyp butonin HOME në telekomandë.
  2. Hap LG Content Store.
  3. Zgjidh kategorinë e dëshiruar nga kategoritë e shfaqura në krye të ekranit. Do të shfaqet lista e aplikacioneve të disponueshme në kategorinë e zgjedhur.
  4. Zgjidh një aplikacion nga lista, për ta blerë.
  5. Lexo të dhënat e aplikacionit dhe shtyp Instalo.
    Për aplikacionet me pagesë, çmimi shfaqet në ekran. Për blerjen nevojitet autentikimi i pagesës dhe i blerjes.
  6. Mund ta hapësh aplikacionin menjëherë pas përfundimit të instalimit.
Kategoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose të gjendjes së shërbimit.
Mund të blesh aplikacione/përmbajtje në kompjuter ose në televizor, por ato mund të instalohen dhe të luhen vetëm në televizor.
Nëse memoria e televizorit është e pamjaftueshme, mund t'i instalosh aplikacionet duke lidhur pajisje të jashtme memorieje.
Nuk mund të përdoren disqe USB që përmbajnë aplikacione nga televizorë të tjerë.
Shikimi i materialeve VOD
[Ky funksion disponohet vetëm në shtete të caktuara.]
Mund të shohësh menjëherë drama, filma etj. në transmetim në kohë reale.
  1. Shtyp butonin HOME në telekomandë.
  2. Hap LG Content Store.
  3. Zgjidh kategorinë e dëshiruar nga kategoritë e shfaqura në krye të ekranit, si p.sh. Emisione dhe Filma. Do të shfaqet lista e materialeve të disponueshme në kategorinë e zgjedhur.
  4. Zgjidh një element nga lista.
  5. Lexo të dhënat e materialeve dhe pastaj shtyp Shikoje tani.
  6. Zgjidh një opsion hapjeje. Për të hapur materialin me opsionin e hapjes që zgjodhe, mund të nevojitet një aplikacion. Nëse nuk është i instaluar, instaloje aplikacionin për të hapur materialet.
  7. Për aplikacione me pagesë, kërkohet autentikimi i pagesës dhe i blerjes.
  8. Materiali hapet duke përdorur opsionin e zgjedhur.
Kategoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose të gjendjes së shërbimit.
Për blerjen dhe hapjen e materialeve për të rritur nevojitet autentikimi për të rritur.