Sound Bar Quick Guide
제목없음 (첫번째 타이틀 이전의 내용)>
Sound Bar Quick Guide
Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ gjithë-drejtimësh
Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth> content1.html
Sound Bar Quick Guide
Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth
Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth>Lidhja dhe përdorimi i altoparlantit> content2.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja dhe përdorimi i altoparlantit
- A Doreza
- B Paneli i kontrollit
- C Ndriçimi pulsues
- D Altoparlant (Tweeter)
- E Dot Animation
- F Altoparlant (Woofer) / Ndriçimi Woofer
- a Lidheni kabllon e rrymës me produktin duke hapur kapakun e pasmë dhe karikojeni përpara përdorimit
- b Lidhja e altoparlantit me një smartfon nëpërmjet Bluetooth ([ Shihni “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 12.)
-
A Shtypni butonin e Ndezjes/fikjes
për ta ndezur produktin. -
B Shtypni në produkt disa herë vazhdimisht butonin Funksioneve
për të zgjedhur funksionin BT. Llamba BT LED pulson. -
C Prekni butonin e Cilësimeve
në smartfonin tuaj dhe përzgjidhni funksionin Bluetooth. Aktivizoni funksionin Bluetooth. (
Çaktivizo >
Aktivizo) - D Nga lista e pajisjeve “smart”, gjeni dhe prekni opsionin “LG-DXL7T(XX).”
- E Sapo smartfoni të lidhet me produktin nëpërmjet Bluetooth-it, llamba LED e BT-it do të ndizet. Luani muzikë në aplikacionin e muzikës në smartfonin tuaj.
- c Riprodhimi i muzikës nga skedarë të ruajtur në USB ([ Shihni “Lidhja e produktit me një pajisje ruajtëse USB” në faqen 23.)
- A Hapni kapakun e pasmë të produktit dhe vini pajisjen memorike USB në terminalin për USB-në.
-
B Shtypni butonin e Ndezjes/fikjes
për ta ndezur produktin. -
C Shtypni butonin e Funksioneve
në produkt disa herë derisa të përzgjidhni funksionin e USB-së. Llamba LED e USB-së do të ndizet. -
D Shtypni butonin e Riprodhimit/pezullimit
të muzikës për të shijuar muzikë. - d Lidhja me aplikacionin LG XBOOM ([ Shihni “Instalimi i aplikacionit” në faqen 17.)
- A Gjeni në Google Play ose App Store aplikacionin LG XBOOM dhe instalojeni në smartfon.
- B Hapni aplikacionin LG XBOOM dhe përdorni funksionet e tij. (EQ, Wireless Party Link, Dot Animation, Ndriçimi, Cilësimi etj.)
- e Kursimi i energjisë elektrike ([ Shihni “Regjimi i kursimit të energjisë” në faqen 27.)
Nëse për 15 minuta nuk luhet asnjë muzikë ose nuk shtypet asnjë buton, produkti do të fiket automatikisht. Në aplikacionin LG XBOOM, mund të aktivizoni ose çaktivizoni opsionin [Auto Power Management] (menaxhimi i ndezjes/fikjes automatike).
Tabela e përmbajtjes
Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth
2 Lidhja dhe përdorimi i altoparlantit
Eksplorimi i produktit
5 Sipër dhe Përpara
7 Ana e pasme
Karikimi
9 Karikimi i baterisë
11 Kontrolli i statusit të baterisë
Lidhja me Bluetooth
12 Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth
15 Lidhja me dy smartfonë
Lidhja me aplikacionin LG XBOOM
17 Instalimi i aplikacionit
19 Përdorimi i Wireless Party Link
Lidhja me USB-në
23 Lidhja e produktit me një pajisje ruajtëse USB
Funksione të tjera
25 Caktimi i efekteve zanore
26 Kthimi i produktit në cilësimet fillestare
26 Inicializimi i Softuerit
27 Regjimi i kursimit të energjisë
27 Përdorimi i Auto power - on.
28 Funksioni i reagimit zanor
28 Mbajtja e produktit
30 Përdorimi i trekëmbëshit
Masat paraprake të sigurisë
33 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes
36 Parandalimi i keqpërdorimit të produktit
Çfarë duhet të kontrolloni përpara se të raportoni ndonjë keqfunksionim
40 Zgjidhja e problemeve
Shtojcë
42 Specifikimet e produktit
43 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat
44 Manovrimi i produktit
Eksplorimi i produktit
Eksplorimi i produktit> content3.html
Sound Bar Quick Guide
Eksplorimi i produktit
Eksplorimi i produktit>Sipër dhe Përpara> content4.html
Sound Bar Quick Guide
Sipër dhe Përpara
|
a |
SOUND BOOST (ngritja e tingullit) Ndryshon efektet e tingullit. ([ Shihni “Caktimi i efekteve zanore” në faqen 25.) |
|
b |
Ndriçimi Shtypni butonin për të zgjedhur ndriçimin e dëshiruar Woofer.
|
|
c |
Llamba LED e baterisë Ju lutemi, kontrolloni nivelin e karikimit të baterisë dhe statusin e saj. ([ Shihni “Kontrolli i statusit të baterisë” në faqen 11.) |
|
d |
Ndezjes/fikjes Ndez ose fik produktin.
|
|
e |
Tingulli Kontrollon nivelin e tingullit. |
|
f |
Riprodhimit/pezullimit Shtypeni për të përdorur produktin.
|
|
g |
Llamba LED e funksionit Tregon regjimin e sinjalit hyrës ose statusin e lidhjes me Bluetooth. |
|
h |
Funksioneve Shtypeni butonin disa herë për të përzgjedhur regjimin e sinjalit hyrës ose funksionin që dëshironi.
|
|
i |
Ndriçimi pulsues Shijoni një dritë pulsuese sipas ritmit të muzikës. |
|
j |
Altoparlant (Woofer) / Ndriçimi Woofer Shijoni një tingull të fuqishëm bas dhe shfaqje dritash shumëngjyrëshe sipas ritmit të muzikës. |
|
k |
Dot Animation Shfaqni lëvizje ose fjali interesante duke përdorur aplikacionin LG XBOOM.
