Çfarë është telekomanda magjike?

Përdorimi i telekomandës magjikePërdorimi i telekomandës magjike

Mund të zgjedhësh me lehtësi funksionet që dëshiron duke lëvizur dhe shtypur kursorin në ekranin e televizorit, njësoj si me mausin në ekranin e kompjuterit.
Telekomandën magjike mund ta blesh veçmas nëse nuk ofrohet.
Çiftimi i telekomandës magjike
Për të përdorur telekomandën magjike duhet çiftuar me LG webOS TV.
Para përdorimit çiftoje telekomandën magjike si më poshtë:
  1. Ndiz televizorin. Pas rreth 20 sekondave, drejtoje telekomandën nga televizori dhe shtyp butonin Rrota (OK).
  2. Telekomanda magjike regjistrohet automatikisht dhe mesazhi i përfundimit të çiftimit shfaqet në ekranin e televizorit.
Nëse regjistrimi i telekomandës magjike nuk u arrit, fike televizorin dhe provo sërish.
Riregjistrimi i telekomandës magjike
Nëse treguesi i telekomandës magjike nuk shfaqet në televizor, duhet ta riregjistrosh.
  1. Shtyp butonin GUIDE për rreth 5 sekonda tek televizori.
  2. Telekomanda e regjistruar më parë çregjistrohet dhe regjistrohet sërish.