Skanoni kodin QR që ndodhet në produkt duke përdorur kamerën ose një aplikacion lexues të kodit QR në telefonin tuaj inteligjent.

Kërkoni dhe instaloni aplikacionin LG ThinQ nga Google Play Store ose Apple App Store në një telefon inteligjent.
Ndizni aplikacionin LG ThinQ dhe hyni me llogarinë tuaj ekzistuese ose krijoni një llogari në LG account për të hyrë.
Shtypni butonin shto (~) në aplikacionin LG ThinQ për të lidhur pajisjen tuaj LG. Ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin.
Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që treguesi i Wi-Fi në panelin e kontrollit të jetë ndezur.
LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në lidhje me të, mosfunksionimi ose gabimi të shkaktuar nga lidhja me rrjetin.
Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit pa fije të punojë ngadalë.
Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit me valë është tepër e madhe, sinjali dobësohet. Mund të duhet shumë kohë për ta lidhur ose instalimi i aplikacionit mund të dështojë.
Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit. Blini një përsëritës Wi-Fi(zgjatues i valës) për të përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.
Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.
Wi-Fi mund të mos lidhet ose lidhja mund të ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të shtëpisë.
Nëse pajisja nuk mund të lidhet për shkak të problemeve me transmetimin e sinjalit me valë, hiqni nga priza pajisjen dhe prisni për rreth një minutë para se ta provoni përsëri.
Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një përjashtim për këtë rast.
Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht. (Mos përdorni karaktere speciale)
Ndërfaqja e përdoruesit të telefonit Inteligjent (UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit operativ të celularit (OS) dhe prodhuesit.
Nëse protokolli i sigurisë të ruterit është vendosur në WEP, konfigurimi i rrjetit mund të mos kryhet. Ndryshoni protokollin e sigurisë (rekomandohet WPA2), dhe lidheni sërish produktin.