Shfaqja e gjuhës së dhënë të Animacionit me Pika
|
|
l |
Altoparlant (Tweeter) Tweeter luan nota të larta të sakta dhe të pastra. |
|
m |
Doreza Përdoreni kur mbani produktin. |
|
|
|
> KUJDES |
|
Eksplorimi i produktit>Ana e pasme> content5.html
Sound Bar Quick Guide
Ana e pasme
|
a |
MIC (mikrofoni) Rrotulloni çelësin djathtas (+) ose majtas (-) për të rregulluar nivelin e tingullit të mikrofonit. Lidhni një mikrofon me portën MIC. |
|
b |
KITARË Rrotulloni çelësin djathtas (+) ose majtas (-) për të rregulluar volumin e tingullit të kitarës. Lidhni një kitarë me portën GUITAR. |
|
c |
AC IN (Hyrje AC) Fusni fishën e energjisë. |
|
d |
Porta USB Fusni një pajisje ruajtëse USB për të shijuar muzikë me produktin. |
|
e |
MIC ECHO (Eko Mikrofoni) Kur mikrofoni të jetë lidhur, shtypni butonin për të zgjedhur regjimin e dëshiruar ECHO.
|
|
f |
Llamba ECHO LED Tregon statusin e lidhjes së regjimit ECHO. |
|
g |
RESET Në rastet kur produkti nuk funksionon si duhet, përdorni një objekt me majë, p.sh. gjilpërë, për të shtypur vrimën. |
|
h |
Kapaku i pasmë Sigurohuni që pas përdorimit, ta mbyllni mirë kapakun e pasmë.
|
|
i |
Rrjetë Ruani kabllon e rrymës, etj. në një rrjetë. |
|
j |
Kupa e vrimës së trekëmbëshit Përdoreni atë kur montoni produktin në një trekëmbësh. |
|
|
|
> KUJDES |
|
|
|
|
|
|
Karikimi
Karikimi> content6.html
Sound Bar Quick Guide
Karikimi
Karikimi>Karikimi i baterisë> content7.html
Sound Bar Quick Guide
Karikimi i baterisë
Ky produkt ka bateri të integruar. Përpara përdorimit të produktit, sigurohuni që bateria të jetë e karikuar mjaftueshëm.
- a Hapni kapakun e pasmë dhe fusni kabllon e energjisë në produkt.
- b Fusni në prizë spinën e kabllos së furnizimit me energji të lidhur me produktin.
|
|
|
|
|
Si të bashkoni bërthamën e ferritit (opsionale)
Në varësi të standardeve kombëtare, ka të ngjarë që bërthama e ferritit të mos jepet me produktin.
Lidhja e bërthamës së ferritit në kabllon e energjisë elektrike
Bashkojeni bërthamën e ferritit me kabllon me qëllim që të ulni nivelin e zhurmës nga radiovalët.
- a Tërhiqni pjesën [a] për ta hapur bërthamën e ferritit.
- b Rrotullojeni kabllon e energjisë elektrike dy herë rreth bërthamës së ferritit.
- c Mbyllni bërthamën e ferritit derisa të dëgjoni një kërcitje.
Karikimi>Kontrolli i statusit të baterisë> content8.html
Sound Bar Quick Guide
Kontrolli i statusit të baterisë
Statusi i karikimit
Kur bateria e produktit të fillojë të karikohet, mund ta kontrolloni statusin e karikimit në llambën LED të baterisë.
|
Llamba LED e baterisë |
Statusi i llambës LED / Statusi i baterisë |
|
|
Është jeshile. / Karikimi ka përfunduar. |
|
|
Është e kuqe. / Karikimi është në proces. |
|
|
|
|
|
Statusi i përdorimit
Kur produkti është i ndezur, statusi i baterisë shfaqet në llambën LED të baterisë për 3 sekonda.
Nëse shtypni dhe mbani shtypur butonin Ndezjes/fikjes
për 2 sekonda, me produktin të ndezur, mund të shihni llambën LED të baterisë për 3 sekonda, në varësi të statusit të baterisë.
|
Llamba LED e baterisë |
Statusi i llambës LED / Statusi i baterisë |
|
|
Ndizet në jeshile. / Niveli i baterisë është mbi 70%. |
|
|
Ndizet në ngjyrë portokalli. Niveli i mbetur i baterisë është midis 70 dhe 10%. |
|
|
Pulson vazhdimisht në të kuqe dhe mund të dëgjoni një herë një tingull njoftues. / Niveli i baterisë është nën 10% dhe bateria ka nevojë të karikohet. |
|
|
|
|
|
Lidhja me Bluetooth
Lidhja me Bluetooth> content9.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja me Bluetooth
Lidhja me Bluetooth>Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth> content10.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth
Mund të luani skedarë muzike të ruajtur në një pajisje me Bluetooth ose të përdorni aplikacione muzike për të shijuar muzikë me këtë produkt.
Ju lutemi kontrolloni fillimisht sa vijon.
- Më poshtë janë specifikimet Bluetooth të produktit.
- Versioni Bluetooth: 5.1
- Kodeku: SBC, AAC
- Mënyra se si lidhet pajisja me produktin mund të ndryshojë në varësi të llojit dhe modelit të pajisjes me Bluetooth. Për informacion se si të lidhni produktin, referojuni manualit të përdorimit të pajisjes me Bluetooth që do të lidhet.
Përzgjidhni menunë [Bluetooth] në ekranin Cilësimet të smartfonit. Mënyra e hapjes së menusë mund të ndryshojë në varësi të prodhuesit dhe modelit të smartfonit.
-
a Shtypni butonin Ndezjes/fikjes
në altoparlant për ta ndezur atë. -
b Shtypni në produkt disa herë vazhdimisht butonin Funksioneve
për të zgjedhur funksionin BT. Llamba BT LED pulson.
-
c Prekni butonin Cilësimet (
/
) në smartfon dhe përzgjidhni opsionin Bluetooth.
(Telefon Android)
(iPhone)
-
d Aktivizoni funksionin Bluetooth. (
Çaktivizo >
Aktivizo) - e Në ekranin e smartfonit, do të shihni një listë pajisjesh me të cilat mund të lidheni. Gjeni dhe prekni emrin “LG-DXL7T(XX)”.
- f Sapo smartfoni të lidhet me produktin nëpërmjet Bluetooth, llamba BT LED do të ndizet.
-
g Nëse emri LG-DXL7T(XX) nuk shfaqet në listë, prekni ikonën Rifreskimi
në telefonat Android ose rindizni Bluetooth në një iPhone.
(Telefon Android)
(iPhone)
- h Përzgjidhni dhe luani një skedar muzike në smartfon.
|
|
|
|
|
Lidhja me Bluetooth>Lidhja me dy smartfonë> content11.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja me dy smartfonë
Çiftimi (Lidhja) e më shumë telefonave
- a Në fillim, lidhni produktin me një smartfon. ([ Shihni “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 12.)
