Lart > INSTALIMI > Nivelimi i pajisjes > Rregullimi dhe nivelimi i këmbëve

Rregullimi dhe nivelimi i këmbëve

Kur të instaloni pajisjen, ajo duhet të vendoset drejt dhe në nivel perfekt. Nëse pajisja nuk është e vendosur drejt ose në nivel perfekt, ajo mund të dëmtohet ose nuk do të funksionojë si duhet.

  • Ktheni këmbët niveluese siç duhet nëse niveli dyshemesë nuk është i balancuar.

    • Mos vendosni pjesë druri etj. poshtë këmbëve.

    • Sigurohuni që të katërta këmbët të jenë të qëndrueshme dhe të mbështetura në dysheme.

    SHËNIM
    • Mos e instaloni lavatriçen mbi një bazament, banak apo sipërfaqe të ngritur me përjashtim të rasteve kur LG Electronics e ka prodhuar modelin për përdorim në të tilla sipërfaqe.

  • Kontrolloni nëse pajisja është në nivel perfekt duke përdorur një nivel a.

  • Siguroni këmbët niveluese me dado b duke i rrotulluar në krah të kundërt të akrepave të orës në fund të pajisjes.

  • Sigurohuni që të gjitha dadot në fund të pajisjes janë siguruar si duhet.

SHËNIM
  • Vendosja dhe nivelimi i mirë i pajisjes do të garantojë funksionim të gjatë, të rregullt dhe të besueshëm.

  • Pajisja duhet të jetë 100% horizontale dhe të qëndrojë pa lëvizur fort në pozicion në një dysheme të fortë dhe të sheshtë.

  • Nuk duhet të ‘kolovitet’ nëpër cepa kur është me ngarkesë.

  • Mos i lini këmbët e pajisjes të lagen. Mosbërja e kësaj mund të shkaktojë dridhje ose zhurmë.