Kjo pajisje nuk është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve.
Ushqimi mund të ngrijë nëse e vendosni në temperaturën e gabuar. Vendoseni frigoriferin në temperaturën e duhur për ushqimet që do të ruani.
Mbajini ushqimet e ftohura brenda enëve të mbyllura.
Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën (udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni ushqimet në pajisje.
Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata kohe nëse prishen lehtë në temperaturë të ulët.
Vendosini ushqimet e ftohura në ndarjen e frigoriferit menjëherë pasi t'i keni blerë.
Ruani mishin dhe peshkun e pa gatuar në enë të përshtatshme në frigorifer, në mënyrë që të mos ketë kontakt dhe as të mos pikojë mbi ushqimet e tjera.
Ushqimet e ngrira dhe artikujt e tjerë ushqimorë mund të ruhen në pjesën e sipërme të sirtarit të perimeve.
Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t’i vendosni. Nëse vendoset tepër ushqim i ngrohtë brenda, temperatura e brendshme e pajisjes mund të rritet dhe të ndikojë negativisht në ushqimet e tjera të ruajtura në pajisje.
Mos e mbushni pajisjen tepër. Ajri i ftohtë nuk mund të qarkullojë siç duhet nëse pajisja është e mbingarkuar.
Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët për ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos vendosni temperaturë më të ulët se temperatura që duhet për t’i ruajtur ushqimet mirë.
Nëse në pajisje ka ndarje të ftohjes, mos i ruani perimet dhe frutat që kanë përmbajtje më të lartë lagështire në të (në ndarjen e ftohjes) pasi ato mund të ngrijnë për shkak të temperaturës më të ulët.
Në rast të një ndërprerjeje të energjisë, telefononi kompaninë e energjisë elektrike dhe kërkoni kohëzgjatjen e ndërprerjes.
Duhet të shmangni hapjet e derës kur nuk ka korrent.
Me kthimin e fuksionimit normal të furnizimit me energji, kontrolloni gjendjen e ushqimit.