Lart > UDHËZIME SIGURIE > PARALAJMËRIM > Përdorimi

Përdorimi

  • Asnjëherë mos u mundoni ta vini pajisjen në punë nëse është e dëmtuar, ka defekt, është çmontuar pjesërisht ose ka pjesë që mungojnë apo janë të prishura, si për shembull kordon ose spinë të dëmtuar.

  • Mos vendosni objekte të mprehta në panelin e kontrollit për të përdorur pajisjen.

  • Mos u përpiqni të ndani asnjë panel apo ta çmontoni pajisjen.

  • Mos e riparoni dhe mos ndërroni asnjë pjesë të pajisjes. Të gjitha riparimet dhe shërbimet duhet të bëhen nga personeli i kualifikuar i shërbimit përveç nëse është rekomanduar në mënyrë specifike në këtë manual përdorimi. Përdorni vetëm pjesë këmbimi të autorizuara nga fabrika.

  • Mos e shtyni derën tepër kur dera e pajisjes është e hapur.

  • Mos futni kafshë brenda pajisjes.

  • Mos lani asnjë artikull që prodhuesi i ka specifikuar në etiketën e kujdesit si artikuj që nuk lahen.

  • Mbajeni vendin poshtë dhe rrotull pajisjes pa materiale të djegshme si push, letra, lecka, lëndë kimike, etj.

  • Mos e lini derën e pajisjes të hapur. Fëmijët mund të varen mbi derë ose të futen brenda në pajisje duke shkaktuar dëme ose lëndime.

  • Mos futni, lani ose thani gjëra që janë pastruar, larë, njomur ose njollosur me substanca të djegshme ose shpërthyese (si për shembull llak, pastrues llaku, vaj, bojë, benzinë, degrasator, solucione të pastrimit kimik, vajguri, naftë, pastrues njollash, terpentinë, vaj vegjetal, vaj gatimi, aceton, alkool, etj.). Përdorimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.

  • Mos përdorni ose ruani substanca që marrin flakë ose të djegshme (eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i djegshëm, benzinë, hollues, naftë, insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë pajisjes.

  • Asnjëherë mos e ngacmoni pajisjen ndërsa është në punë. Prisni derisa kazani të ketë ndaluar plotësisht.

  • Mos e prekni derën gjatë një programi me temperaturë të lartë.

  • Në rast se nga pajisja rrjedh ujë ose ka përmbytje, shkëputeni spinën elektrike dhe kontaktoni qendrën e informacionit të klientit LG Electronics.

  • Mbyllni çezmat e ujit për të lehtësuar presionin në tuba dhe valvula dhe për të minimizuar rrjedhjen nëse mund të ndodhë një prishje ose thyerje. Kontrolloni gjendjen e tubave të mbushjes; ato duhet të zëvendësohen pas 5 vjetësh.

  • Nëse ka rrjedhje gazesh (isobutan, propan, gaz natyror, etj.) brenda shtëpisë, mos e prekni pajisjen ose prizën elektrike dhe ajroseni ambientin menjëherë.

  • Nëse tubi i shkarkimit ose tubi i hyrjes ngrin gjatë dimrit, përdoreni vetëm pasi të jetë shkrirë.

  • Mbani të gjithë detergjentet e larjes, zbutësit dhe zbardhuesit larg nga fëmijët.

  • Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar të lagura.

  • Mos e përkulni kabllon e korrentit tepër e mos vendosni objekte të rënda mbi të.

  • Mos e prekni ujin që ka kulluar nga pajisja gjatë larjes.

  • Sigurohuni që shkarkimi të punojë siç duhet. Nëse uji nuk shkarkohet siç duhet, dyshemeja juaj mund të përmbytet.

  • Kur temperatura e ajrit është e lartë dhe temperatura e ujit është e ulët, mund të ndodhë kondensim dhe kështu të laget dyshemeja.

  • Fshini papastërtitë dhe pluhurin në sipërfaqe të spinës së energjisë.