Luajtja e zërit nëpërmjet altoparlantëve të brendshëm të televizorit.


ZëriDalja e zëritAltoparlanti i brendshëm i televizorit Zëri luhet nëpërmjet altoparlantëve të brendshëm të televizorit.
Ky funksion disponohet vetëm për modele me altoparlantë të integruar televizori.
Luajtja e zërit nëpërmjet një pajisjeje audio të jashtme të lidhur me folenë optike dixhitale ose folenë HDMI (ARC)


ZëriDalja e zëritDalja e zërit (Optike/HDMI ARC) Zëri i televizorit luhet nëpërmjet një pajisjeje të jashtme audio të lidhur me folenë optike dixhitale ose folenë HDMI (ARC) Për të luajtur zërin nëpërmjet HDMI (ARC), aktivizo SIMPLINK.
Nëse zgjedh Joaktiv gjatë kohës që SIMPLINK është aktive, cilësimi i daljes së zërit rivendoset në cilësimin e parazgjedhur, për të mundësuar daljen e zërit pa ndërprerje.
Konfigurimi i cilësimeve të daljes së zërit dixhital


ZëriDalja e zëritDalja e zërit (Optike/HDMI ARC)Dalja dixhitale e zërit Mund të konfigurosh cilësimet e Dalja dixhitale e zërit.
Këto cilësime disponohen vetëm kur zgjidhet pajisja audio e jashtme (optike dixhitale ose HDMI ARC)/altoparlantët e brendshëm të televizorit + pajisja audio e jashtme (optike dixhitale).
| Hyrja e zërit | Dalja e zërit dixhital | |
| Automatike | MPEG | PCM |
| Dolby Digital | Dolby Digital | |
| Dolby Digital Plus | Dolby Digital | |
| HE-AAC | Dolby Digital | |
| DTS | DTS / PCM | |
| DTS Express | PCM | |
| DTS-HD MA | PCM / DTS | |
| PCM | Të gjitha | PCM |
Lidhja dhe përdorimi i një pajisjeje zëri që mbështet LG Sound Sync (Optike)


ZëriDalja e zëritLG Sound Sync (Optike)Mund të lidhësh një pajisje zëri që mbështet LG Sound Sync (Optike) në folenë optike të daljes së zërit dixhital, për të shijuar zërin e televizorit në cilësi më lartë dhe me më shumë komoditet.
Disponohet vetëm për modele me fole optike dixhitale.
Mund të përdorësh telekomandën e televizorit për të rregulluar volumin e pajisjes së lidhur.
Lidhja dhe përdorimi i një pajisjeje zëri, me valë


ZëriDalja e zëritLG Sound Sync / BluetoothMund të lidhësh një pajisje zëri me "Bluetooth" ose kufje me "Bluetooth" për të përjetuar zërin e televizorit në cilësi më të pasur dhe me më komoditet.
Nëse ke lidhur së fundi një pajisje që mbështetet nga shiriti i zërit, funksioni LG Sound Sync provon të lidhet automatikisht me pajisjen.
Në disa pajisje ky funksion provon të lidhet automatikisht me pajisjen e fundit të lidhur kur ndizet televizori.
Rekomandojmë që të lidhësh pajisje zëri LG që mbështet LG Sound Sync, duke përdorur modalitetin LG TV ose modalitetin LG Sound Sync në pajisje.
Ky opsion disponohet vetëm për disa modele.
Shtyp Zgjedhja e pajisjes për të parë pajisjet e lidhura ose pajisjet që mund të lidhen, në mënyrë që të lidhësh cilëndo prej tyre.
Mund të përdorësh telekomandën e televizorit për të rregulluar volumin e pajisjes së lidhur.
Nëse pajisja nuk lidhet, kontrollo nëse është e ndezur për lidhje dhe nëse pajisja e zërit po funksionon siç duhet.
Në varësi të llojit të pajisjes me "Bluetooth", pajisja mund të mos lidhet siç duhet ose mund të ketë funksionim jonormal, si p.sh. mossinkronizim të zërit me figurën.
Zëri mund të ngecë ose cilësia e zërit mund të bjerë nëse:
- pajisja me "Bluetooth" është shumë larg televizorit;
- ka pengesa midis pajisjes me "Bluetooth" dhe televizorit; ose
- përdoret në të njëjtën frekuencë me pajisje si furra me mikrovalë ose LAN me valë.
Përdorimi i Dalja e zërit (Dalja e linjës) / Kufjet me tel


ZëriDalja e zëritDalja e zërit (Dalja e linjës) / Kufjet me tel Zgjidh Kufjet me tel ose Dalja e zërit (Dalja e linjës) për të përmirësuar daljen e zërit sipas pajisjes së lidhur.
Disa modele mund të mbështesin vetëm funksionin Kufjet me tel.
Nëse kufjet me tel lidhen kur televizori është ndezur, televizori i dikton automatikisht dhe e ridrejton zërin tek to.
Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele ose në disa shtete.
Luajtja njëkohësisht e zërit nëpërmjet altoparlantëve të televizorit dhe të pajisjes së jashtme audio.
Zëri mund të luhet njëkohësisht nëpërmjet shumë pajisjeve.
Ky funksion disponohet vetëm për modele me altoparlantë të integruar televizori.
Përdorimi i Altoparlanti i brendshëm i televizorit + Kufjet me tel


ZëriDalja e zëritAltoparlanti i brendshëm i televizorit + Kufjet me tel Zëri luhet njëkohësisht përmes altoparlantëve të brendshëm të televizorit dhe Kufjet me tel.
Nëse kufjet me tel lidhen kur televizori është ndezur, televizori i dikton automatikisht dhe e ridrejton zërin tek to.
Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele ose në disa shtete.
Përdorimi i Altoparlanti i brendshëm i televizorit + Dalja e zërit (Optike)


ZëriDalja e zëritAltoparlanti i brendshëm i televizorit + Dalja e zërit (Optike) Zëri luhet njëkohësisht nëpërmjet altoparlantëve të integruar të televizorit dhe pajisjes audio të lidhur me folenë e daljes së audios dixhitale.
Luajtja e zërit nëpërmjet Shufra e altoparlantit të televizorit


ZëriDalja e zëritShufra e altoparlantit të televizorit Mund të luash zë nëpërmjet altoparlantit shirit të televizorit.
Ky funksion disponohet vetëm për modele që mbështesin altoparlantin shirit të televizorit.
Luajtja e zërit nëpërmjet Shufra e altoparlantit të televizorit + Kufjet me tel


ZëriDalja e zëritShufra e altoparlantit të televizorit + Kufjet me tel Mund të luash zë njëherësh nëpërmjet altoparlantit shirit të televizorit dhe Kufjet me tel.
Ky funksion disponohet vetëm për modele që mbështesin altoparlantin shirit të televizorit.