-
b Shtypni dhe mbani shtypur për 2 sekonda butonin Funksioneve
të produktit. Llamba BT LED pulson për 60 sekonda.
- c Brenda 60 sekondash, lidhni me produktin një smartfon tjetër. ([ Shihni “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 12.)
- d Kur të dy smartfonët të lidhen me produktin, ndizet llamba BT LED.
|
|
|
|
|
Lidhja me aplikacionin LG XBOOM
Lidhja me aplikacionin LG XBOOM> content12.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja me aplikacionin LG XBOOM
Lidhja me aplikacionin LG XBOOM>Instalimi i aplikacionit> content13.html
Sound Bar Quick Guide
Instalimi i aplikacionit
Përdorni funksionet e ndryshme të altoparlantit në aplikacionin LG XBOOM.
Për ta instaluar aplikacionin LG XBOOM, skanoni kodin QR me një aplikacion të posaçëm ose instaloni aplikacionin LG XBOOM në Google Play ose App Store.
Ju lutemi kontrolloni fillimisht sa vijon.
- Aplikacioni LG XBOOM është i disponueshëm në versionet e listuara më poshtë.
- Sistemi operativ Android: Versioni 6.0 ose më lartë
- Sistem operativ iOS: Versioni 12.0 ose më lartë
- Versionet minimale të mbështetura të secilit sistem operativ mund të ndryshojnë më vonë.
Shkarkimi me një kod QR
- a Skanoni kodin QR me një aplikacion për skanimin e kodeve QR.
- b Do të drejtoheni në faqen ku mund të shkarkoni aplikacionin LG XBOOM. Prekni aplikacionin për ta instaluar.
(Sistem operativ Android)
(Sistem operativ i iPhone)
Shkarkimi nga Google Play ose App Store
- a Gjeni aplikacionin LG XBOOM në platformën Google Play ose App Store dhe instalojeni në smartfonin tuaj.
(Telefon Android™)
(iPhone)
- b Lidhni smartfonin me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth. ([ Shihni “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 12.)
- c Hapni aplikacionin LG XBOOM të instaluar në smartfon.
- d Ndiqni udhëzimet në aplikacionin LG XBOOM. Pranoni Kushtet e përdorimit, dritaret e njoftimeve, cilësimet e qasjes, etj.
- e Filloni të përdorni funksionet e ndryshme në aplikacionit LG XBOOM.
|
|
|
|
|
Lidhja me aplikacionin LG XBOOM>Përdorimi i Wireless Party Link> content14.html
Sound Bar Quick Guide
Përdorimi i Wireless Party Link
Mund të lidhni shumë altoparlantë në Wireless Party Link të aplikacionit LG XBOOM. Ka dy mënyra për të përdorur Wireless Party Link: Regjimi i dyfishtë dhe regjimi i shumëfishtë.
Regjimi i dyfishtë i Wireless Party Link ju lejon të shijoni tingullin stereo me dy altoparlantë të të njëjtit model.
Ju lutemi kontrolloni fillimisht sa vijon.
- Duhen dy altoparlantë të të njëjtit model. (p.sh. DXL7T dhe DXL7T)
- a Fillimisht lidhni altoparlantin dhe një smartfon. ([ Shihni “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 12.)
- b Prekni Wireless Party Link në aplikacionin LG XBOOM.
- c Prekni regjimin e dyfishtë dhe lidhni një altoparlant tjetër duke ndjekur udhëzimet.
- d Mund të shihni LED-in e regjimit të dyfishtë në altoparlantë.
- Altoparlanti kryesor: LED-i i Party Link dhe BT LED ndizen dhe nxjerrin tingullin e kanalit të majtë.
- Altoparlanti tjetër: Llamba BT LED fiket dhe nxjerr tingullin e kanalit të djathtë.
(Altoparlanti kryesor)
(Altoparlanti tjetër)
Lidhja me televizorin tuaj nëpërmjet regjimit të dyfishtë
- a Ndiqni udhëzimet e lartpërmendura për të lidhur dy altoparlantë nëpërmjet regjimit të dyfishtë. ([ Shihni “Regjimi i dyfishtë” në faqen 19.)
-
b Shtypni dhe mbani shtypur për 2 sekonda butonin Funksioneve
të altoparlantit kryesor. Më pas llamba BT LED do të pulsojë për 60 sekonda. - c Në cilësimet e televizorit, gjeni dhe zgjidhni altoparlantin kryesor brenda 60 sekondave. Mund ta dëgjoni tingullin e televizorit nëpërmjet dy altoparlantëve.
|
|
|
|
|
Regjimi i shumëfishtë
Regjimi i shumëfishtë i Wireless Party Link ju lejon të shijoni tingull më të fuqishëm me altoparlantë të shumtë.
Ju lutemi kontrolloni fillimisht sa vijon.
- Mund të lidhni shumë altoparlantë LG me Bluetooth. (p.sh. DXL7T dhe DXL5T)
- a Fillimisht lidhni altoparlantin dhe një smartfon. ([ Shihni “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 12.)
- b Prekni Wireless Party Link në aplikacionin LG XBOOM.
- c Prekni regjimin e shumëfishtë dhe aktivizoni funksionin.
- d Kërkoni për altoparlantët në afërsi dhe zgjidhni altoparlantët me të cilët dëshironi të lidheni.
- e Mund të shihni llambën LED të regjimit të shumëfishtë në altoparlantë.
- Altoparlanti kryesor: LED-i i Party Link dhe BT LED ndizen dhe altoparlanti nxjerr tingull.
- Altoparlantët e tjerë: Llamba BT LED fiket dhe altoparlantët nxjerrin tingullin në sinkron me altoparlantin kryesor.
(Altoparlanti kryesor)
(Altoparlantët e tjerë)
|
|
|
|
|
Ndërveprimi i shumë altoparlantëve
Ky altoparlant ndërvepron me altoparlantë të tjerë LG me Bluetooth si DXL7T/DXL5T.
|
Regjimi i dyfishtë |
I njëjti model (e.g. DXL7T/DXL7T) Kryesor/Tjetër |
|
Tingulli |
O |
|
EQ |
O |
|
Ndriçimi |
O |
|
Menaxhimi automatik i energjisë |
O |
|
Regjimi i shumëfishtë |
E njëjta seri (p.sh. DXL7T/DXL5T) Kryesor/Tjetër |
|
Ndriçimi |
O |
|
Menaxhimi automatik i energjisë |
O |
Lidhja me USB-në
Lidhja me USB-në> content15.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja me USB-në
Lidhja me USB-në>Lidhja e produktit me një pajisje ruajtëse USB> content16.html
Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit me një pajisje ruajtëse USB
Ju mund të shijoni tingullin duke lidhur me produktin një pajisje ruajtëse USB, ku keni ruajtur skedarët e muzikës.
