Mund të përshtatni programet duke përdorur opsionet bazë si më poshtë:
Ky opsion rekomandohet kur lani një ngarkesë rrobash shumë të ndotura.
Shtypni butonin Energjia.
Zgjidhni një program larjeje.
Shtypni butonin Pre Wash (Paralarje) sipas nevojës.
Shtypni butonin Fillo/Ndalo.
Ju mund ta përdorni këtë opsion për të shtuar ose hequr rrobat pasi të ketë filluar programi i larjes.
Shtypni butonin Energjia.
Zgjidhni një program larjeje.
Shtypni butonin Fillo/Ndalo.
Shtypni butonin Add Item (Shto rroba) sipas nevojës.
Hapeni derën pasi të hapet vetë dhe shtoni ose hiqni rrobat e nevojshme.
Mbyllni derën dhe shtypni butonin Fillo/Ndalo.
Për arsye sigurie, dera mbetet e bllokuar kur niveli i ujit ose temperatura brenda kazanit është e lartë. Në këtë moment nuk është e mundur të shtoni rroba.
Mund të zgjidhni këtë funksion në mënyrë që pajisja të fillojë dhe mbarojë automatikisht pas një kohe të caktuar.
Shtypni butonin Energjia.
Zgjidhni një program larjeje.
Shtypni butonin Delay End (Shtyrje e kohës) sipas nevojës.
Shtypni butonin Fillo/Ndalo.
Përveç dritës LED të butonit Delay End (Shtyrje e kohës), të gjitha dritat LED në panelin e kontrollit do të fiken brenda 20 minutash. Kjo veçori mund të ndryshojë në varësi të modelit të blerë.
Shtyrja e kohës është koha deri në mbarimin e programit, jo fillimin. Koha e vërtetë e punës mund të ndryshojë në varësi të temperaturës së ujit, rrobave dhe faktorëve të tjerë.
Për të anuluar funksionin, duhet të shtypet butoni Energjia.
Mos përdorni detergjent të lëngshëm për këtë funksion.