Lart > PËRDORIMI > Prodhuesi automatik i akullit

Prodhuesi automatik i akullit

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

Kjo veçori mund të ndryshojë në varësi të modelit të blerë.

Përmban Tema

Përpara se të përdorni prodhuesin e akullit të ngrirësit

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.Prodhuesi i akullit fillon të prodhojë akull normalisht pas 48 orësh që kur është montuar pajisja fillimisht.Hidhni sasitë e para me akull që prodhohen pas instalimit.Zhurma e akullit që rrëzohet në kovën e akullit është normale.Nëse kova e akullit është plot me akull, prodhimi i akullit do të ndalojë.Sasia dhe forma e akullit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit (temperatura e ambientit rreth pajisjes, shpeshtësia e hapjes së derës, sasia e ushqimit të ruajtur në pajisje, presioni i ujit, etj.).Në rast se ndërpritet energjia, hidheni akullin e ruajtur në kovën e akullit.

Prodhuesi i akullit të ngrirësit (Kuba akulli)

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.Fikja automatike (mekanizmi i antenës)Ky prodhues automatik i akullit i ngrirësit prodhon 12 kube në të njëjtën kohë, 50-110 copë brenda 24 orësh nëse kushtet janë të favorshme. Kjo sasi mund të ndryshojë sipas mjedisit (temperatura e ambientit përreth pajisjes, shpeshtësia e hapjes së derës, sasia e ushqimit të ruajtur në pajisje, etj.).Kubat e akullit që ruhen në kovën e akullit për një kohë të gjatë mund të grumbullohen së bashku dhe ndarja e tyre mund të jetë e vështirë. Nëse kjo ndodh, zbrazni plotësisht kovën e akullit dhe pastrojeni përpara se ta riinstaloni.

Përdorimi i shportës së akullit të ngrirësit

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.Shporta e akullit ruan akullin nga prodhuesi i akullit të ngrirësit.Kova e akullit të ngrirësit duhet të vendoset në orientimin e duhur. Nëse nuk e bëni këtë, kova e akullit dhe prodhuesi i akullit mund të dëmtohet.Hiqeni kovën e akullit për të krijuar më shumë hapësirë brenda ngrirësit nëse nuk e përdorni.

Fikja dhe ndezja e prodhuesit të akullit

Për të Fikur/Ndezur prodhuesin automatik të akullit, shtypni dhe mbani shtypur butonin Ice On në panelin e kontrollit për tre sekonda.Mos e mbani ndezur energjinë e prodhuesit të akullit nëse linja e ujit nuk është e lidhur. Nëse veproni kështu, prodhuesi i akullit mund të dëmtohet.

Tinguj normalë që mund të dëgjoni

Valvula e ujit e prodhuesit të akullit jep një sinjal ndërkohë që prodhuesi i akullit mbushet me ujë. Nëse butoni Ice On është në pozicionin On, do të japë sinjal edhe sikur të mos jetë mbushur ende me ujë. Për të fikur sinjalin, shtypni butonin Ice On për 3 sekonda dhe fikni prodhuesin e akullit.Do të dëgjoni zhurmën e akullit që rrëzohet në kosh dhe ujin që rrjedh në tuba ndërkohë që prodhuesi i akullit mbushet.

Përgatitja për pushime

Për të fikur prodhuesin e akullit, shtypni dhe mbani butonin Ice On për 3 sekonda dhe mbyllni furnizimin me ujë të pajisjes.Kova e akullit duhet të zbrazet sa herë që prodhuesi i akullit është i fikur.Nëse temperatura e ambientit do të bjerë nën temperaturën e ngrirjes, thërrisni një teknik të kualifikuar për të shkarkuar sistemin e furnizimit me ujë për të parandaluar dëmtimet serioze të pronës për shkak të përmbytjes të shkaktuar nga linjat ose lidhjet e prishura të ujit.