Përdorimi i funksioneve të regjistrimit
Mund të regjistrosh program televiziv ose kanal radio duke përdorur funksionin e regjistrimit “LG webOS TV”.
Përdorimi i regjistrimit të çastit
  1. Lidh një USB HDD ose USB me portën USB.
    Rekomandohet që të regjistrosh në një USB HDD.
  2. Gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, shtyp butonin Rrota (OK).
  3. Shtyp butonin Fillo regjistriminFillo regjistrimin në këndin e majtë të ekranit.
  4. Për të ndaluar regjistrimin, shtyp butonin Ndalo regjistriminNdalo regjistrimin.

Ekrani i regjistrimitEkrani i regjistrimit

Për t’u pasur kujdes gjatë Regjistrimit
Gjatë regjistrimit, shtyp butonin Rrota (OK) për të shfaqur të dhënat e regjistrimit.
Funksionimi i butonit Rrota (OK) mund të ndryshojë në varësi të shtetit.
Kohëzgjatja e regjistrimit mund të vendoset përpara se të fillojë regjistrimi.
Nëse janë lidhur disa pajisje ruajtëse “USB”, zgjidhet automatikisht pajisja e fundit e regjistruar ruajtëse.
Kapaciteti i disponueshëm i particionit të USB HDD duhet të jetë të paktën 1 GB.
Duhet të ketë të paktën 4 GB madhësi particioni në USB.
Koha e regjistrimit mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të njësisë ruajtëse USB.
Kur USB-ja përdoret për regjistrimin e parë, televizori kryen një test performance. Mund të regjistrosh vetëm pas përfundimit të testit.
Për shkak të teknologjisë së përdorur për mbrojtjen e materialeve, videoja e regjistruar nuk mund të luhet në kompjuterë ose modele të tjera televizori. Gjithashtu, videoja nuk mund të luhet nëse zëvendësohet qarku i videos i televizorit.
Mos e hiq kabllon USB gjatë regjistrimit.
Nëse televizori fiket me forcë gjatë regjistrimit, programi nën regjistrim mund të mos ruhet. Normalisht regjistrimin duhet ta ndalosh dhe të kontrollosh nëse programi është regjistruar përpara se të fikësh televizorin.
Nëse pajisja ruajtëse USB del me defekt, regjistrimi mund të mos kryhet si duhet.
Pajisja USB mund të mos funksionojë aspak ose mund të mos funksionojë siç duhet kur përdoret grup USB ose kabllo zgjatuese.
Pajisja ruajtëse mund të përdoret për qëllime të tjera përveç regjistrimit, prandaj regjistrimi mund të ndërpritet për shkak të mungesës së hapësirës në pajisje. Rekomandohet një pajisje ruajtëse me hapësirë të mjaftueshme për regjistrim.
Gjatë regjistrimit mund të ndjekësh kanale të tjera ose të përdorësh funksione të tjera. Megjithatë, gjatë regjistrimit të një kanali të koduar, mund të përdorësh vetëm kanalin që po regjistron, si dhe kanalet e lira.
(Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele ose në disa shtete.)
Artikujt e konfigurueshëm ndryshojnë në varësi të modelit.
Disa funksione mund të mos disponohen gjatë regjistrimit.
Regjistrimet analoge disponohen vetëm në modele të caktuara.
Kanalet e lidhura te COMPONENT IN dhe HDMI IN nuk regjistrohen gjatë regjistrimin përmes burimeve.
(Foleja COMPONENT IN disponohet vetëm në modele të caktuara.)
Bluetooth dhe porta USB mund të mos funksionojnë si duhet gjatë regjistrimit me pajisje USB.
Regjistrimet nën 10 sekonda kohëzgjatje nuk do të ruhen.
Mund të ruani deri në 600 copë materiale në një njësi disku.