Për të shtuar dozën e detergjentit në dispenser:
Hapni sirtarin e dispenserit.
Shtoni detergjentin dhe zbutësin në ndarjet e duhura.

Ndarja e detergjentit për larjen kryesore
Detergjentet për larjen kryesore, zbutjen e ujit, zbardhimin dhe heqjen e njollave
Ndarja e detergjentit për paralarjen
Ndarja e zbutësit të lëngshëm të rrobave
Mbyllni me kujdes sirtarin e dispenserit të detergjentit përpara se të nisni ciklin.
Mbyllja me forcë e sirtarit mund të shkaktojë derdhjen e detergjentit në ndarjen tjetër apo kalimin e detergjentit në kazan më parë se sa është programuar.
Kini kujdes që mos të kapni dorën me sirtar gjatë mbylljes.
Është normale që një sasi e vogël uji të mbetet në ndarjet e shpërndarësit në fund të ciklit.
Kjo ndarje mban zbutës të lëngshëm për rrobat, i cili shpërndahet automatikisht gjatë ciklit përfundimtar të shpëlarjes. Mund të përdoret zbutës në formë pluhuri ose i lëngshëm për rrobat.
Hidhni zbutësin e rrobave deri në vijën maksimale të mbushjes. Hedhja me tepricë e zbutësit të rrobave mbi vijën maksimale të mbushjes mund të shkaktojë shpërndarjen e parakohshme, e cila mund të bëjë rrobat me njolla.

Mos e hidhni zbutësin direkt në rrobat që janë brenda në kazan, nëse veproni kështu do të shkaktoni njolla të errëta në rroba të cilat janë të vështira për tu hequr.
Mos e lini zbutësin e rrobave në sirtarin e detergjentit për më shumë se 1 ditë. Zbutësi i rrobave mund të ngurtësohet. Zbutësi mund të mbetet në dispenser nëse është shumë i trashë. Zbutësi duhet të hollohet nëse përbërja është shumë e trashë në mënyrë që të mund të rrjedhë lehtë.
Mos e hapni sirtarin kur po furnizohet me ujë gjatë larjes.
Nuk duhet të përdoren kurrë hollues (benzen, etj.).