Erë myku dhe lagështie në pajisje
Nuk është pastruar siç duhet pjesa e brendshme e kazanit.
Përdorni funksionin Tub Clean (Pastrim kazani) rregullisht.
Aromat e këqija mund të ndihen në rastin kur tubi i shkarkimit nuk është instaluar siç duhet, duke shkaktuar efektin sifon (ujë që kthehet dhe rrjedh përsëri brenda pajisjes).
Gjatë instalimit të tubit së shkarkimit, sigurohuni që ajo të mos përthyhet apo bllokohet.
Nëse dispenseri i detergjentit nuk pastrohet rregullisht, mund të shkaktohen aroma të këqija si rezultat i mykut apo substancave të huaja.
Hiqni dhe pastroni dispenserin e detergjentit, veçanërisht pjesën e sipërme dhe të poshtme të hapjes së dispenserit.