Komunikoni me pajisjen nga një telefon inteligjent duke përdorur veçoritë e duhura inteligjente.
Ju lejon të kontrolloni pajisjen në distancë nga aplikacioni LG ThinQ.
Mund të shkarkoni cikle të reja dhe të veçanta që nuk përfshihen tek ciklet kryesore në aplikacion.
Një shumëllojshmëri ciklesh të veçanta specifike për pajisjen mund të shkarkohen për pajisjet e regjistruara me sukses.
Me përfundimin e shkarkimit të ciklit në pajisje, pajisja ruan ciklin e shkarkuar deri në shkarkimin e një cikli të ri.
Vetëm një cikël i shkarkuar mund të ruhet tek pajisja çdo herë.
Ky funksion tregon numrin e cikleve që mbeten përpara përdorimit të funksionit Tub Clean (Pastrim kazani).
Ky funksion kontrollon konsumin e energjisë për ciklet më të fundit që janë përdorur dhe mesataren për muaj.
Ky funksion mundëson informacione të dobishme për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve me pajisjen, bazuar në modelin e përdorimit.
Ju lejon të caktoni opsione të ndryshme në pajisje dhe në aplikacion.
Kur cikli ka përfunduar ose kur pajisja shfaq probleme, keni opsionin që të merrni njoftime në telefonin tuaj inteligjent. Njoftimet vijnë edhe kur aplikacioni LG ThinQ është i fikur.
Nëse ndryshoni ruterin e internetit tuaj, ofruesin e shërbimit të internetit ose fjalëkalimin, fshini pajisjen e regjistruar nga aplikacioni LG ThinQ dhe më pas regjistrojeni përsëri.
Aplikacioni i nënshtrohet ndryshimit për qëllime të përmirësimit të pajisjes pa njoftuar përdoruesit.
Funksionet mund të ndryshojnë në varësi të modelit.