Lart > ZGJIDHJA E PROBLEMEVE > Para se të telefononi për servis > Kondensimi dhe ngrirja

Kondensimi dhe ngrirja

Ka kondensim brenda pajisjes.

Shkaku

A keni vendosur ushqime të nxehta pa i lënë të ftohen më parë?

Zgjidhja
  • Ftohni më parë ushqimin e nxehtë para se fusni brenda në frigorifer.

Shkaku

A e keni lënë derën e pajisjes të hapur?

Zgjidhja
  • Megjithëse kondensimi do të zhduket pak pasi ta mbyllni derën e pajisjes, mund ta fshini me një leckë të thatë.

Shkaku

A e hapni dhe mbyllni derën e pajisjes shumë shpesh?

Zgjidhja
  • Mund të formohet kondensim për shkak të ndryshimeve të temperaturës nga jashtë. Fshijeni lagështinë me një leckë të thatë.

Shkaku

A vendosët ushqim të ngrohtë ose të njomë brenda pa e mbyllur në enë?

Zgjidhja
  • Mbajini ushqimet të mbuluara ose në enë të mbyllura.

Është formuar kondensim brenda ose jashtë pajisjes.

Shkaku

A e hapët dhe mbyllët derën e pajisjes shpesh ose a është mbyllur keq dera e pajisjes?

Zgjidhja
  • Mund të formohen kondensim nëse ajri i jashtëm hyn brenda pajisjes.

Shkaku

A është shumë i lagësht ambienti ku është montuar?

Zgjidhja
  • Mund të shfaqet kondensim në pjesën e jashtme të pajisjes nëse vendi i instalimit është shumë i lagësht ose në ditë me lagështi si për shembull në ditë me shi. Fshijeni lagështinë me leckë të thatë.

Pjesa e përparme ose e pasme e pajisjes është e ngrohtë.

Shkaku

Ka tuba anti-kondensimi dhe një ventilator ajrimi të montuar në këto vende të pajisjes për të pakësuar formimin e kondensimit nga vendi përreth derës.

Zgjidhja
  • Tubi i çlirimit të nxehtësisë dhe ventilatori i ajrimit për të parandaluar kondensimin e krijuar janë instaluar përpara dhe pas pajisjes. Mund ta ndjeni veçanërisht të nxehtë menjëherë pasi instalohet pajisja ose gjatë verës. Mund të rrini të sigurt se ky nuk është problem dhe është krejt normale.

  • Kjo është nxehtësi me rrezatim përmes pjesës së përparme të poshtme (dritë e lehtë) të pajisjes. Ajri i nxehtë mund të ndihet, por nuk është defekt.

Ka ujë brenda ose jashtë pajisjes.

Shkaku

A ka rrjedhje uji rrotull pajisjes?

Zgjidhja
  • Kontrolloni nëse uji ka rrjedhur nga ndonjë lavaman apo vend tjetër.

Shkaku

A ka ujë në fund të pajisjes?

Zgjidhja
  • Kontrolloni për rrjedhje uji të shkaktuar nga spërkatja e ujit ose rënia apo prishja e enës.

Ka ujë brenda ose jashtë pajisjes.

Shkaku

A ka rrjedhje uji rrotull pajisjes?

Zgjidhja
  • Kontrolloni nëse uji ka rrjedhur nga ndonjë lavaman apo vend tjetër.

Shkaku

A ka ujë në fund të pajisjes?

Zgjidhja
  • Kontrolloni nëse uji është nga ushqimet e shkrira apo nga ndonjë enë e çarë ose e thyer.