Llamba e brendshme e pajisjes nuk ndizet.
Defekt i llambës
Mbylleni derën dhe hapeni përsëri. Nëse llamba nuk ndizet, ju lutemi kontaktoni qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics. Mos tentoni të hiqni llambën.
Dera e pajisjes nuk është mbyllur mirë.
A është anuar pajisja përpara?
Rregulloni këmbët e para për ta ngritur pak pjesën përpara të pajisjes.
A janë montuar mirë raftet?
Montoni përsëri raftet nëse është e nevojshme.
A e keni mbyllur derën me tepër forcë?
Nëse ushtroni tepër forcë ose shpejtësi kur mbyllni derën, ajo mund të ngelet pak hapur para mbylljes. Sigurohuni që të mos e përplasni derën. Mbylleni derën lehtë.
Është e vështirë të hapet dera e pajisjes.
A hapët derën menjëherë pasi e mbyllët?
Nëse mundoheni ta hapni derën e pajisjes një minutë pasi ta keni mbyllur, mund të keni vështirësi për shkak të presionit brenda pajisjes. Provoni ta hapni përsëri derën e pajisjes pas pak minutash në mënyrë që presioni i brendshëm të stabiliziohet.