- a Hapni kapakun e pasmë të produktit dhe fusni pajisjen ruajtëse USB në terminalin e USB-së.
- Produkti nuk mund të lexojë skedarët e asnjë pajisjeje që lidhet nëpërmjet një portali pajisjesh ruajtëse USB ose kabllos së pajisjes ruajtëse USB.
- Produkti nuk mund të lidhet me asnjë pajisje ruajtëse USB, lexues MP3 që lidhet me portën USB, ose lexues kartash për të cilin duhet instaluar një disk i veçantë.
-
b Shtypni butonin Ndezjes/fikjes
për ta ndezur produktin. -
c Shtypni butonin Funksioneve
në produkt disa herë derisa të përzgjidhni funksionin e USB-së. Llamba LED e USB-së do të ndizet.
-
d Shtypni butonin Riprodhimit/pezullimit
për të shijuar muzikën.
|
|
|
|
|
Pajisjet ruajtëse USB që mbështeten
- Pajisja USB flash
- USB 2.0
Ky produkt mund të mos i njohë disa pajisje ruajtëse USB.
Specifikimet për skedarët e lexueshëm
|
Prapashtesa e skedarit |
Frekuenca e marrjes së mostrave / Shpejtësia e Biteve |
|
MP3 |
32 kHz - 48 kHz / 8 kbps - 320 kbps |
|
WMA |
32 kHz - 48 kHz / 56 kbps - 128 kbps |
- Numri i skedarëve të lexueshëm: Deri në 2000
- Numri maksimal i dosjeve: Deri në 200
- Ky produkt nuk mund të hapë skedarët e mbrojtur me DRM (menaxhim i të drejtave dixhitale).
- Ky produkt nuk mund të luajë video nga një pajisje ruajtëse USB.
Funksione të tjera
Funksione të tjera> content17.html
Sound Bar Quick Guide
Funksione të tjera
Funksione të tjera>Caktimi i efekteve zanore> content18.html
Sound Bar Quick Guide
Caktimi i efekteve zanore
Ju mund të përzgjidhni tingullin sipas dëshirës duke përdorur SOUND BOOST
.
|
Llamba LED ( |
Funksioni / Përshkrimi |
|
|
Standard / Mund të shijoni tingullin me cilësi trasmetimi të lartë, të balancuar dhe natyral. I personalizuar / Mund ta rregulloni tingullin sipas dëshirës. Nëse dëshironi të përdorni EQ të personalizuar, lidheni me aplikacionin LG XBOOM. |
|
|
SOUND BOOST / Mund të shijoni fushën e gjerë të tingullit dhe tingull të fuqishëm. |
|
|
|
|
|
Funksione të tjera>Kthimi i produktit në cilësimet fillestare> content19.html
Sound Bar Quick Guide
Kthimi i produktit në cilësimet fillestare
Ju mund ta ktheni produktin në cilësimet fillestare atëherë kur funksionon në mënyrë të papërshtatshme.
- a Hapni kapakun e pasmë të produktit dhe përdorni një objekt me majë për të shtypur butonin RESET, me qëllim që ta fikni produktin.
-
b Ndizeni produktin duke shtypur butonin Ndezjes/fikjes
.
Funksione të tjera>Inicializimi i Softuerit> content20.html
Sound Bar Quick Guide
Inicializimi i Softuerit
Hap lidhjen me Bluetooth dhe menunë e cilësimeve të produktit.
-
a Shtypni dhe mbani shtypur për të paktën 7 sekonda butonin Funksioneve
në produkt. - b Të gjitha llambat LED të funksioneve do të pulsojnë katër herë përpara nisjes së lidhjes me Bluetooth-in dhe vendosjes së të gjitha cilësimeve.
|
|
|
|
|
Funksione të tjera>Regjimi i kursimit të energjisë> content21.html
Sound Bar Quick Guide
Regjimi i kursimit të energjisë
Nëse për 15 minuta nuk luhet muzikë ose nuk shtypet asnjë buton, produkti fiket automatikisht. Mund të aktivizoni ose çaktivizoni regjimin e kursimit të energjisë si më poshtë.
|
Funksioni |
Si ta përdorni |
|
Aktivizo |
Vendosni [menaxhimi i energjisë automatike] në [Enable] (aktivizo) në aplikacionin LG XBOOM. |
|
Çaktivizo |
Vendosni [menaxhimi i energjisë automatike] në [Disable] (çaktivizo) në aplikacionin LG XBOOM. |
|
|
|
|
|
Funksione të tjera>Përdorimi i Auto power - on.> content22.html
Sound Bar Quick Guide
Përdorimi i Auto power - on.
Mund ta përdorni lehtësisht altoparlantin me pajisjen tuaj Bluetooth.
Ju lutemi kontrolloni fillimisht sa vijon.
- Altoparlanti ka një histori të lidhjes me Bluetooth me pajisjen Bluetooth.
- Altoparlanti po karikohet dhe është i fikur.
- a Prekni butonin Cilësimet në pajisjen tuaj me Bluetooth dhe përzgjidhni Bluetooth.
-
b Aktivizoni funksionin Bluetooth. (
Çaktivizo >
Aktivizo) - c Do të shihni një listë pajisjesh me të cilat mund të lidheni në ekranin e pajisjes me Bluetooth. Gjeni dhe prekni emrin “LG-DXL7T(XX)”.
- d Ndezja e altoparlantit bëhet automatikisht. Më pas pajisja me Bluetooth dhe altoparlanti lidhen automatikisht.
|
|
|
|
|
Si të çaktivizoni lidhjen ose lidhjet me rrjetin me valë (wireless)
Caktojeni opsionin [Auto power-on.] në “Off” (joaktiv) në aplikacionin “LG XBOOM” dhe fikeni produktin duke shtypur butonin e “Ndezjes/fikjes”
.
