Përdorimi i telekomandës virtuale
Mund të kontrollosh pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin duke përdorur telekomandën virtuale që shfaqet në ekranin e televizorit.
  1. Shtyp butonin Screen remote në telekomandën magjike.
  2. Për përdorimin e telekomandës magjike, zgjidh butonin e dëshiruar në telekomandën virtuale të shfaqur në ekranin e televizorit.

Screen remote

  1. Konfiguro opsionin Konfiguro telekomandën universale për pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin.
    Kur zgjedh një pajisje, telekomanda virtuale kthehet në telekomandë për pajisjen.
    Për më shumë informacion, shih Përdorimi i televizoritTelekomanda universale te Udhëzuesi i përdorimit.
  2. Shfaqen butonat e duhur për pajisjen e zgjedhur.
  3. Capture TV
    Mund të shkrepësh pamjen e ekranit të televizorit. [Ky funksion disponohet vetëm me modele të caktuara.]
    Fotot e shkrepura të ekranit mund t'i shohësh/fshish tek aplikacioni Foto dhe video.
  4. Shikimi i butonave të tjerë në telekomandë.
  5. Hap aplikacionin Foleja e pajisjes.
Ky funksion mund të përdoret vetëm me telekomandë magjike.
Nëse televizori nuk ofrohet me telekomandë magjike, mund ta blesh veçmas.
Llojet e butonave që shfaqen në telekomandën virtuale ndryshojnë në varësi të rajonit dhe të llojit të pajisjes së lidhur.
Opsionet ndryshojnë në varësi të modelit dhe shtetit.