Çfarë është modaliteti Dual Play ?
Gjatë luajtjes së një loje-betejë 1:1 me konsolë lojërash, të tilla si Playstation, XBox dhe Wii, përdoruesit e luanin lojën me ekran të ndarë lart dhe poshtë ose krah për krah.
Me modalitetin Dual Play secili lojtar mund ta luajë lojën me ekran të plotë.
Për të luajtur në modalitetinDual Play , kërkohen syzet e Dual Play (lloji A dhe B).
Nëse modeli juaj nuk i përfshin syzet eDual Play , blijini veçmas.
Për të luajtur në modalitetin
Nëse modeli juaj nuk i përfshin syzet e
Nisja e Dual Play
- Lidhni konsolën e lojërave me televizorin.
- Zgjidhni
APLIKACIONET E MIA Dual Play. Modaliteti Dual Play nis. - Vendosni syzet e
Dual Play për të luajtur lojën. - Modaliteti
Dual Play aktivizohet kur zgjidhni
APLIKACIONET E MIA Dual Play ndërkohë që është ndezur.
Zgjidhni Screen split mode (Krah për krah / Lart dhe poshtë) që mbështet loja. Nëse modaliteti i zgjedhur Screen split mode nuk mbështetet nga loja që dëshironi të luani, modaliteti Dual Play nuk disponohet.
Loja duhet të mbështesë modalitetin e ekranit të ndarë që do të luhet në modalitetin Dual Play .
Nëse ekrani nuk duket mjaftueshëm qartë kur janë vendosur syzet e Dual Play , lojtarët mund t'i ndërrojnë syzet me njeri-tjetrin. Duhet të zgjidhni syzet e duhura sipas llojit të përdorimit të Dual Play .
Për të konfiguruar menynë e lojërave, çaktivizoni modalitetin Dual Play .
Disa imazhe mund të shfaqen të mbivendosura gjatë luajtjes së lojës. Rekomandohet që ta luani lojën duke qenë përballë qendrës së ekranit.
Kur konsola e lojës ka rezolucion të ulët, cilësia e figurës mund të mos jetë e mirë në modalitetin Dual Play .
Figura në ekran është vetëm në 2D në modalitetin Dual Play .
Kujdesi gjatë përdorimit të syzeve të Dual Play
Vëreni se syzet e Dual Play ndryshojnë nga syzet e zakonshme 3D. Shenja "Dual Play " gjendet e shkruar te syzet e Dual Play .
Mos i përdorni syzet e Dual Play si syze të zakonshme, syze dielli ose syze mbrojtëse. Nëse e bëni një gjë të tillë, mund të shkaktohet lëndim.
Mos i ruani syzet e Dual Play në kushte shumë të nxehta ose shumë të ftohta. Në të kundërt, ato mund të shformohen. Mos i përdorni syzet e shformuara.
Mos i rrëzoni syzet e Dual Play dhe mos lejoni që të bien në kontakt me objekte të tjera. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të produktit.
Lentet e syzeve të Dual Play (shtresa polarizuese) gërvishten lehtësisht. Përdorni një leckë të butë dhe të pastër për pastrimin e tyre. Copëzat e huaja në leckë mund të shkaktojnë gërvishtje.
Mos e gërvishtni sipërfaqen e lenteve të syzeve të Dual Play me objekte të mprehta dhe mos i pastroni me kimikate. Nëse lentet gërvishten, figurat mund të mos duken normale gjatë shikimit të Dual Play .
| Hyrja | Sinjali | Rezolucioni | Frekuenca horizontale (kHz) | Frekuenca vertikale (Hz) |
| Composite | 480i | 720 x 480 | 15,73 | 60 |
| 576i | 720 x 576 | 15,625 | 50 | |
| Component | 480i | 720 x 480 | 15,73 | 60 |
| 480p | 720 x 480 | 31,50 | 60 | |
| 576i | 720 x 576 | 15,625 | 50 | |
| 720p | 1280 x 720 | 45 | 60 | |
| 37,5 | 50 | |||
| 1080i | 1920 X 1080 | 33,75 | 60 | |
| 28,125 | 50 | |||
| 1080p | 1920 X 1080 | 67,50 | 60 | |
| 56,250 | 50 | |||
| 27 | 24 | |||
| 33,75 | 30 |
| Hyrja | Sinjali | Rezolucioni | Frekuenca horizontale (kHz) | Frekuenca vertikale (Hz) |
| Composite | 480i | 720 x 480 | 15,73 | 60 |
| 576i | 720 x 576 | 15,625 | 50 | |
| Component | 480i | 720 x 480 | 15,73 | 60 |
| 480p | 720 x 480 | 31,50 | 60 | |
| 576i | 720 x 576 | 15,625 | 50 | |
| 720p | 1280 x 720 | 45 | 60 | |
| 37,5 | 50 | |||
| 1080i | 1920 X 1080 | 33,75 | 60 | |
| 28,125 | 50 | |||
| 1080p | 1920 X 1080 | 67,50 | 60 | |
| 56,250 | 50 | |||
| 27 | 24 | |||
| 33,75 | 30 | |||
| 2160p | 3840 x 2160 | 53,95 | 23,976 | |
| 54 | 24 | |||
| 56,25 | 25 | |||
| 61,43 | 29,97 | |||
| 67,5 | 30 |
Disa modele mund të mos mbështesin hyrje Composite / Component.
Formatet e mbështetura të Dual Play : Krah për krah / Lart dhe poshtë