Funksione të tjera>Funksioni i reagimit zanor> content23.html
Sound Bar Quick Guide
Funksioni i reagimit zanor
Kur përzgjidhni një funksion ose tingull, statusi aktual i produktit komandohet nga zëri. (Zë vetëm në anglisht)
Këtë funksion mund ta aktivizoni ose çaktivizoni nëpërmjet aplikacionit LG XBOOM.
Funksione të tjera>Mbajtja e produktit> content24.html
Sound Bar Quick Guide
Mbajtja e produktit
Ky produkt ka rrota dhe një dorezë ndaj mund ta lëvizni lehtësisht produktin.
- a Shtypni butonin te doreza.
- b Ngrini dorezën lart.
|
|
|
|
|
|
|
|
> KUJDES |
|
Funksione të tjera>Përdorimi i trekëmbëshit> content25.html
Sound Bar Quick Guide
Përdorimi i trekëmbëshit
Ju mund ta montoni produktin në një trekëmbësh. Trekëmbëshin mund ta blini si opsion.
|
|
|
> KUJDES |
|
- a Hapeni trekëmbëshin në një sipërfaqe të sheshtë dhe më pas vendoseni atë. Shtrëngoni pjesën shtrënguese të trekëmbëshit.
- b Hapni kupën e vrimës së trekëmbëshit në fund të produktit.
- c Ngrini produktin dhe lidhni trekëmbëshin me pjesën fiksuese në pjesën e poshtme të produktit.
|
|
|
|
|
Masat paraprake të sigurisë
Masat paraprake të sigurisë> content26.html
Sound Bar Quick Guide
Masat paraprake të sigurisë
Masat paraprake të sigurisë>Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes> content27.html
Sound Bar Quick Guide
Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE (ZËNIES NGA KORRENTI), MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË QË MUND TË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. PËR SHËRBIME, DREJTOJUNI STAFIT TË KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.
|
|
Kjo shenjë rrufeje me shigjetë brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e tensionit të lartë të paizoluar brenda pajisjes, i cili mund të jetë aq i fuqishëm saqë të përbëjë rrezik goditjeje elektrike për njerëzit. |
|
|
Pikëçuditësja brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e udhëzimeve të rëndësishme për përdorimin dhe mirëmbajtjen (shërbimin) në manualin shoqërues të produktit. |
PARALAJMËRIM:
- PËR TË PARANDALUAR RREZIKUN E ZJARRIT OSE TË GODITJES ELEKTRIKE, MOS E EKSPOZONI PRODUKTIN NDAJ SHIUT OSE LAGËSHTIRËS.
- Mos e instaloni pajisjen në një hapësirë të mbyllur, si p.sh. në një raft librash ose diçka të ngjashme.
KUJDES:
- Mos përdorni produkte me tension të lartë pranë këtij produkti. (p.sh. vrasës elektrik mushkonjash). Ky produkt mund të ketë probleme funksionimi për shkak të goditjes elektrike.
- Mbi aparat nuk duhet vendosur asnjë burim flake të hapur, si p.sh. qirinj të ndezur.
- Mos bllokoni asnjë nga vrimat e ajrimit. Bëjeni instalimin në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Kanalet dhe vrimat e kasës janë projektuar për ajrim, për të garantuar funksionimin e besueshëm të pajisjes/produktit dhe për ta mbrojtur atë nga nxehja e tepërt. Vrimat nuk duhet të bllokohen asnjëherë duke e vendosur produktin mbi krevat, divan, tapet ose sipërfaqe të tjera të ngjashme. Ky produkt nuk duhet të vendoset në një instalim të inkorporuar, p.sh. dollap për libra ose raft, përveç nëse sigurohet ajrimi i përshtatshëm ose nëse respektohen udhëzimet e prodhuesit për këtë aspekt.
- Aparati nuk duhet të ekspozohet ndaj ujit (pikave ose spërkave), dhe asnjë send i mbushur me ujë, siç janë vazot, nuk duhet të vendoset mbi aparat.
- Për informacione mbi shenjat e sigurisë, duke përfshirë edhe identifikimin e produktit dhe të dhënat mbi furnizimin elektrik, ju lutem, referojuni etiketës kryesore në anën e poshtme ose në anën tjetër të produktit.
- Sigurohuni që fëmijët të mos fusin duart ose objekte të tjera në *kanalet e altoparlantit.
- * kanalet e altoparlantit: Hapje që shërben për të dëgjuar më mirë basin në kasën e altoparlantit. (pjesa e jashtme)
KUJDESI lidhur me kordonin elektrik
Spina e kordonit elektrik është pajisje shkëputëse e rrymës. Në rast emergjence, spina e kordonit elektrik duhet të arrihet gjithmonë pa vështirësi.
Kontrolloni faqen e specifikimeve në këtë manual përdorimi për t'u siguruar lidhur me kërkesat aktuale.
Mos mbingarkoni prizat elektrike në mur. Prizat elektrike të mbingarkuara, të zbërthyera ose të dëmtuara, kabllot e zgjatuesve, kabllot elektrike të zhveshura, ose izolimet e dëmtuara ose të plasaritura të kabllove/telave janë të rrezikshme. Secila prej këtyre situatave mund të çojë në goditje elektrike (zënie nga korrenti) ose zjarr. Kontrolloni rregullisht kordonin e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e tij paraqet shenja dëmtimi ose përkeqësimi, hiqeni spinën nga priza, ndërpritni përdorimin e pajisjes dhe kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi që ta zëvendësojë kordonin me një pjesë këmbimi identike.
Mbroni kabllon elektrike nga dëmtimi fizik ose mekanik, si p.sh. nga përdredhja, shtypja, pickimi, të zënët me derë, ose të shkelurit mbi të. Kushtojuni kujdes të veçantë spinave, prizave në mur dhe pikës ku kordoni del nga pajisja.
KUJDES kur përdorni këtë produkt në mjedise me lagështi të ulët
- Në mjediset me lagështi të ulët, ky produkt mund të shkaktojë elektricitet statik.
- Për të parandaluar elektricitetin statik, rekomandohet të prekni objekte metalike përpara përdorimit të këtij produkti.
Për modelet me bateri
Pajisja është e pajisur me bateri të lëvizshme dhe akumulator.
KUJDES: Rrezik zjarri ose shpërthimi zjarri nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë baterie.
Për modelet me bateri të integruar
Mos i ruani ose transportoni nën presione më të vogla sesa 11,6 kPa dhe në/mbi 15.000 m lartësi.
- Zëvendësimi i baterisë me një lloj të gabuar baterie mund të përbëjë shkelje të një mase mbrojtëse (për shembull, në rastin e disa llojeve të baterive me litium);
- Hedhja e baterisë me zjarr ose furrë të nxehtë ose thyerja mekanike ose prerja e baterisë mund të rezultojë në shpërthim;
- Lënia e baterisë në një mjedis rrethues me temperaturë jashtëzakonisht të lartë mund të rezultojë në shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit që ndizet shpejt;
- Bateria që i nënshtrohet presionit jashtëzakonisht të ulët të ajrit mund të shpërthejë ose të ketë rrjedhje të lëngut ose gazit që ndizet shpejt.
Simbolet
: Rrymë alternative (AC).
0 : Rrymë e vazhduar (DC).
: Kjo është pajisje e klasit II.
1 : Gjendja e rrymës në modalitetin e pritjes (stand-by).
! : Në pajisje ka rrymë elektrike.
: Tension i rrezikshëm.
Masat paraprake të sigurisë>Parandalimi i keqpërdorimit të produktit> content28.html
Sound Bar Quick Guide
Parandalimi i keqpërdorimit të produktit
Për të parandaluar keqpërdorimin e produktit, sigurohuni që të kontrolloni përmbajtjen e mëposhtme.
Masat paraprake për instalimin e produktit
- Mos e instaloni produktin në një vend të paqëndrueshëm ose me dridhje, si p.sh. në një raft që dridhet ose në sipërfaqe të pjerrët. Instaloni produktin në një sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë.
- Përndryshe, produkti mund të bjerë ose të përmbyset dhe të shkaktojë lëndim.
- Nëse e instaloni produktin në një sipërfaqe të paqëndrueshme, produkti mund të mos funksionojë siç duhet.
- Nëse e instaloni produktin në një mobilje ose raft, sigurohuni që pjesa e përparme e poshtme e produktit të mos dalë jashtjë. Përdorni gjithmonë mobilje ose raft që i përshtatet madhësisë së produktit.
- Përndryshe, produkti mund të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë, duke shkaktuar lëndim ose dëmtim të produktit.
- Instaloni produktin në një vend të sigurt. Përndryshe, një fëmijë mund të përplaset në një skaj të produktit dhe të lëndohet.
- Instalojeni produktin në një vend pa ndërhyrje elektromagnetike për funksionimin e duhur.
- Nëse e instaloni produktin në një vend që nuk plotëson kushtet e përgjithshme të përdorimit, kjo mund të sjellë një problem të papritur të cilësisë. Pra, sigurohuni që së pari të kontaktoni qendrën e shërbimit përpara se ta instaloni produktin në një vend të tillë.
- Mos e mbani produktin në një vend ku temperatura është shumë e lartë (mbi 35 °C) ose shumë e ulët (nën 5 °C) ose në një vend me shumë lagështirë.
- Shmangni vendet e ekspozuara ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit ose nxehtësisë, p.sh., pranë një ngrohësi. Mos përdorni ose mbani sprej ose substanca të ndezshme pranë produktit.
- Përndryshe, ekziston rreziku i shpërthimit ose zjarrit.
- Mos e instaloni produktin në një vend me shumë lagështi, pluhur ose blozë.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
- Mos e instaloni produktin në një hapësirë të ngushtë, si p.sh. brenda një rafti librash, që nuk ajroset mirë. Mos e mbuloni produktin me një mbulesë tavoline ose perde.
- Përndryshe, temperatura e produktit mund të rritet, duke shkaktuar avari ose zjarr.
- Lidheni spinën e rrymës së produktit me një prizë elektrike që është lehtësisht e aksesueshme.
- Kur shfaqet një zjarr ose një problem tjetër në produkt, duhet të jeni në gjendje ta hiqni shpejt spinën.
- Mos lidhni shumë produkte në një prizë të vetme në të njëjtën kohë.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë mbinxehje, duke rezultuar në zjarr.
Masat paraprake kur përdorni produktin
- Mos e ngrini ose lëvizni produktin gjatë kohës kur është në punë.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë një avari.
- Kur lëvizni produktin, hiqeni kabllon e energjisë dhe të gjitha kabllot e lidhura me produktin.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
- Ndaloni përdorimin e produktit menjëherë nëse vëreni tym ose erë të çuditshme. Në këtë rast, fikeni menjëherë rrymën, shkëpusni spinën dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
- Përdorimi i produktit në këtë gjendje mund të rezultojë në zjarr ose goditje elektrike.
- Mos futni objekte metalike si monedha dhe kapëse flokësh ose objekte të ndezshme si letra dhe shkrepëse në produkt. Sigurohuni që t'u thoni fëmijëve të mos e bëjnë këtë.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë avari.
- Nëse një substancë e huaj është futur në produkt, shkëpusni spinën dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
- Mos vendosni një objekt të rëndë sipër produktit.
- Përndryshe, mund të përmbyset ose të bjerë, duke shkaktuar lëndime.
- Sigurohuni që ndonjë fëmijë të mos varet mbi produktin ose të mos hipë në të.
- Përndryshe, produkti mund të përmbyset ose të bjerë, duke shkaktuar lëndime. Sigurohuni që t'u thoni fëmijëve të mos e bëjnë këtë.
- Hiqeni spinën e rrymës gjatë stuhive.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë zjarr.
- Mos vendosni enë me lëng, të tilla si vazo, tenxhere, kozmetikë ose ilaçe, sipër produktit.
- Përndryshe, kjo mund të rezultojë në zjarr, goditje elektrike ose lëndim për shkak të rënies së tij, etj.
- Sigurohuni që ta vendosni mirë spinën e rrymës. Mos përdorni voltazh të ndryshëm nga voltazhi nominal i treguar në produkt.
- Një lidhje e pasigurt mund të rezultojë në zjarr.
- Mos fusni një përcjellës, si p.sh shkopinj, në vrima në anën tjetër të produktit ndërsa spina e rrymës është e lidhur me një prizë. Mos e prekni spinën e rrymës menjëherë pasi ta keni shkëputur nga priza.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
- Mbajeni spinën me duar të thata.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
- Mos e lëvizni ose mos e shtyni produktin ndërsa mbani një kabllo produkti, si p.sh. kordonin e rrymës.
- Kablloja mund të dëmtohet dhe të shkaktojë avari ose të rezultojë në zjarr ose goditje elektrike.
- Kur hiqni një kabllo të futur në produkt, sigurohuni që ta mbani lidhësin në fund të kabllit. Mos e mbani linjën kabllore në duar.
- Përndryshe, kjo mund të rezultojë në një lëndim ose produkti mund të bjerë dhe të prishet.
- Mos e mbani produktin në një vend të ekspozuar ndaj nxehtësisë, p.sh., pranë një ngrohësi.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë zjarr ose mosfunksionim.
- Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë avari, duke rezultuar në zjarr, goditje elektrike ose lëndim.
- Mbani mbështjelljet plastike larg fëmijëve të vegjël.
- Përndryshe, të vegjlit mund të mbyten nga mbështjelljet plastike.
- Mos hidhni ndonjë objekt mbi produkt dhe mos krijoni goditje mbi të. Mbajeni produktin larg vendeve me dridhje të forta ose magnetet.
- Mos e dëmtoni, modifikoni, përkulni, përdridhni ose ngrohni kabllon elektrike.
- Përndryshe, kjo mund të dëmtojë kordonin e rrymës, duke rezultuar në zjarr ose goditje elektrike.
- Kur nuk e përdorni produktin për një periudhë të gjatë, si për shembull kur jeni larg shtëpisë, shkëputni kordonin e rrymës nga priza.
- Nëse grumbullohet pluhur, kjo mund të shkaktojë nxehtësi, duke rezultuar në goditje elektrike ose zjarr për shkak të një qarku të shkurtër.
- Mos i hidhni bateritë e mbetura së bashku me mbeturinat e zakonshme. Hidhni ato veçmas.
- Përndryshe, ekziston rreziku i shpërthimit ose zjarrit.
- Mos përdorni produkte me tension të lartë pranë këtij produkti. (p.sh. Vrasësit elektrikë të mushkonjave)
- Ky produkt mund të mos punojë si duhet për shkak të goditjes elektrike.
- Mos e prekni spinën e rrymës menjëherë pasi ta keni shkëputur nga priza.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
- Lidheni spinën e rrymës me një prizë të tokëzuar ose kordon zgjatues. (Kjo nuk vlen për produktet pa tokëzim.)
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë avari ose goditje elektrike për shkak të një qarku të shkurtër.
- Në rastin e një produkti me ventilim, mbajtja e produktit të ndezur për një periudhë të gjatë mund të rezultojë në nxehjen e ventilimit. Mos e prekni pjesën e ventilimin kur është i nxehtë. Nxehtësia nuk është defekt i produktit dhe kjo nuk shkakton ndonjë mosfunksionim. Pra, ju mund ta përdorni produktin pa u shqetësuar.
- Mos e dëmtoni kabllon e rrymës, përshtatësin e rrymës alternative (AC) ose spinën e rrymës. Mos vendosni objekt të rëndë mbi kabllon e rrymës ose përshtatësin e rrymës alternative (AC).
- Përndryshe, mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
- Nëse gjendet pluhur, papastërti, etj. në kunjat e prizës së rrymës, në përshtatësin e rrymës alternative (AC) ose një prizë elektrike, fshijeni plotësisht.
- Përndryshe, mund të shkaktojë zjarr.
- Në rastin e një produkti me kabllo rryme ose përshtatës të rrymës alternative (AC), përdorni vetëm kabllo origjinalë dhe përshtatës të rrymës alternative (AC) të ofruara nga LG Electronics.
- Përndryshe, mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
- Nëse jeni duke përdorur kufje, mos e rrisni volumin me zë shumë të lartë dhe mos i përdorni ato për një periudhë të gjatë. [Kjo vlen vetëm për modelet që mbështesin kufjet]
- Përndryshe, mund të ndikojë negativisht në aftësinë tuaj të dëgjimit.
- Softueri i këtij produkti mund të përditësohet me aplikacionin LG XBOOM. Mos e fikni rrymën e produktit gjatë përditësimit të softuerit. Pasi të përfundojë përditësimi, rryma e produktit fiket automatikisht.
- Nëse fikni rrymën e produktit gjatë përditësimit të softuerit, kjo mund të shkaktojë mosfunksionim të produktit.
Sa më poshtë vlen vetëm për modelet me telekomandë
- Mos i lini fëmijët të përdorin telekomandën. Mbajeni telekomandën larg fëmijëve të vegjël.
- Mos lejoni fëmijët të futin telekomandën në gojë. Sigurohuni që fëmijët të mos gëlltisin kapakun e telekomandës ose baterinë. Nëse një fëmijë ka gëlltitur një të tillë, këshillohuni menjëherë me një mjek.
- Tregoni kujdes sepse fëmijët mund të shkelin kapakun e telekomandës dhe të lëndohen.
- Hiqni pengesat midis produktit dhe telekomandës për funksionim të mirë të telekomandës.
Sa më poshtë vlen vetëm për modelet që përdorin disqe optike
- Mos e futni dorën në një njësi disku dhe mos e tërhiqni me forcë.
- Sigurohuni që fëmijët të mos i fusin duart në njësinë e diskut.
Sa më poshtë vlen vetëm për modelet që mund të shikojnë video
- Përmbahuni nga shikimi i një videoje 3D nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm ose pasi keni pirë alkool.
- Disa video 3D mund t’i befasojnë ose emocionojnë njerëzit.
- Nëse ndonjë nga simptomat e mëposhtme shfaqet gjatë shikimit të një videoje, ndaloni së shikuari menjëherë dhe pushoni.
- Nëse ndonjë nga simptomat vazhdon, konsultohuni me një mjek. Marramendja, ndjesi djegieje e syve ose fytyrës, lëvizje të pavetëdijshme, spazma, vetëdije e turbullt, konfuzion, çorientim, vjellje.
- Ju mund të pësoni simptoma të tilla si p.sh kriza kur shikoni një imazh të caktuar në një video ose lojë ose një video me një model të caktuar ose drita vezulluese. Nëse ju ose ndonjë nga të afërmit tuaj keni një histori epilepsie ose krizash, konsultohuni me një mjek përpara se të shikoni.
- Kur shikoni një video 3D, hiqni objektet që janë të brishta ose që mund të shkaktojnë lëndime nga mjedisi juaj përreth.
- Nëse e ngatërroni një video 3D me realitetin ose e lëvizni trupin tuaj me habi, ju ose të afërmit tuaj aty pranë mund të lëndoheni ose objektet pranë jush mund të dëmtohen.
Masat paraprake për pastrimin e produktit
- Mos spërkatni ujë direkt mbi produktin kur e pastroni.
- Përndryshe, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
- Kur pastroni produktin, sigurohuni që së pari të tërhiqni kordonin e rrymës dhe të fshini lehtë sipërfaqen e produktit me një leckë të thatë. Mos përdorni kimikate ose detergjentë kur pastroni produktin. Ato mund të përkeqësojnë sipërfaqen e produktit ose të heqin bojën nga produkti (benzeni, alkooli, etj.).
Çfarë duhet të kontrolloni përpara se të raportoni ndonjë keqfunksionim
Çfarë duhet të kontrolloni përpara se të raportoni ndonjë keqfunksionim> content29.html
Sound Bar Quick Guide
Çfarë duhet të kontrolloni përpara se të raportoni ndonjë keqfunksionim
Çfarë duhet të kontrolloni përpara se të raportoni ndonjë keqfunksionim>Zgjidhja e problemeve> content30.html
Sound Bar Quick Guide
Zgjidhja e problemeve
Nëse vini re simptomat e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutemi verifikojini sërish. Ato mund të mos jenë keqfunksionim.
|
Simptoma |
Shkaku dhe zgjidhja |
|
Pajisja nuk ka energji. |
|
|
Nuk ka zë ose tingulli vjen i deformuar. |
|
|
Produkti nuk e njeh pajisjen ruajtëse USB. |
|
|
Lidhja me Bluetooth dështoi. |
|
|
Produkti nuk punon si duhet. |
|
|
Zgjidhjet e mësipërme nuk funksionojnë. |
|
Shtojcë
Shtojcë> content31.html
Sound Bar Quick Guide
Shtojcë
Shtojcë>Specifikimet e produktit> content32.html
Sound Bar Quick Guide
Specifikimet e produktit
|
Të përgjithshme |
|
|
Kërkesat e energjisë elektrike |
Referojuni etiketës kryesore. Bateri e karikueshme e integruar |
|
Konsumi i energjisë |
Referojuni etiketës kryesore. |
|
Çaktivizo: 0,5 W Gatishmëria e rrjetit: 2,0 W |
|
|
Përmasat (gjerësi x lartësi x thellësi) |
Afërsisht 310 mm X 700 mm X 316 mm |
|
Temperatura e punës |
5 °C - 35 °C |
|
Lagështia në ambientin ku përdoret |
5% - 80% RH |
|
Mbrojtja hermetike |
IPX4 |
|
Hyrëse |
|
|
USB |
5 V 0 500 mA |
|
Mikrofoni (MIC IN) |
Ndjeshmëria 20 mV (1 kHz), fishë 6,3 mm |
|
Kitara (GUITAR IN) |
Ndjeshmëria 190 mV (1 kHz), fishë 6,3 mm |
|
Bateria |
|
|
Kapaciteti i baterisë |
Li-ion 14,8 V, 5970 mAh |
|
Koha e punës |
20 orë Koha e punës mund të ndryshojë në varësi të baterisë ose statusit të funksionimit. |
|
Koha e karikimit |
3,5 orë Koha e karikimit mund të ndryshojë në varësi të statusit të baterisë ose statusit të përdorimit të produktit. |
|
Amplifikatori (sinjali dalës RMS) |
|
|
Woofer |
130 W RMS |
|
Tweeter |
60 W RMS x 2 |
- Dizajni dhe specifikimet mund të ndryshojnë pa paralajmërim.
Shtojcë>Markat tregtare të regjistruara dhe licencat> content33.html
Sound Bar Quick Guide
Markat tregtare të regjistruara dhe licencat
Të gjitha markat tregtare dhe emrat tregtarë janë pronë e pronarëve përkatës.
Emri dhe logot “Bluetooth®” janë marka të regjistruara nën pronësinë e kompanisë “Bluetooth SIG, Inc.” dhe çdo përdorim i këtyre markave nga kompania “LG Electronics” kryhet në përputhje me licencën.
Markat e tjera tregtare dhe emrat tregtarë janë ato të pronarëve të tyre përkatës.
Shprehjet “Prodhuar për iPhone” (Made for iPhone) dhe “Prodhuar për iPod” (Made for iPod) nënkuptojnë se aksesori elektronik është projektuar për t’u lidhur enkas përkatësisht me iPhone dhe iPod, dhe se është certifikuar nga zhvilluesi se i përmbush standardet e kompanisë “Apple” për performancën. Kompania “Apple” nuk mban përgjegjësi për përdorimin e kësaj pajisjeje ose për pajtueshmërisë së saj me standardet e sigurisë dhe me rregulloret e mbrojtjes. Ju lutem, vini re se përdorimi i këtij aksesori me pajisje iPhone ose iPod mund të ndikojë në performancën e rrjetit me valë.
Sistemi është i përputhshëm me sistemin më të fundit operativ iOS. Në varësi të versionit të softuerit tuaj të iPhone/iPod, mund të mos e kontrolloni iPhone/iPod nga njësia.
“Made for iPhone,” and “Made for iPod” mean that an electronic accessory has been designed to connect specifically to iPhone, or iPod, respectively, and has been certified by the developer to meet Apple performance standards. Apple is not responsible for the operation of this device or its compliance with safety and regulatory standards. Please note that the use of this accessory with iPhone or iPod may affect wireless performance.
The system is compatible with the latest iOS. Depending on your iPhone/iPod software version, you may not control your iPhone/iPod from the unit.
Shtojcë>Manovrimi i produktit> content34.html
Sound Bar Quick Guide
Manovrimi i produktit
Gjatë dërgimit me postë të produktit
Ju lutem, ruajeni kartonin origjinal të dërgesës dhe materialet e paketimit. Nëse ju duhet ta dërgoni produktin me postë, për mbrojtje maksimale, ripaketojeni produktin ashtu siç ishte paketuar në fillim nga fabrika.
Mbajtja pastër e sipërfaqeve të jashtme
- Mos përdorni lëngje të avullueshme pranë njësisë, si p.sh. insekticidet me spërkatje (sprej).
- Fshirja duke ushtruar forcë të madhe mund të dëmtojë sipërfaqen.
- Mos lini produkte gome ose plastike në kontakt me produktin për një kohë të gjatë.
Pastrimi i produktit
Për ta pastruar produktin, përdorni pecetë të butë dhe të thatë. Nëse sipërfaqet janë shumë të papastra, përdorni pecetë të butë pak të lagur me ndonjë detergjent të lehtë. Mos përdorni tretës të fortë, si p.sh. alkool, benzinë ose hollues, sepse këto mund të dëmtojnë sipërfaqen e produktit.
















